Kerkimet Filozofike Fetare

Mësimet e Hadithit Thekalejn nga Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Pestë

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi të dërguarin besnik të Allahut (xh.sh.) mbi Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) mbi familjen e tij të pastër dhe mbi sahabët e zgjedhur e të nderuar.Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (xh.xh.) qoftë mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

 

Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonëtë pestë, me titullin e ri “Argumentimi dhe Zinxhiri i Transmetimit të Hadithit Thekalejn”. E përshëndesim edhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar të ftuarin, Zotin Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mirë se erdhët Zoti Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari”.

 

I ftuari: “Mirë se ju gjeta”.

 

Prezantuesi: “Zotëri, në programin tonë paraardhës, përmendëtnjë pjesë të burimeve, ku kalon Hadithi Thekalejnose Thiklejni, (Dy Porositë ose Amanetet e Paçmuara). Gjithashtu ju përmendët edhe emrat e një grupitë dijetarëve muslimanë.Vallë a gjenden edhe dijetarë të tjerë muslimanë, të cilët e cilësojnë të vërtetë Hadithin Thekalejn?

 

I ftuari: “Kërkoj mbrojtje nga Allahu (s.u.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e AllahutGjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e zgjedhur të Allahut (a.u.xh.) Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) dhe mbi familjen e tij të pastër. Në programin tonë të natës së sotme, dua të përmend emrat e disa dijetarëve muslimanë të epokave të hershme dhe emrat e disa dijetarëve muslimanë, të mëdhenj bashkëkohorë, duke sqaruar mendimet e tyre në këndvështrimin intelektual, doktrinor dhe juridik islam. Në programin tonë të natës së sotme, kam shumë dëshirë të përmend veçanërisht edhe emrat e këtyre dijetarëve muslimanë,të mëdhenj bashkëkohorë edhe emrat e atyre dijetarëve muslimanë, të cilët e kanë cilësuar të vërtetëHadithin Thekalejnose Thiklejni, (Dy Porositë ose Amanetet e Paçmuara).Në programin tonë të natës së sotme, dua të theksoj faktin se është për të ardhur keq se disa dijetarë muslimanë të epokavetë hershme edhe disa akademikë të ditëve të sotme, në veprat e tyre shkruajnë se thënia e Muhammedit (s.a.u.s.) “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im” e cilësojnë me probleme dhe të dobët, në këndvështrimin e tekstit të zinxhirit të transmetimeve. Në dashtë Allahu (xh.sh.) do të sqarojmë shpegimet e disa dijetarëve muslimanë, të cilët e kanë cilësuar Hadithin Thekalejntë dobët. Në programet tona paraardhëse, kemi përmendur emrat e një grupi dijetarësh muslimanë, të cilët e cilësojnë këtë hadith të vërtetë. Në dashtë Allahu (xh.xh.) do të orvatemi, që të përmendim edhe emrat e disa dijetarëve të tjerëmuslimanë, që e cilësojnë të vërtetë Hadithin Thekalejn.

 

Burimi i parë, ku kalon ky hadith, është vepra me titull: “Metalibu’l-Alijje bi’z-Zeuaidi’-l-Mesanidi’l-Themanijje” (Synimet e Larta në Shtimin e Tetë Zinxhirëve të Transmetimit) e dijetarit musliman Hafidh Ibn Haxher Ahmed Ibn Ali Askalaniut, të cilën nuk e kemi përmendur në programet tona paraardhëse. Ky version i hadithit është kështu:“Muhammedi (s.a.u.s.) gjendej nën hijen e një peme, në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi. Më pas Muhammedi (s.a.u.s.) duke kapur për dore Aliun (a.s.) doli para bashkësisë muslimane. Muhammedi (s.a.u.s.) vijoi më tej: “A nuk dëshmoni se Allahu është Zoti juaj?” Ata thanë: “Po dëshmojmë”.

 

Më pas Muhammedi (s.a.u.s.) pyeti: “A nuk dëshmoni se Allahu është Zoti juaj? A nuk dëshmoni se Allahu dhe i dërguari i tij, janë më të shtrenjtë për ju se vetë ju”? Ata thanë: “Po dëshmojmë”. Pastaj Muhammedi vijoi duke pyetur: “Cilido që më ka mua zotëri edhe ky (Aliu) është zotëriu i tij. Unë po ju lë në mesin tuaj, dy porosi që për sa kohë që ju do t’i përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë. Ata janë Libri i Allahut, maja e të cilit gjendet në duart e Allahut dhe tjetra është Ehli Bejti im, maja e të cilit gjendet në duart tuaja. (Për sa kohë që do t’u përmbaheni këtyre dy porosive) nuk do të shmangeni kurrë”.

 

Pastaj, dijetari musliman hafidh Ibn Haxher Ahmed Ibn Ali Askalaniu, thotë se zinxhiri i transmetimit të këtij versioni të hadithit është i vërtetë. (1)

 

Thënia:“cilido që më ka mua zotëri edhe ky (Aliu) është zotëriu i tij”, shpjegon shumë qartë se çfarë qëndrimi duhet të mbajë bashkësia muslimane, ndaj Allahut (s.u.t.) dhe Muhammedit (s.a.u.s.). Megjithatë është për t’u habitur fakti, se duke u mbështetur në këndvështrimin e disa djetarëve muslimanë, të cilët aludojnë se përgjegjësia e vetme e bashkësisë muslimane, është ushqimi i dashurisë, lidhjes fort pas dhe madhërimi i farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.). Këta dijetarë muslimanë disa herë, arrijnë në përfundime të gabuara dhe të pabazuara. Si rrjedhojë këta të fundit, aludojnë se thëniet e Muhammedit (s.a.u.s.): “A nuk dëshmoni se Allahu dhe i dërguari i tij, janë më të shtrenjtë për ju se vetë ju”? dhe “cilido që më ka mua zotëri edhe ky (Aliu) është zotëriu i tij”, sqarojnë faktin se ne duhet të ushqejmë dashuri, t’i ndihmojnë, të sillemi mirë dhe të kujdesemi ndaj farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.) por ne nuk duhet t’u bindkemi dhe nuk duhet të ndiqkemi udhën e tyre. Por rrëzimi i këtyre aludimeve është shumë i thjeshtë, sepse Muhammedi (s.a.u.s.) urdhëron bashkësinë mulimane që të lidhet fort pas, Ehli Bejtit qëështë farefisi i tij, sepse kjo është udha e vetme shpëtuese kundër shmangies. Pyetjes së shtruar se: “A qëndron përparësia e përcaktuar nga Muhammedi (s.a.u.s.) ndaj bashkësisë muslimane, e kufizuar vetëm në nivelin e ushqimit të dashurisë ose shtrihet dhe në nivelin e respektit dhe bindjes ndaj farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.)?” do t’i japim përgjigje në mënyrë të hollësishme, në programin tonë me titull: “Muteharatu fi’l-Akide” (Pastërtitë e Kredos Islame). I padituri i madh Ibn Tejmijje, orvatet që të argumentojë se thënia: “cilido që më ka mua zotëri edhe ky (Aliu) është zotëriu i tij”, e cila kalon në këtë version të hadithit, përmban një zinxhir transmetimi të dobët.

 

Thënia: “Ata janë Libri i Allahut, maja e të cilit gjendet në duart e Allahut dhe tjetra është Ehli Bejti im, maja e të cilit gjendet në duart tuaja”, e cila kalon në këtë version të Hadithit Thekalejn, na rikujton formën e një“litari”, i cili përmendet në ajetin 103, të Sures Ali Imran, ku thuhet: “Lidhuni të tërë pas litarit të Allahut (Islamit) dhe mos u përçani!”. Si rrjedhojë themi se, njëra nga majat e këtij litari, gjendet në duart e bekuara të Allahut (a.u.xh.) ndërsa maja tjetër e këtij litari, gjendet në duart tona.Pra për të shkuar drejt Allahut (xh.sh.) duhet të lidhemi fort pas këtij litari. Ndërsa në ajetin 10, të Sures Fatir thuhet: “Cili ka për synim krenarinë (le ta dijë mirë se) e tërë krenaria i përket Allahut (atëherë le të kërkojë krenarinë nga Ai). Tek Allahu ngrihet fjala dhe vepra e mirë, ndërsa Allahu i pranon. Për sa u përket atyre që ngrenë kurthe të ulëta, ata i pret një dënim i rëndë, ndërsa kurthet e tyre janë të asgjësuara”. Shtrohet pyetja: “Cilën udhë duhet të ndjekim, që të arrjmëtek Allahu (xh.xh.)?” Nuk ka dyshim se, kjo arrihet duke ndjekur udhën e përcaktuar për ne, nga Allahu (xh.xh.) dhe udhën e Ehli Bejtit që është Farefisi i Pastër, sepse Muhammedi (s.a.u.s.) thotë:“Unë po ju lë në mesin tuaj, dy porosi që për sa kohë që ju do t’i përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë. Ata janë Libri i Allahut, maja e të cilit gjendet në duart e Allahut dhe tjetra është Ehli Bejti im, maja e të cilit gjendet në duart tuaja. (Për sa kohë që do t’u përmbaheni këtyre dy porosive) nuk do të shmangeni kurrë”.

