Kulturë

Ekspozohet Kur’ani i artë, i rrallë, në Zelenden e Re

Një Kur'ani i Artë, 200 vjeçar, i cili të gjitha faqet i ka të praruara me ar, do të ekspozohet në Bibliotekën Qendrore Auckland në muajin e ardhshëm, pas disa dorëshkrime arabe që erdhën me të janë përkthyer për herë të parë.

Kur'ani i shkruar me dorë ishte një nga dhuratat e dhuruara  bibliotekës në fillim të shekullit të 20 nga bibliofili, dashamirësi i librit, i Auckland-it, Henry Shaw, i cili vdiq në vitin 1928, raportoi gazeta New Zeland Herald.  

Pas dekadave, duke mos ditur se çfarë, ku dhe në çfarë rrethanash janë përpiluar dorëshkrimet, kreut të studimeve Islame në Universitetin e Auckland-it, dr.Zain Ali, i është kërkuar për të përkthyer ato si pjesë të  koleksioneve të veçanta të skemës të studiuesit Sir George Grey.

Muslimanët e hershëm janë shënduar, përmendur në Regjistrim kur ishin dy 'Mussulmanë në vitin 1855 dhe katër Muhamedanë” në  listën e regjistrimit në vitin 1861. Burimi kryesor i muslimanëve në Zelandën e Re përpara vitit 1950 ishte India, e që besohet që Kur’ani i rrallë është vendi nga e ka prejardhjen. 

Dr.Zain Ali tha se ishte e rëndësishme që Kur'ani të jetë në Zelandën e Re dhe, gjithashtu, për dorëshkrimet, të cilat janë rreth 200 vjet të vjetra, që do të përkthehen në gjuhën angleze. Besohet të jetë i vetmi libër i llojin e vet, libri i shenjtë Islam, Kur’ani, që është zbukuruar, ku janë vizatuar, pikturuar, në ar në të dy anët me modelet e lules.

Tekstet e tij të shenjta janë gdhendur në ngjyrë të zezë në sfond ari brenda kufijve blu dhe të artë, në dy faqet e para dhe dy faqet e fundit janë të praruara me shtresa ari.  

Ky Kur'an është një vepër arti, unë besoj se është porositur enkas nga ndonjë person i pasur dhe mund të ketë qenë një pronë e çmuar e  një familje muslimane, tha Dr Ali. Kurse Dorëshkrimet janë poezi rreth Profetit Muhammed (a.s.) të cilat janë të destinuara për t'u lexuar, kënduar, në shenjë nderimi për Pejgamberin, Muhammedin (a.s.)

Dr. Ali  me ndihmën e studentëve të tij dhe brenda dy ditëve hulumtuan për të zbuluar se çfarë përmbajtje kanë dorëshkrimet.

Në një nga faqet paraprake, i ndjeri z. Shaw kishte vendosur një shënim në Katalogun e Libërshitësit, ku shkruan se dorëshkrimet janë rreth vitit 1230, sipas Hixhretit apo sipas Kalendarit Islamik Hënor. Sipas Kalendarit Gregorian kjo i bie në vitin në 1817, i cili ishte një vit i trazirave në historinë indiane, sipas shënimeve të bibliotekës në Auckland.  

Bibliotekistja e Koleksioneve të Dorëshkrimet, Kate de Courcy tha se përkthimet janë bërë në mënyrë që veprat mund të vlerësohen më mirë.

Ne e kuptojmë arsyen pse donatori kishte thënë se dorëshkrimet janë estetike më shumë sesa sesa gjuhësore, tha zonja Kate de Courcy.

Përkthimet e dorëshkrimeve do të ndihmojnë ata që janë të interesuar në koleksionin e librave të rrallë, atëherë ato do të  vlerësohen më mirë.

Përkthimet e plota do të zbulohen në një seminar publik, që do të zhvillohet më 28 maj 2015, të udhëhequr nga Dr. Ali, që do të mbahet në bibliotekën qendrore. Kur'ani i artë dhe dorëshkrimet do të paraqiten për dy javë në koleksionet e veçanta në sallat e leximit, pas  pas seminarit, së bashku me dy kopje të rralla të Kur’anit. 

Burimi: IQNA News