Terroristët tekfiristë nuk kanë lidhje me Islamin
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Shejh Naim Kassem dënoi krimet Tekfiriste, duke theksuar se terroristët tekfiristë nuk dinë asgjë në lidhje me Islamin, etikën dhe njerëzillëkun.
Duke folur në një ceremoni të mbajtur në përkujtim të dëshmorëve në Bejrut, Liban, ai shtoi se Lëvizja e Rezistencës Hizbullah ka qëndruar kundër terroristëve tekfiristë ashtu siç ka luftuar regjimin sionist, njofton faqja al-Ahd news website.
Komentet e tij u bënë pasi forcat qeveritare siriane të përkrahura nga luftëtarët e Hizbullahut arritën të përzënë terroristët tekfiristë nga një zonë në rajonin strategjik Kalamoun, në veri të Damaskut dhe përgjatë kufirit me Libanin fqinj.
Të shtunën, forcat e përbashkëta kanë vendosur kontroll të plotë mbi rrethin Xhibba Barren dhe shkatërruan një numër të automjeteve të mbushura me eksploziv që terroristët kishin planifikuar për ta përdorur, në shënjestër kishin territoret libaneze.
Diku tjetër në fjalën e tij, Shejh Naim Kassem i referohet situatës në Jemen dhe e përshkroi agresionin e udhëhequr nga Arabia Saudite në këtë shtet të varfër si një krim të vërtetë.
Ai më tej vlerësoi popullin e Jemenit për rezistencën dhe durimin e tyre kundër agresionit dhe theksoi se Jemeni do të fitoi.
Arabia Saudite e filloi agresionin e saj ushtarak kundër Jemenit më 26 mars 2015 pa një mandat të OKB-së - në një përpjekje për të minuar lëvizjen Ansarullah të huthëve dhe për të rivendosur pushtetin e ish-kryetarit të arratisur, Abd Rabbuh Mansour Hadi, i cili është një aleat i fortë i Rijadit.
Fushata ushtarak e Arabisë Saudite thuhet se ka marrë jetën e më shumë se 1.200 njerëzve deri më tani dhe plagosur mijëra të tjerë. Qindra gra dhe fëmijë janë në mesin e viktimave, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Burimi: IQNA News