 

Dijetari musliman Hafidh Ibn Haxher Ahmed Ibn Ali Askalaniu, pohon se zinxhiri i transmetimit të këtij versioni të hadithit është i vërtetë. Duke u mbështetur në këtë fakt, citojmë se rrëzohen tërësisht aludimet e këtyrë dijetarëve, të cilët aludojnë se thënia: “për sa kohë që ju do t’i përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë”,e cila kalon në këtë version të hadithit,përmban një zinxhir transmetimi të dobët. Deri tanimë ishte sqarimi i burimit të parë, ku kalon ky version i hadithit.

 

Burimi i dytë, ku kalon ky hadith, është vepra me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit Famëlartë)e dijetarit musliman Hafidh Ibn Kethiri. Ky i fundit thekson se, ky version i Hadithit Thekalejn është kështu:“Një ditë Muhammedi (s.a.u.s.) për të na mbajtur hutbe, u ngrit në këmbë në vendin e quajtur Gadiru’l Humi, afër një vije uji. Ky vend ndodhet mes Mekkës dhe Medinës dhe tha: “Kini kujdes, pas meje o xhemaat! Unë jam vetëm një njeri. E marr me mend se Allahu, më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja). Unë po lë në mesin tuaj dy porosi. Ata janë Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im qëështë Farefisi im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

 

Dijetari musliman Hafidh Ibn Kethiri, pohon se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i vërtetë. (2)

 

Ndonëse në disa versione të Hadithit Thekalejn, kalon koha e shkuar e foljes “iftereke” (ndahem), pra “lem jefterika” (nuk u ndanë) në një version të tij kalon dhe koha e ardhme e foljes “iftereke”, pra “len jefterika” (nuk do të ndahen). Duke u mbështetur në këto fakte, arrijmë në përfundim se këto Dy Porosi të Paçmuara, Kur’ani Famëlartë dhe Farefisi i Pastër, as nuk u ndanënë të shkuarën, as nuk do të ndahen në të tashmen dhe as nuk do të ndahen në të ardhmen. Dua t’i tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar, që t’i kushtojnë rëndësi faktit se Hafidh Ibn Kethiri, e ka cilësuar të vërtetë këtë version të Hadithit Thekalejn. Ndonëse disa dijetarë muslimanështrojnë pyetjen: “Si ka mundësi qënëse ky hadith është i vërtetë, ashtu siç pohon Hafidh Ibn Kethiri, atëherë përse nuk gjendet në “Sahihajnët” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit)?Tani dua t’i tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar, mbi sqarimin e kësaj çështjeje shkencore. Kur Hafidh Ibn Kethiri dhe dijetarë të tjerë muslimanë të ngjashëm me të, kanë përdorur thënien “hadith i vërtetë” nuk kanë patur për synim, gjendjen ose mosgjendjen e këtij hadithi të vërtetë në“Sahihajnët” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit), por ata kanë patur për synim të tregojnëse, zinxhiri i transmetimit të këtij versionitë hadithit, është i vërtetë. Si rrjedhojë themi searsyeja se përse, këta dijetarë muslimanë vepruan kështu, është ata donin të rrëzonin çdo lloj aludimi dhe dyshimi të dijetarëve të tjerë pas tyre, që të mos shtronin pyetjen: “Si ka mundësi që nëse ky hadith është i vërtetë, ashtu siç pohon Hafidh Ibn Kethiri, atëherë përse nuk gjendet në “Sahihajnët” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit)?” Argumentimi i shpjegimit tonë ka për qëllim të tregojë se, zinxhiri i transmetimit të këtij versioni të hadithit, është i vërtetë dhe nuk është të tregojë se ky zinxhir i transmetimit të këtij versioni të hadithit kalon në “Sahihajnët” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit)”.

 

Në veprën me titull: “Kaide Xhelile fi’t-Teuessuli ue’-l-Uesileti” (Rregulli i Qartë në Mbështetje dhe në Ndërmjetësim) e të paditurit të madh Ibn Tejmije, ky i fundit pohon: “Nuk ka asnjërob, që i është lutur Allahut (s.u.t.) duke thënë fjalët, që gjenden në një hadith të vërtetë, të transmetuar nga Muhammedi (s.a.u.s.)” (3)

 

Tani dua t’i tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar, mbi sqarimin e analistit në përmbledhjen e tij, mbi këtë vepër të paditurit të madh, Ibn Tejmijje. Analisti i kësaj vepre sqaron se me thënien hadith i vërtetë, Ibn Tejmijje nuk ka patur për synim, të tregojë gjendjen ose mosgjendjen e këtij hadithi të vërtetë në “Sahihajnët” (Përmbledhjet Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit), por ai ka patur për synim të tregojnë se, zinxhiri i transmetimit të këtij versioni të hadithit, është i vërtetë. (4)

 

Duke u mbështetur në këto fakte arrijmë në përfundimin se arsyeja se përse, këta dijetarë muslimanë vepruan kështu, është ata donin të rrëzonin çdo lloj aludimi dhe dyshimi të dijetarëve të tjerë pas tyre, që të mos shtronin pyetjen: “Si ka mundësi që nëse ky hadith është i vërtetë, ashtu siç pohon hafidh Ibn Kethiri, atëherë përse nuk gjendet në “Sahihajnët” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit)?”

 

Burimi i tretë, ku kalon ky hadith, është vepra me titull: “Muntehebu mine’l-Musnedi’-Abdi’l-Ibni’l-Humejdi” (Ajkat e Zinxhirëve të Transmetimit nga Abd Ibn Humejdit) e dijetarit musliman Abd Ibn Humejdi. Zejd Ibn Thabiti e ka transmetuar kështu, këtë version të Hadithit Thekalejn:“Me të vërtetë, unë po ju lë në mesin tuaj dy halife (prijës). Ata janë nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, është zgjatur një litar që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Nuk ka dyshim se, në Ditën e Kijametit ata nuk do të ndahen nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

 

Dijetari musliman Abd Ibn Humejdi pohon se, ky version i Hadithit Thekalejn është i vërtetë për të tjerët. Atëherë themi se, ndonëseky version është i vërtetë për të tjerët, gjithsesi mbetet një hadith i vërtetë. (5)

 

Burimi i katërt, ku kalon ky hadith, është vepra me titull: “Mustedreku ala’s-Sahihajni” (Konceptimi iPërmbledhjeve tëHadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit)”, e dijetarit musliman Hakim Nishaburiut. Zejd Ibn Thabiti e ka transmetuar kështu, këtë version të Hadithit Thekalejn: “Me të vërtetë, unë po ju lë në mesin tuaj dy halife (prijës). Ata janë nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, është zgjatur një litar që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Nuk ka dyshim se, në Ditën e Kijametit ata nuk do të ndahen nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.Ndonëse ky version i Hadithit Thekalejn, i ka përmbushur kushtet autenticitetit të Imam Buhariut dhe të Imam Muslimit, këta të fundit nuk e kanë shënuarkëtë version në veprat e tyre.

 

Ndërsa dijetari musliman Imam Dhehebiu, në analizën e tij mbi këtë version të Hadithit Thekalejn pohon se,Hasan Ibn Ubejd Nehaiu, ky nga Muslim Ibn Sabihu, ky nga Zejd Ibn Erkami se, ky i fundit ka transmetuar këtë version të hadithit në mënyrë të ngritur: ‘“Me të vërtetë, unë po ju lë në mesin tuaj dy halife (prijës). Ata janë nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, është zgjatur një litar që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Nuk ka dyshim se, në Ditën e Kijametit ata nuk do të ndahen nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. (H. M.) (6) Në dashtë Allahu (a.u.xh.) do të orvatemi më vonë, që të sqarojmë nëse ky version i Hadithit Thekalejn është i ngritur ose jo.

