Përgjigje e turpshme e Bashkimit Evropian për refugjatët sirianë
Amnesty International ka sulmuar vendet e Bashkimit Evropian për reagimin e tyre të mjerueshëm ndaj gjendjes së vështirë të refugjatëve sirianë që ikin nga kriza e përgjakshme në atdheun e tyre.
Amnesty International ka sulmuar vendet e Bashkimit Evropian për reagimin e tyre të mjerueshëm ndaj gjendjes së vështirë të refugjatëve sirianë që ikin nga kriza e përgjakshme në atdheun e tyre.
Të premtën, në një raporti të
quajtur Një dështim ndërkombëtar: Kriza e refugjatëve sirianë, Grupi
i të drejtave të njeriut tha se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë të
përgatitura për të hapur kufijtë e tyre për rreth 12.000 refugjatë nga Siria, që është vetëm
0.5 përqind e 2.3 milion njerëzëve të cilët kanë ikur nga vendi i shkatërruar
nga lufta.
Raporti, gjithashtu, thotë se vetëm
10 vende të Bashkimit Evropian kanë shprehur gatishmërinë për të pranuar refugjatë
sirianë, ndërsa 18 shtete të tjera anëtare të BE, duke përfshirë Britaninë dhe
Italinë, nuk kanë lejuar të pranohet
asnjë refugjat.
Sekretari i Përgjithshëm i Amnesty International Salil Sheti u përplas me bllokun prej 28 - vendesh për trajtimin e tyre të turpshëm ndaj refugjatëve sirianë dhe tha se krerët e Bashkimit Evropian duhet të ulin kokat nga turpi” për ofrimin e shumë pak azil-kërkuesish nga Siria.
Më 15 nëntor 2013, Agjencia për Refugjatë
e Kombeve të Bashkuara ( UNHRC ) u bëri thirrje disa shtete të Bashkimit
Evropian, veçanërisht Bullgarisë dhe Greqisë, për të ndalur kthimin e
refugjatëve sirianë, dhe jo pëzënien e tyre jashtë kufinjve të tyre.
Mbi dy milionë refugjatë sirianë
kanë ikur nga atdheun i tyre, që nga shpërthimi i trazirave në këtë shtet arab
në muajin mars 2011, dhe shumica e tyre drejtohet për strehim në Liban,
Jordani, Irak dhe Turqi.