Mësimet e Hadithit Thekalejn nga Ajetullah Kemal Hajdari, Mësimi i Tretë
I ftuari: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi të dërguarin besnik të Allahut (xh.sh.) mbi Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) mbi familjen e tij të pastër dhe mbi sahabet e zgjedhura të nderuara. Meqënëse në këto ditë përkujtohet ndërrimi i jetës së Fatime Zehrasë, e cila është më e nderuara, nga gratë e tërëbotërave dhe më e larta nga gratë e Xhennetit, po u përcjellim asaj ngushëllimet tona më të sinqerta. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (xh.xh.) qoftë mbi ndjekësit tanë të nderuar”.
Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë me titull “Ardhja e Mehdiut”. E përshëndesim edhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar, të ftuarin, Zotin Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mirë se erdhët Zoti Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari”.
I ftuari: “Mirë se ju gjeta”.
Prezantuesi: “Zotëri, në programin tonë paraardhës, sqaruat duke përmendur disa burime ku kalon transmetimi, i Muhammedit (s.a.u.s.) “inni tarikun fikum halifetejni”, që do të thotë “unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës)”. Vallë a ka burime të tjera, ku kalon ky version?
I ftuari: “Kërkoj mbrojtje nga Allahu prej shejtanit tëmallkuar dhe e nis me ndihmën e AllahutGjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e zgjedhur të Allahut, Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) dhe mbi familjen e tij të pastër. Ne kemi sqaruar se, ka versione të ndryshme të përmbajtjes dhe argumentimit tëHadithit Thekalejn. Kur të arrijmë të kuptojmë sa më mirë, versionet e ndryshme të Hadithit Thekalejn, duke bërë lidhjen e këtyrepikave do të fitojmë më tepër njohuri se sa kemi. Falenderimi i takon Allahut (s.u.t.) që në dy programet tona paraardhëse, kemi sqaruar tëdyja versionet e hadithit. Në versionin e dytë të Hadithit Thekalejn, Muhammedi (s.a.u.s.) tha: “inni tarikun fikum halifetejni”, qëdo tëthotë“unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës)”, ndryshe nga verioni i parë i hadithit ku tha: “inni tarikun fikum Thekalejni ose Thiklejni” që do të thotë“unë po lë në mesin tuaj dy Porosi ose Amanete të Paçmueshme”. Falenderimi i takon Allahut (a.u.xh.) që në dy programet tona paraardhëse, kemi vërtetuar autenticitetin e hadithit, duke përmendur burime të rëndësishme. Kemi thënë se, versioni i Hadithit Thekalejn, ku thuhet se:“inni tarikun fikum halifetejni”, që do të thotë “unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës)”, zë vend në një nga këta katër grupe.Këta katër grupe janë: “Hadith i vërtetë në vetvete, hadith i vërtetë për të tjerët, hadith i mirë në vetvete dhe hadith i mirë për të tjerët”. Edhe këtë çështje e kemi sqaruar në programet tona paraardhëse. Gjithashtu gjenden edhe burime nga vepra të tjera, që vërtetojnë këtë version të Hadithit Thekalejn.Një nga këto vepra, që e kemi përmnedur edhe më parë,është vepra me titull “Sunneti” (Sunneti) e Imam Ebu Bekr Ahmed Ibn Umer Ibn Asimit (viti i vdekjes 287 hixhri / viti 900 sipas kalendarit gregorian).
Autori ynë në veprën e tij shënon dy transmetime. Transmetimi i parë i përket Zejd Ibn Thabitit. Ky i fundit e shënon këtë hadith të ngritur (mer’fuu) kështu: “inni taraktu fikum halifetejni”, që do të thotë “unë ju kam lënë në mesin tuaj dy halife (prijës)” dhe “inni kad taraktu fikum halifetejni bea’di” që do të thotë “me të vërtetë, unë ju kam lënë në mesin tuaj pas meje dy halife (prijës)”. (1) Pjesa e parë e hadithit është identike,me tekset e cituara më herët. Por në këtë version të Hadithit Thekalejn, ka disa shtesa që janë shumë të rëndësishme. Madje edhe fjalëza “halife” (prijës) rimerr një kuptim të ri nga këto shtesa. Sepse kuptimi i fjalëzës “halife” (prijës), ka për qëllim pasardhësin, që do të zëvendësojë paraardhësin e tij. Duke u nisur nga kjo, disa dijetarë të mëdhenj muslimanë,përmendin hadithin e Muhammedit (s.a.u.s.) në lidhje me Aliun (a.s.) kur tha se: “Ti në krahasim me mua, je njëlloj sinë pozitën e Harunit në krahasim me Musain”. Ata e përmendin këtë hadith, pasi ndërroi jetë Muhammedi (s.a.u.s.) pra kur nuk kishte mbetur asnjë arsyetim,për të,për tëcaktuar ndonjë halife (prijës) për sa kohë që ai ishte në këtë botë. Dijetarët e lartpërmendur pretendojnë se kjo ndodhi, pra caktimi i e një halifeje (prijësi) nga ana e Muhammedit (s.a.u.s.) i përket epokës, kur ai ishte në këtë botë. Por kjo nuk është një mundësi e vlefshme për këtë version të hadithit. Sepse thënia e Hadithit Thekalejn është kështu:“Me të vërtetë, unë ju kam lënë në mesin tuaj pas meje dy halife (prijës). Libri i Allahut dhe Farefisi im. Nuk ka dyshim se ato nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. (2)
Hadithi Nr: 1594 është në të njëjtën formë. Në këtë hadith Muhammedi tha: “Me të vërtetë, unë jam lënësi në mesin tuaj pas meje i dy halifeve (prijësve). Ata janëLibri i Allahut dhe Farefisi im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther). (3)
Analisti Basim Ibn Fejsal Xheuabiriu në fund të hadithit, thotë kështu: “Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i mirë, sepse në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi, gjenden edhe transmetues si Sherik ibn Abdullahu dhe Kasim ibn Hasani, të cilët janë transmetues besnikë”. (4)Në dashtë Allahu (xh.xh.) do të japim vlerësimin tonë, në programet tona pasardhëse, mbi këta dy transmetues.