 

Shkronjat (H. M.) që kalojnë në tekstin e këtij versioni të hadithit, tregojnë se ky i fundit është i shënuar nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi. Si rrjedhojë citojmë se, ky version i hadithit gjendet i shënuar në “Sahihajnët” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit)”. Duke u mbështetur në faktin se, në zinxhirin e transmetimit të këtij versioni të hadithit, gjenden disa transmetues me probleme, themi se Imam Buhariu nuk e ka shënuar. Atëherë arrijmë në përfundimin se, ky version i Hadithit Thekalejn, ka përmbushur vetëm kushtet e Imam Muslimit, prandaj vetëm ky i fundit e ka shënuar.

 

Tani dua t’i bëj thirrje ndjekësve tanë të nderuar, që të jenë të duruarderisa ta sqaroj, këtë çështje në mënyrë të hollësishme. Transmetimet e versioneve të ndryshme, të Hadithit Thekalejn ose Halifetejn (Dy Porositë e Paçmuara ose Dy Prijësit) zotërojnë një gamë të gjërë shtrirjeje, në veprat e dijetarëve të mëdhenj dhe të vegjël muslimanë. Në dashtë Allahu (xh.sh.) do të orvatemi që më vonë, të përmendim disa shënime mbi transmetimet e versioneve të ndryshme, të Hadithit Thekalejn.

 

Burimi i pestë, ku kalon ky hadith, është vepra me titull: “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit), e dijetarit musliman Hafidh Sehauiut. Në veprën me titull: “Musnedi” (Zinxhiri i Tranmsetimit), e dijetarit musliman Is’hak Ibn Rahuejhiu kalon hadithi i transmetuar nga Aliu (a.s.). Kethir Ibn Zejdi, nga Muhammed Ibn Umer Ibn Ali Ibn Ebi Talibi, ky nga babai i tij Hasan Ibn Ali Ibn Ebi Talibi, ky nga babai i tij vetëAli Ibn Ebi Talibi (a.s.) se, ky i fundit ka transmetuar kështu,këtë version të Hadithit Thekalejn: “Me të vërtetë, unë po ju lë në mesin tuaj dy halife (prijës). Ata janë nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, është zgjatur një litar që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Nuk ka dyshim se, në Ditën e Kijametit ata nuk do të ndahen nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

 

Analisti i këtij versioni të hadithit Halid Ibn Babtejni, pohon se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi, është i vërtetë.

Burimi i gjashtë, ku kalon ky hadith, është vepra me titull: “Sahihu’l-Xhamii’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël eHadithëve të Vërtetë), e dijetarit musliman shqiptar Shejh Nasiruddin Albanit. Zejd Ibn Thabiti e ka transmetuar kështu, këtë version të Hadithit Thekalejn:“Me të vërtetë, unë po ju lë në mesin tuaj dy halife (prijës). Ata janë nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, është zgjatur një litar që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Nuk ka dyshim se, në Ditën e Kijametit ata nuk do të ndahen nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

 

Analisti i këtij versioni të hadithit Shejh Albani, thotë se ky version i Hadithit Thekalejn është i vërtetë. (8)

 

Deri më tani, kemi përmendur 20-30 transmetime të versioneve të ndryshme, të Hadithit Thekalejn nga Muhammedi (s.a.u.s.) dhe nga bashkëkohësit e tij. Pothuajse në të tëra këto transmetime, gjenden thëniet e Muhammedit (s.a.u.s.): “Ata nuk do të ndahen nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

 

Dijetari musliman shqiptar Shejh Albani, pohon se ky version i Hadithit Thekalejn është i vërtetë. (9)

 

Ndërsa një transmetim tjetër versionit të Hadithit Thekalejn, i cili kalon në burimin e lartpërmendur është kështu: “Me të vërtetë, unë po ju lë në mesin tuaj dy halife (prijës). Ata janë nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, është zgjatur një litar që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Nuk ka dyshim se, në Ditën e Kijametit ata nuk do të ndahen nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

 

Analisti i këtij versioni të hadithit Shejh Albani, citon se ky version i Hadithit Thekalejn është i vërtetë. (10)

 

Gjenden edhe dijetarë tëtjerë muslimanë, që e cilësojnëtë vërtetë ose të mirë Hadithin Thekalejn, (Dy Porositë e Paçmuara).Burimi i shtatë, ku kalon ky hadith, është vepra me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), e Imam Ebu Xhafer Tahauiut. (viti i vdekjes 321 hixhri / viti 932 sipas kalendarit gregorian). Ali Ibn Ebi Talibi (a.s.) e ka transmetuar kështu, këtë version të Hadithit Thekalejn: Ky version i hadithit është kështu:“Një ditë Muhammedi (s.a.u.s.) për të na mbajtur hutbe, u ngrit në këmbë në vendin e quajtur Gadiru’l Humi, afër një vije uji. Ky vend ndodhet mes Mekkës dhe Medinës dhe tha: “Kini kujdes, pas meje o xhemaat! Unë jam vetëm një njeri. E marr me mend se Allahu, më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja). Unë po lë në mesin tuaj dy porosi. Ata janë Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

 

Dijetari musliman Imam Tahauiu, thekson se zinxhiri i transmetimit të këtij versioni, të Hadithit Thekalejn është i mirë. (11)

 

Ky version i transmetimit të Hadithit Thekalejn, është i njëjtë me versionin e transmetimit të Hadithit Thekalejn, i cili kalon në veprën me titull: “Metalibu’l-Alijje bi’z-Zeuaidi’-l-Mesanidi’l-Themanijje” (Synimet e Larta në Shtimin e Tetë Zinxhirëve të Transmetimit) e dijetarit musliman Hafidh Ibn Haxher Ahmed Ibn Ali Askalanit.

 

Analisti i këtij versioni të hadithit dijetari musliman shqiptar Shuajb Arnauti Albani, nënvizon se vlerësimi i Imam Tahauiut mbi këtë version të Hadithit Thekalejn është i vërtetë. Si rrjedhojë edhe dijetari musliman Shuajb Arnauti, pohon se ky version i Hadithit Thekalejn është i mirë.  (12)

 

Burimi i tetë, ku kalon ky hadith, është vepra me titull: “Musnedi” (Zinxhiri i Transmetimit), e Imam Ahmedit. Ebu Said Hudriu e ka transmetuar kështu, këtë version të Hadithit Thekalejn: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj dy porosi, që nëse u përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë. Njëra nga këto porosi, është më e madhe se tjetra. Këto janë, nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore,është zgjatur një litar qëështë Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetraështë Ehli Bejti im që është Farefisi im”.

 

Analisti dhe shpjeguesi i kësaj vepre, dijetari musliman Hamza Ahmed Zejdiu, sqaron se zinxhiri i transmetimit të këtij versioni, të Hadithit Thekalejn është i mirë. (13)

 

Burimi i nëntë, ku kalon ky hadith, është vepra me titull: “Sunneti” (Sunneti), e Imam Ebu Bekr Ahmed Ibn Umer Asimit (viti i vdekjes 287 hixhri / viti 900 sipas kalendarit gregorian).Ebu Said Hudriu e ka transmetuar kështu, këtë version të hadithit Thekalejn: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj dy porosi, që nëse u përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë. Njëra nga këto porosi, është më e madhe se tjetra. Këto janë, nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore,është zgjatur një litar qëështë Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetraështë Ehli Bejti im që është Farefisi im”.

 

Dijetari musliman Imam Ebu Bekr Ahmed Ibn Ebi Umer Asimi, citon se zinxhiri i transmetimit të këtij versioni i Hadithit Thekalejn është i mirë. (14)

 

Pra, arrijmë në përfundimin se deri më tani, të tëra sqarimet dhe shpjegimet e kryera nga muhaddithët, janë të mbështetura në analizat dhe vërtetimet e të paktën dhjetë muhaddithëve, të cilët vërtetojnë se të tëra transmetimet e këtyre versioneve të Hadithit Thekalejn janë të vërteta ose të mira.

 

Prezantuesi: “Zotëri, një nga ndjekësit tanë të nderuar, shtron pyetjen nëse transmetimet e këtyre versioneve të Hadithit Thekalejn janë transmetime të vërteta, të cilat janë të transmetuara në mënyrë të pashkëputur, nga fillimi deri në fund nga transmetues të njëpasnjëshëm, ose janë transmetime të cilat janë të transmetuara nga një, dy ose tre transmetues?”

