İran

Marrëveshja nukleare është e mundshme

Ministri iranian i punëve të jashtme theksoi se marrëveshja për programin nuklear është e mundshme në rast se bashkëbiseduesit tjerë duan atë seriozisht. Marrëveshja për programin nuklear Iranian është

” e mundshme”, ka vlerësuar ministri iranian i punëve të jashtme Muhamed Xhavad Zarif në bisedë për revistën gjermane Der Spiegel. “Marrëveshja është shumë e mundshme  me kusht që partnerët tanë në bisedime e duan atë seriozisht”, ka thënë ministri Zarif. Teherani dhe fuqitë e mëdha 5+1

( Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe Gjermania) kanë përfunduar marrëveshjen kornizë me 2 prill 2015.

Ata tani po punojnë në zgjidhjen e veçorive teknike të marrëveshjes definitive i cili do të duhej të garantojë natyrën e pastër pacifike të aktivitetetev nukleare të Iranit për zëvendësim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare të imponuara në vitin 2006. Në këtë kontekst ministri iranian i punëve të jashtme Zarifi ka shprehur shqetësimin e vet ndaj Arabisë Saudite duke vlerësuar se ky vend ka hyrë “në vërshim të komenteve fyese”.

“Dukshëm, disa individ në rajon janë në gjendje paniku”, shtoi ai duke thënë se nuk e kupton pse, pasi që neve nuk duam të dominojmë me rajonin”.” Ne jemi të kënaqur me madhësin dhe gjeografinë tone”, ka thënë ministri iranin i punëve të jashtme Zarif.

Përfundimi i marrëveshjes për programin nuklear iranian të cilin e ka imponuar kryetari amerikan Barack Obama do të duhej përfunduar gjer në fund të qershorit 2015.

Burimi: Al Jazeera