Jemeni

Imami i lartë sunnit: Krimet në Jemen janë krime kundër njerëzimit

Imami sunnit i namazit të xhumasë, Mamusta Amin Rasti

Mamusta Amin Rasti, imami i namazit të xhumasë në qytetin  Sanandaxh në provincën iraniane të Kurdistanit, në hytben, predikimin,  e tij javor, ka denoncuar krimet Saudite në Jemen duke shprehur keqardhje në lidhje me masakrën në popullin e Jemenit.

Ai tha: Për fat të keq, ne jemi dëshmitar për realizimin e objektivave anti-revolucionare të armiqve të Islamit me ndihmën e Arabisë Saudite që ata janë kthyer në marioneta të regjimit amerikan dhe regjimit sionist të Izraelit. 

Udhëheqësi i namazit të xhumasë në Sanandaxh i ka quajtur vrasjet e Arabisë Saudite si një krim kundër njerëzimit dhe vuri në dukje, Arabia Saudite, me krimet e saj në Jemen, është duke vepruar në përputhje me ambiciet e regjimit sionist të Izraelit, për realizimin e objektivave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve Perëndimore dhe për ringjalljen e grupit terrorist DAESH.

Përdorimi i armëve të vjetëruara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, regjimi sionist i Izraelit, Britania e Madhe dhe Franca, Arabia Saudite është duke i bërë shërbimin më të mirë për këto shtete, tha Imami sunnit, Mamusta Amin Rasti. 

Ai theksoi unitetin dhe solidaritetin e popullit musliman si armën më të madhe kundër intrigave nga ana e armiqve dhe kërkoi më shumë vigjilencë prej muslimanëve.

Udhëheqësi sunnit iranian i namazit të xhumasë theksoi, sulmet brutale të Arabisë Saudite kundër Jemenit, janë kundër të gjitha ligjeve  ndërkombëtare dhe këto pushtime të mbështetura nga shtetet  Perëndimore dhe shtetet anti-islamike të ndalen menjëherë.

Burimi: RASA