 

I ftuari: “Tani dua t’i bëj thirrje ndjekësve tanë të nderuar, që të jenë të duruar derisa ta sqaroj, këtë çështje në mënyrë të hollësishme. Do ta bëj sqarimin e kësaj çështjeje, duke e përmbledhur në këtë mënyrë:

 

Pikë së pari dua të sqaroj, përkufizimin e transmetimeve të vërteta, të cilat ndahen në dy kategori. Në kategorinë e parë, bëjnë pjesë transmetimete vërteta, të cilat janë të transmetuara në mënyrë të pashkëputur, nga fillimi deri në fund nga transmetues të njëpasnjëshëm. Ndërsa në kategorinë e dytë, bëjnë pjesë transmetimet e vërteta, të cilat janë të transmetuara nga një, dy ose tre transmetues.

 

Pikë së dyti dua të sqaroj, se çfarë do të thotë transmetim i vërtetë? Dua të sqaroj, se çfarë do të thotë autenticiteti i një transmetimi të vërtetë? Dua të sqaroj, se cilat janë kushtet që një transmetim të cilësohet i vërtetë? Dua të sqaroj se cili është dallimi mes transmetimeve të vërteta, të cilat janë të transmetuara në mënyrë të pashkëputur, nga fillimi deri në fund nga transmetues të njëpasnjëshëm, dhe transmetimeve të cilat janë të transmetuara nga një, dy ose tre transmetues.

 

Pikë së treti dua të sqaroj, se si realizohet autenticiteti i një transmetimi të vërtetë? Dua të sqaroj, se cilat janë kushtet që duhet të përmbushen, që një transmetim i vërtetë të cilësohet si një transmetim, i ciliështë transmetuar në mënyrë të pashkëputur, nga fillimi deri në fund nga transmetues të njëpasnjëshëm dhe se cilat janë kushtet që duhet të përmbushen, që një transmetim i vërtetë, i cili është transmetuar nga një, dy ose tre transmetues?

 

Burimi i patë, ku kalon sqarimi i transmetimit të vërtetë, është vepra me titull:“Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithëve) e dijetarit musliman Shejh Muhammed Ibn Salih Uthejmini, sqaron: “Transmetim i vërtetë është ai transmetim, mbi të cilin është e pamundur që dy vetë të bashkohen duke thënë një gënjeshtër dhe ai transmetim, mbi të cilin bashkësia muslimane e ka transmetuar në një mënyrë materiale. Transmetimi i vërtetë ndahet në dy kategori. Në kategorinë e parë, bëjnë pjesë transmetimete vërteta, të cilat janë të transmetuara në mënyrë të pashkëputur, nga fillimi deri në fund nga transmetues të njëpasnjëshëm, si në këndvështrimin e tekstit dhe atë të kuptimit. Ndërsa në kategorinë e dytë, bëjnë pjesë transmetimete vërteta, të cilat janë të transmetuara në mënyrë të pashkëputur, nga fillimi deri në fund nga transmetues të njëpasnjëshëm, vetëm në këndvështrimin e kuptimit.

 

Muhammedi (s.a.u.s.) në hadithin e tij, iu është drejtuar kategorisë së parë: “Ai cili qëllimisht gënjen kundër meje, le të përgatisë vendin e tij në zjarr”. (15)

 

Mbi Hadithin Thekalejn, gjenden disa fjalëza mbi të cilat dijetarët muslimanë janë të njëzëri, si në këndvështrimin e tekstit dhe atij të kuptimit. Në të tëra transmetimet e versioneve të Hadithit Thekalejn gjenden këto thënie:“tarikun fikum” (unë po lë në mesin tuaj), “ma in temessektum” (nëse u përmbaheni), “ma in ehadhtum bihi” (nëse lidheni fort pas tyre), “len te’adilu be’adi ebeda” (nuk do të shmangeni kurrë pas meje), “Kitaballahi ue Itreti Ehli Bejti”, (Libri i Allahut dhe Itreti im qëështë Ehli Bejti im). “innehuma len jefterika” (këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri). Megjithatë kemi vërejtur dallimet mes teksteve të transmetimeve të ndryshme, të fjalëzave “Thekalejn”(Dy Porositë) dhe “Halifetejni (Dy Prijës). Ndërsa thënia: “Ata janë Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”, është një thënie e përbashkët në të tëra transmetimet e versioneve të Hadithit Thekalejn.

 

Tani dua të sqaroj, se çfarë do të thotë transmetim i vërtetë? Transmetimi i vërtetë ndahet në dy kategori. Në kategorinë e parë, bëjnë pjesë transmetimete vërteta, të cilat janë të transmetuara në mënyrë të pashkëputur, nga fillimi deri në fund nga transmetues të njëpasnjëshëm, si në këndvështrimin e tekstit dhe atë të kuptimit. Ndërsa në kategorinë e dytë, bëjnë pjesë transmetimete vërteta, të cilat janë të transmetuara në mënyrë të pashkëputur, nga fillimi deri në fund nga transmetues të njëpasnjëshëm, vetëm në këndvështrimin e kuptimit. E thënë ndryshe kur jemi të sigurtë, se transmetimi i një versionitëHadithit Thekalejn ose Halifetejn është i vërtetë, atëherë pohojmë me bindjen e plotë, se është Muhammedi (s.a.u.s.) ai që e ka thënë këtë hadith, i cili nuk flet nga vetja e tij, por flet vetëm atë që i shpallej nga Allahu (s.u.t.) Kjo është arsyeja kryesore, që e dallon transmetimin e vërtetë që është transmetuar në mënyrëtë pashkëputur nga fillimi deri në fund, nga transmetimi që është transmetuar nga një, dy ose tre transmetues.

 

Pikë së dyti, kuptimi i transmetimit të transmetuar nga një, dy, ose tre transmetues përmban vetëm një kuptim, atë të zbatimit. Kur jemi të sigurtë, se transmetimi i një versioni të Hadithit Thekalejn ose Halifetejn është i vërtetë, veçanërisht nëse ka të bëjë me kredon islame, atëherë citojmë se është kusht që t’i bindemi dhe ta vërtetojmë përmbajtjen e tij. Por nëse transmetimi ka të bëjë me zbatim, atëherë themi se është kusht që t’i bindemi përmbajtjes së tij, duke e zbatuar atë.

 

Dijetari musliman Muhammed Ibn Uthejmini thotë: “Nëse transmetimi i transmetuar nga një, dy ose tre transmetues përmban kuptimin e zbatimit,atëherë duhet që ta vërtetojmë. Nëse përmban dëshirë (urdhëresë ose ndalesë) atëherë duhet t’i bindemi përmbajtjes së tij, duke e zbatuar atë”. Ky është burimi i parë, ku kalon sqarimi i transmetimit të vërtetë.

 

Burimi i dytë, ku kalon sqarimi i transmetimit të vërtetë, është vepra me titull: “Nuketu ala’n-Nuzheti’n-Nadhari fi Teudihi’n-Nuhbeti’l-Fikr” (Një Vëzhgim në Këndvështrimin e Sqarimit të Konceptimit të Mendimit), e Hafidh Ibn Haxher Askalanit. Fillimisht dijetari musliman, Hafidh Ibn Haxher Askalani shpjegoi kushtet e duhura të transmetimit të vërtetë, më pas shtoi se transmetimi i vërtetë përmban dije të sakta. (18)

Tani dua t’i tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar, se çfarë ka thënë Hafidh Ibn Haxher Askalani, mbi çështjen e transmetimit të pashkëputur, të transmetuar nga një, dy, ose tre transmetues. Çështja që duam të sqarojmëështë: “Nëse transmetimet e versioneve të ndryshme, të Hadithit Thekalejn arrijnë në nivelin e autenticitetit, atëherë pohojmë se këto transmetime përmbajnë dije të vërteta”.

 

Pyetja e tretë është se si do të realizohet autenticitetii transmetimi i pashkëputur. Një grup dijetarësh muslimanë citojnë se, transmetimi i pashkëputur realizohet kurkëtëtë fundit, e transmetojnë dhjetë bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) Duke u mbështetur në këtë fakt, themi se nëse dhjetë bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) e transmetojnë në mënyrë të pashkëputur një transmetim, atëhërë ky transmetim hyn në klasën e transmetimeve të pashkëputura.

