Amerike

Palestinezët refuzojnë propozimin e SHBA-ve për të mbajtur trupat izraelite

Palestinezët kanë refuzuar propozimin e SHBA-ve për të mbajtur trupat e regjimit Cionist në shtetin e tyre të ardhshëm

     Palestinezët kanë refuzuar propozimin e SHBA-ve për të mbajtur trupat e regjimit Cionist në shtetin e tyre të ardhshëm,  ndërsa  Sekretari i Shtetit John Kerry përfundon vizitën e tij të dytë në Bregun Perëndimor në më pak se një javë.


    Sipas agjencisë AFP, pas një takimi me Kerry-n në Ramallah,  Autoriteti Palestinez, Mahmud Abas njoftoi qëndrimin e palestinezëve ku thuhet se ai e informoi Kerry-n për linjat e kuqe palestineze.


      Sekretari Kerry ishte në Bregun Perëndimor për të ringjallur bisedimet e drejtpërdrejta midis Cionistëve dhe Autoritetit Palestinez.


Javën e kaluar, ai propozoi që regjimi i Izraelit të mbajë praninë e tij  ushtarake përgjatë kufirit strategjik me Jordanin.


     Por, sipas burimeve diplomatike, Mahmud Abbasi e ka hedhur poshtë idenë parimisht se asnjë palë e tretë nuk do të jetë e pranishme  aty.

     Autoritetet palestineze thonë se idetë Kerry-it në marrëveshjet e ardhshme të sigurisë kanë provokuar një krizë të vërtetë në bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA me njësinë e entitetit të paligjshëm.