Burimi i dytë, ku kalon ky hadith është vepra me titull: “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i Të Fshehtave Të Përcjellura Tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit Të Të Dërguarit të Allahut Dhe Ehli Sherifit).
Zejd Ibn Thabiti e ka transmetuar këtë hadith. Ndërsa Imam Ahmedi, e ka shënuar këtë hadith në veprën e tij me titull: “Musnedi” (Transmetimi).
Teksti i hadithit është kështu: “Me të vërtetë, unë po ju lë në mesin tuaj dy halife (prijës). Ata janë nga kupa qiellore deri në sipërfaqen tokësore, është zgjatur një litar që është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetri është Ehli Bejti im. Nuk ka dyshim se, në Ditën e Kijametit ata nuk do të ndahen nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. (5)
Analisti i këtij hadithi Halid Babtejni thotë: “Ky hadith bashkë me transmetuesit e tij është i mirë. (6) Imam Ahmedi, e ka shënuar këtë hadith, në veprën e tij me titull “Musnedu’l-Abdi’l-Ibni’l-Humejd” (Transmetimi i Abd Ibn Humejdit) në hadithin me numër 240. Ibn Ebu Shejbe, e ka shënuar këtë hadith në veprën e tij me titull “Musannefe” (Klasifkimi). Ndërsa Taberaniu, këtë hadith e ka shënuar në veprën e tij me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Koleksioni i Madh). Dijetari Ibn Ebu Asimi, e ka shënuar hadithin në veprën e tij me titull: “Sunneh” (Sunneti), ndërsa dijetari Feseuiu, e ka shënuar hadithin në veprën e tij me titull “Marifeh ue’t-Tarih” (Dija dhe Historia).Edhe dijetari i madh, Ibn Enbariu e ka shënuar këtë hadith.
Duke u nisur nga kjo, edhe dijetari Muttaki Hindiu, e ka shënuar këtë hadith në veprën e tij me titull“Kenzu’l-Ummali” (Punëtorët e Pasurisë). Mutakki Hindiu, e ka shënuar këtë hadith, duke u mbështetur në, transmetimet e Sherik Ibn Abdullahut, ky i fundit duke u mbështetur në, transmetimet e Rekijn Ibn Rebias, ky i fundit duke u mbështetur në, transmetimet e Kasim Ibn Hasanit dhe ky i fundit duke u mbështetur në transmetimet e ngritura (merfuu), të Zejd Ibn Thabitit. Ja pra, ky është burimi i dytë i Hadithit Thekalejn.
Burimi i tretë, ku kalon ky hadith është vepra me titull “Musnedu’l-Ibni’l-Ebi’sh-Shejbe” (Transmetimi i Ibni Ebi Shejbes). Autori i kësaj vepre është Imam Hafidh Ebu Bekr Abdullah Ibn Ebi Shejbe (viti i vdekjes 235 hixhri / viti 849 sipas kalendarit gregorian). Ne nuk e kemi cekur këtë burim, në programet tona paraardhëse.
Transmetimi thotë se Muhammedi (s.a.u.s.) tha: “inni teraktu fikum halifetejni kamiletejni”, qëdo të thotë“unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës) të plotë”. (7) Fjalëz shtesë “kamiletejni” (të plotë) nuk gjendej në versionet e haditheve të mëparshme.
Pastaj analisti sqaron se, ndonëse vetë hadithi është i vërtetë, zinxhiri i tranmetimit të tij është i dobët, sepse transmetuesi Sherik Nehaiu, ishte një njeri me probleme.