 

Në veprën me titull: “Nadhmu’l-Mutenasiri mine’l-Hadithi’l-Muteuatiri” (Rendi Ndihmës i Hadithëve të Pashkëputur), e dijetarit musliman Kettaniu, duke e përmendur këtë grup dijetarësh citon: “Në veprën me titull: “Ezharu’l-Mutenasiri fi’l-Ahbari’l-Muteuatiri” (Lulet Ndihmëse në Lajmet e Pashkëputura)e dijetarit musliman Imam Sujuti  thotë: “Duke u mbështetur në mendimin tonë, arrijmë në përfundimin se, transmetimi i pashkëputurrealizohet kur këtë të fundit, e transmetojnë dhjetë bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.)” (19)

 

Me fjalë të tjera theksojmë se, nëse dhjetë bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) transmetojnë një transmetim në mënyrë të pashkëputur, atëherë ky i fundit përmban dijetë sakta.

 

Një tjetër grup dijetarësh muslimanë thonë se, transmetimi i pashkëputur i një hadithi realizohet kurkëtëtë fundit e transmetojnë pesë bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) Ky mendim kalon në veprën me titull: “Mehdi ue Fikhu’l-Eshrati’s-Saat” (Mehdiu dhe Jurisprudenca Islame e Kushteve të Orës), e Doktor Muhammed Ahmed Ismail Mukaddemit. Ky i fundit nënvizon: “Një grup dijetarësh muslimanë, duke përfshirë këtu edhe Ibn Hazmin, thonë se transmetimi i pashkëputur realizohet atëherë, kurkëtëtë fundit e transmetojnë pesë bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) Më pas ai citon se, mendimi i këtij grupi dijetarësh muslimanë mbi këtë çështje është i saktë”. (20) Si rrjedhojë themi se, arsyetimi i këtij grupi dijetarësh muslimanë, i cili mendon në këtë mënyrë qëndron në faktin se, bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) njihen botërisht nga bashkësia muslimane si njerëz me kujtesë të fortë, besimi të pastër dhe përkushtueshmëri të lartë islame.Pjesa dërrmuese e bashkëkohësve të Muhammedit (s.a.u.s.) njihej për këto virtyte të larta dhe cilësi fisnike njerëzore, përveç atyre të cilëve tanimë njihen si hipokritë. Për më tepër, ky është edhe mendimi i Shkollës së Ehli Bejtit, mbi bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) Në dashtë Allahu (a.u.xh.) kjo është një çështje tjetër që do ta trajtojmë më vonë.

 

Burimi i tretë, ku kalon sqarimi i transmetimit të vërtetë, është vepra me titull: “Muhala” (Zgjidhja),e dijetarit musliman Ibn Hazmi. Duke umbështetur në arsyetimin e këtij autori, arrijmë në përfundimin se transmetimi i pashkëputur, mundtë realizohet kurkëtëtë fundit e transmetojnë edhe katër bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.)Dijetari musliman Ibn Hazmi thotë: “Nëse një transmetim transmetohet nga katër bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) ky transmetim hyn në klasën e transmetimeve të vërteta dhe është e ndaluar që të kundërshtohet nga ana e bashkësisë muslimane”. (21)

 

Madje është e mundur, që të hasim edhe në mendime të tilla si,transmetimi i pashkëputur mund të realizohet edhe nëse këtëtë fundit, e transmetojnë madje vetëm një ose dy bashkëkohës të vetëm të Muhammedit (s.a.u.s.). Ky mendim kalon në veprën me titull: “Ilmu’l-Hadithi” (Shkenca e Hadithit), e Ibn Tejmijjes.Ky i fundit thekson: “Nuk mund të parashtrohet kushti i kufizuar i transmetuesve, në mënyrë që një transmetim të realizohet... nëse një transmetim, transmetohet madje vetëm nga një ose dy bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s) bashkësia muslimanë duhet ta pranojë gjërësisht dhe nëse kjo e fundit e cilëson si të vërtetë, një transmetim të tillë, atëherë kjo do të thotë se në këndvështrimin e dijetarëve muslimanë përmban dije të sakta”. (22)

Si rrjedhojë pohojmë se,duke u mbështetur në faktin se nuk mund të parashtrohet kushti i kufizuar i transmetuesve, në mënyrë që një transmetim të realizohet,  rrëzohet aludimi i disa dijetarëvë muslimanë. Sipas mendimit të Ibn Tejmijjes nëse një transmetim, transmetohet madje vetëm nga një ose dy bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s) atëherë kjo do të thotë se në këndvështrimin e dijetarëve muslimanë përmban dije të sakta. Madje nëse një transmetim transmetohet vetëm nga një bashkëkohës i Muhammedit (s.a.u.s.) atëherë mund të realizohet transmetimi i pashkëputur. Arsyetimi i Ibn Tejmijjes mbi këtë cështje qëndron në faktin se ai i vendos bashkësokësit e Muhammedit (s.a.u.s.) në një vend shumë të lartë.

 

Gjithashtu Ibn Tejmijje citon: “Kjo është arsyeja kryesore që shumica e tekteve të transmetimeve të cilat kalojnë në “Sahihajnët” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit)”, cilësohet si hadithë të vërtetë”. (23) Megjithatë Imam Buhariu dhe Imam Muslimi nuk janë bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) por Ibn Tejmijje është ai, i cili beson në madhështinë dhe madhërinë e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit.Si rrjedhojë ai thotë se, transmetimet endryshme të transmetuara nga këta dy muhaddithë përmbajnë dije të sakta. Por ajo që nuk mund ta kuptoj është fakti se, përse nuk u pranuaka si e tillë, mbi çështjen e truallit të Fedekut, dëshmia e dy bashkëkohësve të mëdhenj të Muhammedit (s.a.u.s.) si Fatimeja dhe Aliu (a.s.)?! A nuk janë Fatimeja dhe Aliu (a.s.) dy bashkëkohës të mëdhenj të Muhammedit (s.a.u.s.) të cilët bëjnë pjesë në Ehli Bejtin, të cilët Allahu (xh.sh.) i ka pastruar tërësisht?! A nuk janë këta dy bashkëkohës të mëdhenj të Muhammedit (s.a.u.s.) të cilët janë të përfshirë në përmbajtjen e HadithitThekalejn dhe HadithitHalifetejn?! A ka ndonjë zonjë më të lartë, në mesin e bashkëkohesëve të Muhammedit (s.a.u.s.) se Fatimeja e bija e Muhammedit (s.a.u.s.)?! A nuk është e mjaftueshmedëshmia e Fatimesë,që t’i rikthehej çështja e truallit së Fedekut, për një bashkëkohëse të Muhammedit (s.a.u.s.) për të cilën vetë Muhammedi (s.a.u.s.) ishte lutur: “Allah armiqësohu me armiqtë e saj”?! Por le t’i shtojmë dëshmisë së Fatimes bijës së Muhammedit (s.a.u.s.) edhe dëshminë e prijësit të katërt të besimtarëve muslimanë Aliut (a.s.) Por, a nuk ishte vetë Ibn Tejmijje ai i cili pohonte se nëse një transmetim, transmetohet madje vetëm nga një ose dy bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s) bashkësia muslimanë duhet ta pranojë gjërësisht dhe nëse kjo e fundit e cilëson si të vërtetë, një transmetim të tillë, atëherë kjo do të thotë se në këndvështrimin e dijetarëve muslimanë përmban dije të sakta”?! Atëherëpërse vallë, kur një rregullit, të cilit i nënshtrohen të tërë bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) nuk iu nënshtruaka edhe Fatimeja me Aliun (a.s.)?! Ja pra pikërisht mbi këtë çështje, dua t’i bëj një pyetje ndjekësve tanë të nderuar, duke lënë që pyetjes sime t’i përgjigjjen ata vetë. Pyetja ime është: “Përse vallë ata orvaten që të përvetësojnë të drejtat e anëtarëve të Ehli Bejtit që është Farefisi i Pastër i Muhammesdit (s.a.u.s.)?!”

 

Me sqarimet tona përkatëse të lartpërmendura, i kemi dhënësqarimin e duhur se çfarë është përkufizimi i transmetimit të vërtetë, se çfarë kuptimi ka transmetimi i vërtetë dhe cilat janë kushtet që duhet të përmbushen që transmetimi të cilësohet i vërtetë. Ndërsa tani do të orvatemi, që t’i përgjigjemi pyetjeve tuaja.

