Liban

Artistët libanezë solidarizohen me popullin e Jemenit

Një grup i artistëve libanez shprehën solidaritetin me popullin jemenas të cilët janë nën sulme nga një koalicion i vendeve të udhëhequra nga Arabia Saudite.

Në një ceremoni të mbajtur në Zahija, në periferi të Bejrutit, nga Instituti i Arteve-Qendra Kulturore, ata dënuan agresionin të udhëhequar nga Arabia Saudite, raportoi Beirut.icro.

Pjesëmarrësit në program theksuan se populli i Jemenit, Palestinës dhe popuj të tjerë të shtypur të botës do të vazhdojnë luftën e tyre kundër arrogancës botërore. 

Arabia Saudite dhe disa prej aleatëve të saj arabë më 26 mars 2015 filluan ushtarakisht të ndrëhyjnë në punët e brendshme të Jemenit, duke nisur sulme ajrore vdekjeprurës kundër lëvizjes Ansarullah të Huthëve, në një përpjekje për të rivendosur pushtetin e ish kryetarit të arratisur, Abd Rabbuh Mansour Hadi, një aleat i ngushtë i Rijadit.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi më 21 prill 1015 se operacioni i saj ushtarak me emrin Stuhia Vendimtare ka përfunduar, por orë më vonë, sulmet ajrore dhe luftimet tokësore rifilluan.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë së Jemenit, lufta e udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit ka vrarë 2051 njerëz, shumica prej tyre civilë.

Burimi: IQNA News