 

Pyetje: “Sa është numri i saktë i bashkëkohësve dhe i bashkëkoheseve të Muhammedit (s.a.u.s.) të cilët kanë transmetuar versionet e ndryshme, të HadithitThekalejn dhe HadithitHalifetejn?!Vallë sa ështënumri i përgjithshëm i tyre? Katër, pesë, dhjetë ose njëzet?”

 

Përgjigje: “Pak më lart sqaruam se,duke u mbështetur në mendimin e Ibn Hazmit,arrijmë në përfundimin se transmetimi i pashkëputur, realizohet kurkëtë të fundit, e transmetojnë katër bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.). Ndërsa sipas mendimit të IbnTejmijjes, pohojmë se transmetimi i pashkëputur, realizohet kur këtë të fundit,e transmetojnënjë ose dy bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) Për sa i përket mendimit të Imam Sujutit, themi me bindje të plotë setransmetimi i pashkëputur, realizohet kurkëtë të fundit e transmetojnë dhjetë bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.)”.

 

Tani dua t’i bëj thirrjendjekësve tanë të nderuar që të shohim me sytë e tyre dhe të dëgjojmë me veshët e tyre, duke përcaktuar numrin e saktë, tëbashkëkohësve dhe të bashkëkoheseve të Muhammedit (s.a.u.s.) të cilët kanë transmetuar versionet e ndryshme, të Hadithit Thekalejn dhe Hadithit Halifetejn.

 

Burimi i parë, ku kalon Hadithi Thekalejn, është vepra me titull: “Xheuahiru’l-Akidejni fi Fadli’sh-Sherefejni Sherefu’l-Ilmi’l-Xhelili ue’n-Nesebu’n-Nebeui” (Margaritarët e Dy Kredove në Nderimin e Dy Hirësive, Hirësia e Dijes së Qartë dhe Hirësia e Farefisit të të Dërguarit), e dijetarit musliman Imam Semhudiut. (24)

 

Bashkësia muslimane duhet të tregojë kujdes se çfarë sqarimi bën Imam Semhudiu. Ai thotë: “Numri i bashkëkohësve dhe i bashkëkoheseve të Muhammedit (s.a.u.s.) të cilët kanë transmetuar versionet e ndryshme, të Hadithit Thekalejn dhe Hadithit Halifetejn është më shumë se njëzet”. Si rrjedhojë pohojmë se, ky numër është më shumë se dhjetë herë, krahasuar me numrin e përcaktuar nga Ibn Tejmijje. Gjithashtu citojmë se ky numër është më shumë se pesë herë, krahasuar me numrin e përcaktuar nga Ibn Hazmi dhe i njëjti numër është më shumë se dy herë, krahasuar me numrine përcaktuar nga Imam Sujuti.

 

Më pas dijetari musliman Imam Semhudiu, numëron një për një të tërë transmetuesit e Hadithit Thekalejn, duke numëruar edhe bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) Xhabir Ensariun, Hudhejfe Ibn Usejdin, etj...

 

Burimi i dytë, ku kalon Hadithi Thekalejn, është vepra me titull: “Sauaiku’l-Muhrika ala’l-Ehli’r-Rafidi ue’d-Delaili ue’z-Zenadika” (Parashtesat e Ndezura mbi Kundërshtuesit, të Shmangurit dhe të Pafetë), e dijetarit musliman Ibn Haxher Askalanit.

 

Bashkësia muslimane duhet të tregojë kujdes se çfarë sqarimi bën Ibn Haxher Askalani. Ai pohon: “Bashkësia muslimane duhet të jetë në dijeni të faktit se, numri i i bashkëkohësve dhe i bashkëkoheseve të Muhammedit (s.a.u.s.) të cilët kanë transmetuar versionet e ndryshme, të Hadithit Thekalejn dhe Hadithit Halifetejn është më shumë se njëzet. Muhammedi (s.a.u.s.) i ka thënë disa versione transmetimi të këtij hadithi, kur ishte në vendin e quajtur Arafat, në Haxhin e Lamtumirës, ndërsa disa versione të tjera transmetimi të këtij hadithi, i ka thënë kur ishte në dhomën e tejmbushur me bashkëkohësit e tij, në Medinen e Ndriçuar kur dergjej i sëmurë në shtratin e vdekjes. Ndërsa disa versione transmetimi të këtij hadithi, Muhammedi (s.a.u.s.) i ka thënë kur ishte në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi afër një vijë uji dhe disa versione transmetimi të këtij hadithi, i ka thënë kur po kthehej nga vendi i quajtur Taif. Shumëllojshmëria e madhe e këtyre transmetimeve nuk e kunndërshton njëri-tjetrin. (25)

 

Ashtu siç kemi sqaruar edhe në programet tona paraardhëse, Hadithi Thekalejn ndryshe quhet dhe Hadithi i Lidhjes. Por, vallë cila është arsyeja dhe arsyetimi, qëshumëllojshmëria e madhe e këtyre transmetimeve nuk e kundërshton njëri-tjetrin?! Kësaj pyetjeje i përgjigjemi duke thënë se, Muhammedi (s.a.u.s.) ka cituar një version të ndryshëm transmetimi, sipas kushteve ku është gjendur. Por, vallë a ka të bëjë çështja që duhet t’i kushtojmë rëndësi, vetëm më ushqimin e dashurisë, ndaj Farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.)?! Themi me bindje të plotë, se Kur’ani Famëlartë e ka vërtetuar këtë të fundit, sepse në ajetin 23 të Sures Shura thuhet: “Dhuntia e Allahut mbi robërit e tij, qëndron në faktin se Ai i përgëzon robërit e Tij, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju, asnjë shpërblim për thirrjen time, përveç respektit dhe dashurisë ndaj farefisit”. Kush bën ndonjë të mirë, Ne ua shumëfishojmë të mirat. Me të vërtetë Allahu, fal mëkatet dhe është Mirënjohës i Madh”. Muhammedi (s.a.u.s.) dëshironte që të krijonte një metodë të re,parashtegtimit të tij nga kjo botë. Ja pra kjo është aryeja kryesore, qëshpjegon të vërtetën mbi shumëllojshmërinë e Hadithit Thekalejn. Versionet e ndryshme të transmetimeve tëtij, janë të transmetuara nga bashkëkohësit më të nderuar të Muhammedit (s.a.u.s.) Si rrjedhojëvetë Muhammedi (s.a.u.s.) disa herë ka përdorur thënien “Halifetejn” (Dy Prijës), disa herëka përdorur thënien “Thekalejn” (Dy Porositë e Paçmuara), disa herë ka përdorur thënien “lem jefterika” (nuk u ndanë) ndërsa disa herë të tjera ka përdorur thënien “len jefterika” (nuk do të ndahen).

 

Më pas Ibn Haxher Askalani shton: “Për të theksuar sa më mirë rëndësinë e Librit të Nderuar (Kur’anit Famëlartë) dhe Farefsit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.) vetë Muhammedi (s.a.u.s.) e ka përsëritur shumë herë, në rrethana të ndryshme sipas kushteve ku është ndodhur, versionet e transmetimeve të ndryshme, të Hadithit Thekalejn”. (26)

 

Burimi i tretë, ku kalon Hadithi Thekalejn, është vepra me titull: “Fejdu’-Kadiri Sherhu’sh-Sherhi’l-Xhamii’s-Sagiri” (Orientimi i Gjithëpushtetshëm Shpjegimi i Shpjegimit të Përmbledhjes së Vogël të Hadithëve të Vërtetë), e dijetarit musliman Munauiut.

 

Bashkësia muslimane duhet të tregojë kujdes se çfarë sqarimi bën Ibn Haxher Askalani. Ai citon: “Bashkësia muslimane duhet të jetë në dijeni të faktit se, numri i i bashkëkohësve dhe i bashkëkohesve të Muhammedit (s.a.u.s.) të cilët kanë transmetuar versionet e ndryshme, të Hadithit Thekalejn dhe Hadithit Halifetejn është më shumë se njëzet”. Më pas dijetari musliman Munauiu, numëron një për një të tërë transmetuesit e Hadithit Thekalejn. (27)

 

Meqenëse kemi arritur deri në këtë pjesë të programit tonë,dua të cek dy çështje të rëndësishme. Deri më tani kemi përmedur burime të shumta, në të cilat kalojnë versione të ndryshme, të transmetimeve të Hadithit Thekalejn, nga dijetarë të shumtë muslimanë. Ndonëse është për të ardhur keq se, disa dijetarë muslimanë të epokave të hershme nuk e kanë shënuar, në veprat e tyreHadithin Thekalejn si hadith të vërtetë.

 

Në veprën me titull: “Ilelu’l-Mutenahije fi’l-Ehadithi’Uahije” (Sëmundja Përfundimtare në Shpalljen e Hadithëve) e dijetarit musliman Imam Ebu Ferexh Abdurrahman Ibn Xheuzi, (viti i vdekjes 597 hixhri / viti 1200 sipas kalendarit gregorian) pasi e transmeton Hadithin Thekalejn të Muhammedit (s.a.u.s.) shton se ky hadith nuk është i vërtetë. (28)

 

Unë nuk mund të arij të besoj faktin se, si një dijetar musliman si Ibn Xheuziu nuk e ka shëuar një hadith të vërtetë si Hadithi Thekalejn. Unë them me bindje të plotë se, ky dijetar musliman nuk e ka shënuar këtë hadith, sepse ose ndoshta nuk e ka njohur këtë transmetim, ose qëllimisht e ka anashkaluar.Në dashtë Allahu (xh.sh.) kjo është një çështje tjetër, që do ta trajtojmë më vonë.

 

Ibn Xheuziu pasi ka thënë se ky hadith nuk është i vërtetë,është orvatur të kundërshtojë tekstin e hadithit. Ai thotë: “Për sa i përket Atijjes, disa pseudo dijetarë muslimanë, të cilët merren me shkencën e  korrektimit të shpifjeve, siç është Imam Ahmedi dhe Jahja e kanë cilësuar Atijjen, si transmetues të dobët dhe me probleme”.

 

Por dijetari musliman Abdulkuddusi, pohon se Jahja nuk vlen asnjë qindarkë dhe është një rafidi i ndyrë.

 

Ndërsa dijetari musliman Abdullah Ibn Dari, sqaron se Ahmedi dhe Jahja nuk vlejnë asnjë qindarkë. Më tej ai vijon duke thënë: “Një njeri i mirë nuk do të pranonte të merrte si burim referimi,këta dy mashtues gënjeshtarë dhe as që do të shënonte asnjë hadith nga ata. (29)

 

Në veprën me titull: “Mexhmuatu’l-Fetaua”, (Përmbledhja e Miratimeve), e dijetarit musliman Ibn Tejmijje. Zejd Ibn Thabiti e ka transmetuar kështu, këtë version të Hadithit Thekalejn: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj dy porosi, që nëse u përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë. Njëra nga këto porosi, është më e madhe se tjetra. Këto janë, nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore,është zgjatur një litar qëështë Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetraështë Ehli Bejti im që është Farefisi im”.Imam Tirmidhiu e ka cilësuar të mirë, këtë version të hadithit. Më pas Ibn Tejmijje, ka theksuar se ky vlerësim i Imam Tirmidhiut, mbi Hadithin Thekalejn“do të bëjë shumë bujë”. (30)

 

Kjo të çon drejt drejt një aludimi të tillë të paqënë dhe të pabazë dhe të bën që të kthjellohesh se, si nuk paskërka asnjë transmetim të mirë ose të vërtetë të Hadithit Thekalejn. Pak më herët kemi sqaruar se, Ibn Tejmijje nuk pranon as vlerësimin e Imam Tirmidhiut, i cili e ka cilësuar tëmirë këtë version të transmetimittë Hadithit Thekalejn. Ne e kemi përmendur shumë herë se, Ibn Tejmijje zotëron njëqëndrim emeuist dhe ka bërë sa të ketë mundësi, që të mbajë qëndrim të kundërt ndaj çdo lloj hadithi, transmetimi ose lajmi, që ka të bëjë me Ehli Bejtin që është Farefisi i Pastër  i Muhammedit (s.a.u.s.) Por në dashtë Allahu (xh.xh.) ashtu siç do të orvatemi të sqarojmë,në programin tonë me titull: “Muteharatu fi’l-Akide” (Pastëritë e Kredos Islame),ku do të cekim se si Ibn Tejmijje, menjëherë orvatet që të vërtetojë dhe të argumentojë me çdo mënyrë çdo lloj hadithi, transmetimi ose lajmi kur bëhet fjalë për Muauijen. Megjithatë ne e dimë shumë mirë faktin se, të tërë dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi çështjen se, nuk ka asnjë hadith të vërtetë, i cili bën fjalë për virtytet e Muauije Ibn Ebu Sufjanit. Por megjithatë, Ibn Tejmijje gjen guximin e çmendur për tëpohuar se,vlerësimi i Imam Tirmidhiut, mbi Hadithin Thekalejn, i cili ështëtransmetuar nga më shumë se njëzetë bashkëkohës, të Muhammedit (s.a.u.s.) “do të bëjë shumë bujë”.

 

Në përfundim të programit tonë, e shohim tëarsyeshme dhe të mjaftueshme që të përmendim vetëm emrat e bashkëkohësve të Muhammedit (s.a.u.s.) Në dashtë Allahu (s.u.t.) në programin tonë pasardhës, do tëorvatemi që tësqarojmë në mënyrë të hollësishme, gjendjet psikologjike të tyre.

 

Ibn Tejmijje vijon më tej duke thënë se këto transmetues janë: “Xhabir Ensariu, Hudhejfe Ibn Usejdi, Hudhejme Ibn Thabiti, Zejd Ibn Thabiti, Sehl Ibn Se’adi, Uejriu, Amir Ibn Lejla, Abdurrahman Ibn Aufi, Abdullah Ibn Abbasi, Abdullah Ibn Umeri, Adijj Ibn Hatimi, Ukbe Ibn Amiri, Ali Ibn Ebi Talibi (a.s.) Ebu Dherri, Ebu Rafiu, Ebu Shurejh Hudhaiu, Ebu Kudame Ensariu, Ebu Hurejre, Ebu Hejthem Ibn Tejjihani, Ummu Seleme dhe Ummu Hani Bint Ebi Talibi”. (31)

 

Megjithatë përballë tërë këtyre transmetuesve, unë nuk mund të arrij ta kuptoj se, si ka mundësi që Ibn Tejmijje gjen guximin e çmendur për të pohuar se, vlerësimi i Imam Tirmidhiut, mbi Hadithin Thekalejn, i cili është transmetuar nga më shumë se njëzetë bashkëkohës, të Muhammedit (s.a.u.s.) “do të bëjë shumë bujë”.

 

Prezantuesi: “Ju faleminderit, i Nderuari Zoti Kemal Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur nga ju. Do të shihemi në programin tonë pasardhës.

 

Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu.

 

Burimet e Referuara:

 

1.      Hafidh Ibn Haxher Ahmed Ibn Ali Askalani, “Metalibu’l-Alijje bi’z-Zeuaidi’-l-Mesanidi’l-Themanijje” (Synimet e Larta në Shtimin e Tetë Zinxhirëve të Transmetimit), vëll. 4, fq. 65, Hadithi Nr: 3972, Vërtetimi nga Muhaddith Habiburrahman Adhamiu, Shtëpia Botuese “Dituria”,Bejrut, Liban, (viti i botimit 1414 hixhri / viti 1993 sipas kalendarit gregorian).

2.      Hafidh Imamuddin Ebu’l-Fida Ibn Kethir Dimeshkiu, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit Famëlartë), vëll. 12, fq. 271, Vërtetimi nga Mustafa Sejjid Muhammedi, Muhammed Sejjid Reshadi, Muhammed FadilExhmeuiu, Ali Ahmed Abdulbakiu dhe Hasan Abbas Kutubiu, Shtëpia Botuese “Dituria”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite. (viti i botimit 1425 hixhri / viti 2004 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë.

3.      Ibn Tejmijje, “Kaide Xhelile fi’t-Teuessuli ue’-l-Uesileti” (Rregulli i Qartë në Mbështetje dhe në Ndërmjetësim), fq. 108, Vërtetimi dhe Shënimi nga Dijetari Musliman Shqiptar Abddulkadir Arnauti, Shtëpia Botuese “Emërtimi”,Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite. (viti i botimit 1421 hixhri / viti 2000 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë.

4.      Ibn Tejmijje, “Kaide Xhelile fi’t-Teuessuli ue’-l-Uesileti” (Rregulli i Qartë në Mbështetje dhe në Ndërmjetësim), fq. 108, Vërtetimi dhe Shënimi nga Dijetari Musliman Shqiptar Abddulkadir Arnauti, Shtëpia Botuese “Emërtimi”,Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite. (viti i botimit 1421 hixhri / viti 2000 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë.

5.      Abd Ibn Humejdi, “Muntehebu mine’l-Musnedi’-Abdi’l-Ibni’l-Humejdi” (Ajkat e Zinxhirëve të Transmetimit nga Abd Ibn Humejdit), vëll. 1, fq. 214, Hadithi Nr: 240, Vërtetimi dhe Analiza nga Ebu Abdullah Mustafa Ibn Adeuiu, Shtëpia Botuese “Dituria” Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite. (viti i botimit 1423 hixhri / viti 2002 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Dytë.

6.      Imam Buhariu dhe Imam Muslimi, “Mustedreku ala’s-Sahihajni” (Konceptimi i Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut dhe tëImam Muslimit), vëll. 3, fq. 148, Shtëpia Botuese “Mendimi” Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

7.      Hafidh Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit), vëll. 1, fq. 357.

8.      Dijetari Musliman Shqiptar Shejh Nasiruddin Albani, “Sahihu’l-Xhamii’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 482, Hadithi Nr: 2457, Shtëpia Botuese Islame, Bejrut, Liban.

9.      Dijetari Musliman Shqiptar Shejh Nasiruddin Albani, “Sahihu’l-Xhamii’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 533, Hadithi Nr: 2748, Shtëpia Botuese Islame, Bejrut, Liban.

10.  Dijetari Musliman Shqiptar Shejh Nasiruddin Albani, “Sahihu’l-Xhamii’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 2, fq. 1303, Hadithi Nr: 7877, Shtëpia Botuese Islame, Bejrut, Liban.

11.  Imam Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), vëll. 5, fq. 13, Hadithi Nr: 1760,Vërtetimi, Shënimi dhe Analiza nga Dijetari Musliman Shqiptar Shuajb Arnauti.

12.  Imam Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), vëll. 5, fq. 13, Hadithi Nr: 1760,Vërtetimi, Shënimi dhe Analiza nga Dijetari Musliman Shqiptar Shuajb Arnauti.

13.  Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedi” (Zinxhiri i Transmetimit), vëll. 10, fq. 48, fq. 58 dhe fq. 86, Hadithi Nr: 11046, Hadithi Nr: 11073 dhe Hadithi Nr: 11154, Shtëpia Botuese e Hadithit, Kajro, Egjipt.

14.  Ebu Bekr Ahmed Ibn Umer Ibn Ebi Asimi, “Sunneti” (Sunneti), Vërtetimi dhe Shënimi nga Doktor Basim Ibn Fejsal Xheabiriu, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

15.  Muhammed Ibn Uthejmin, “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Haditheve), vëll. 10, fq. 1. Shtëpia Botuese “Ibn Xheuziu”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

16.  Muhammed Ibn Uthejmin, “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Haditheve), vëll. 10, fq. 1. Shtëpia Botuese “Ibn Xheuziu”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

17.  Muhammed Ibn Uthejmin, “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Haditheve), vëll. 10, fq. 1. Shtëpia Botuese “Ibn Xheuziu”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

18.  Hafidh Ibn Haxher Ahmed Ibn Ali Askalaniu, “Nuketu ala’n-Nuzheti’n-Nadhari fi Teudihi’n-Nuhbeti’l-Fikr” (Një Vëzhgim në Këndvështrimin e Sqarimit të Konceptimit të Mendimit), vëll. 1, fq. 56 dhe fq. 58, Analiza nga Ali Ibn Husejn Ibn Abdulhamid Halebiu, Shtëpia Botuese “Ibn Xheuziu”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

19.  Kettaniu, “Nadhmu’l-Mutenasiri mine’l-Hadithi’l-Muteuatiri” (Rendi Ndihmës i Hadithëve të Pashkëputur).

20.  Doktor Muhammed Ahmed Ismail Mukaddemi, “Mehdi ue Fikhu’l-Eshrati’s-Saat” (Mehdiu dhe Jurisprudenca Islame e Kushteve të Orës), fq. 133.

21.  Ibn Hazmi, “Muhala” (Zgjidhja), vëll. 7, fq. 1511. Çështja Nr: 1511, Vërtetimi nga Lexhneh Ihja Turasi Arabi, Bejrut, Liban.

22.  Ibn Tejmijje, “Ilmu’l-Hadithi” (Shkenca e Hadithit), fq. 58, Shtëpia Botuese e Veprave Shkencore, Bejrut, Liban.

23.  Ibn Tejmijje, “Ilmu’l-Hadithi” (Shkenca e Hadithit), fq. 58, Shtëpia Botuese e Veprave Shkencore, Bejrut, Liban.

24.  Imam Nuruddin Semhudiu, “Xheuahiru’l-Akidejni fi Fadli’sh-Sherefejni Sherefu’l-Ilmi’l-Xhelili ue’n-Nesebu’n-Nebeui” (Margaritarët e Dy Kredove në Nderimin e Dy Hirësive, Hirësia e Dijes së Qartë dhe Hirësia e Farefisit të të Dërguarit) fq. 234, Vërtetimi dhe Analiza nga Mustafa Abdulkadir Ata, Botimet e Muhammed Ali Bajdunit, Shtëpia Botuese e Veprave Shkencore, Bejrut, Liban.

25.  Ibn Haxher Askalani, “Sauaiku’l-Muhrika ala’l-Ehli’r-Rafidi ue’d-Delaili ue’z-Zenadika” (Parashtesat e Ndezura mbi Kundërshtuesit, të Shmangurit dhe të Pafetë), vëll. 2, fq. 440, Vërtetimi nga Abdurrahman Ibn Abdullah Turku dhe Kamil Muhammed Herati.

26.  Ibn Haxher Askalani, “Sauaiku’l-Muhrika ala’l-Ehli’r-Rafidi ue’d-Deliali ue’z-Zenadika” (Parashtesat e Ndezura mbi Kundërshtuesit, të Shmangurit dhe të Pafetë), vëll. 2, fq. 440, Vërtetimi nga Abdurrahman Ibn Abdullah Turku dhe Kamil Muhammed Herati.

27.  Munauiu, “Fejdu’-Kadiri Sherhu’sh-Sherhi’l-Xhamii’s-Sagiri” (Orientimi i Gjithëpushtetshëm Shpjegimi i Shpjegimit të Përmbledhjes së Vogël të Hadithëve të Vërtetë), vëll. 3, fq. 20.

28.  Imam Ebu Ferexh Abdurrahman Ibn Xheuzi, “Ilelu’l-Mutenahije fi’l-Ehadithi’Uahije” (Sëmundja Përfundimtare në Shpalljen e Hadithëve),(viti i vdekjes 597 hixhri / viti 1200sipas kalendarit gregorian), Vërtetimi dhe Shënimi nga Shejh Halil Mejsiu,(viti i botimit 1424 hixhri / viti 2003 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

29.  Imam Ebu Ferexh Abdurrahman Ibn Xheuzi, “Ilelu’l-Mutenahije fi’l-Ehadithi’Uahije” (Sëmundja Përfundimtare në Shpalljen e Hadithëve), (viti i vdekjes 597 hixhri / viti 1200 sipas kalendarit gregorian), Vërtetimi dhe Shënimi nga Shejh Halil Mejsiu,(viti i botimit 1424 hixhri / viti 2003 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

30.  Ibn Tejmijje, “Mexhmuatu’l-Fetaua”, (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 14, fq. 269, Shënimi nga Amir Xhedhdhariu dhe Enuer Bazi, Shtëpia Botuese “Besnikëria”.

31.  Imam Nuruddin Semhudiu, “Xheuahiru’l-Akidejni fi Fadli’sh-Sherefejni Sherefu’l-Ilmi’l-Xhelili ue’n-Nesebu’n-Nebeui” (Margaritarët e Dy Kredove në Nderimin e Dy Hirësive, Hirësia e Dijes së Qartë dhe Hirësia e Farefisit të të Dërguarit) fq. 234, Vërtetimi dhe analiza nga Mustafa Abdulkadir Ata, Botimet e Muhammed Ali Bajdunit, Shtëpia Botuese e Veprave Shkencore, Bejrut, Liban.

 

Vijon...