Në në programet tona pasardhëse, do të orvatemi të sqarojmë arsyen, se përse dijetarët muslimanë kanë hedhur dyshime, mbi transmetuesin Sherik Nehaiu. Analistipër ta kuptuar sa më mirë rëndësinë e çështjes, sqaron se: “Unë them se ky hadith është i vërtetë, sepse ka dëshmitarë rreth vërtetëisë së hadithit. Për më tepër shihni veprën me titull: “Silsiletu’s-Sahiha” (Zinxhiri i Vërtetë) i dijetarit shqiptar Nasiruddin Albani. (8)
Ndonëse në zinxhirin e trasnmetimit të këtij hadithi, gjenden probleme, unë dua t’u tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar. Çështja që dua t’u tërheq vëmendjen është se, jo në të tërë zinxhirët e transmetimit e tekstit të këtij hadithi, gjenden probleme. Kjo nuk është aspak e vërtetë! Ne do të sqarojmë se cilët janë ata dy transmetues që gjenden në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi. Ata janë Sherik Nehaiu dhe Kasim Ibn Hasani. Në dashtë Allahu (s.u.t.) do të japim vlerësimin tonë, në programet tona pasardhëse, mbi këta dy transmetues.
Burimi i katërt, ku kalon ky hadith është vepra me titull: “Musannefe” (Kalsifikimi) i dijetarit Ibn Ebi Shejbe. Ky i fundit njëkohësisht, është edhe autori i veprës më titull: “Musnedi” (Transmetimi).
Muhammedi (s.a.u.s.) tha: “Inni tarikun fikum halifetejni min be’adi”, (Unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës) pas meje. Ata janë Libri i Allahut dhe Farefisi im qëështë Ehli Bejti im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther).(9)
Siç duket qartë, në këtë këtë transmetim, nuk gjendet fjalëza shtesë “kamiletejni” (të plotë), por gjendet shprehja “min be’adi” (pas meje). Atëherë këto burime, edhe këto burime na pasqyrojnë se, teksti i transmetuar nga Muhammedi (s.a.u.s.) nuk është i ndryshëm, nga burimet e mëparshme të transmetimeve.
Atëherë në këto transmetime gjenden dy shprehje shtesë, “halifetani min be’adi” (dy halife (prijës pas meje) dhe “halifetani kamiletani” (dy halife (prijës) të plotë).
Dua të sqaroj këtë çështje për ndjekësit tanë të nderuar. Ndonëse ky hadith është i vërtetë, nga këndvështrimi i dëshmitarëve dhe i transmetuesve, atëherë përse vallë dijetarët muslimanë e kanë shënuar këtë hadith si të dobët? (10)
Arsyetimet e këtyre dijetarëve, kur e shënojnë këtë hadith si të dobët janë, dy transmetuesit me probleme. Këta dy transmetues janë Sherik Nehaiu dhe Kasim ibn Hasani.
Autori i veprës me tij me titull: “Sunneti” (Sunneti) dijetari Ibn Asim Shejbani, ka botuar dy analiza. Njëra nga këto analiza, i përket dijetarit musliman shqiptar Nasiruddin Albanit dhe tjetra i përket Mjeshtër Xheuabiriut. Në botimin e analizuar, nga dijetari musliman shqiptar Nasiruddin Albani ai thotë: “Hadithi është i dobët, sepse në transmetimin e tij, gjendet Sherik Nehaiu”. Dijetari pasi ka transmetuar hadithin, shprehet kështu: “Muhammedi (s.a.u.s.) tha: “Inni tarikun fikum halifetejni min be’adi”, (Unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës) pas meje).
Ky hadith është i vërtetë. Megjithatë në transmetimin e këtij hadithi, gjenden Sherik Nehaiu, i cili kishte një kujtesë të dobët dhe Kasim Ibn Hasani, i cili ishte një njeri i dyshuar,prandaj zinxhiri i transmetimit është i dobët. (11) Duke u nisur nga kjo, themi se këta dy janëtranmetues me probleme. Pikërisht në këtë çështje shtrohet pyetja. A mos vallë transmetuesi ynë, e ka cilësuar si të dobët, sepse është gënjeshtar?
Përgjigjja: “Jo!” Përkundrazi transmetuesi ynë, është besnik sepse zotëronte cilësitë e besnikërisë dhe drejtësisë. Problemi qëndron se kujtesa e tij është e dobët, pra nuk mbante mend mirë. Dijetari musliman Ibn Haxher Askalani e ka shënuar këtë çështje. (12)
Shprehjet e tij janë: “Transmetuesi Sherik Ibn Abdullah Nehai Kufiu. Ai ka luajtur rolin e gjykatësit në Kufe, ishte një njeri besnik por gabohej shumë. Gjatë kohës kur ishte gjykatës në Kufe, kujtesa e tij ndryshoi. Por ai ishte shumë i drejtë, i ndershëm, i përkushtuar dhe kishte qëndrim të ashpër, kundër atyre që shpiknin risi në fe. (13)
Pra siç duket qartë, Sherik Nehaiu nuk është as gënjeshtar dhe as shpikës hadithesh. Ne deshëm që t’iu tërhiqnim vëmendjen në këtë çështje, duke u sqaruar ndjekësve tanë të ndëruar që të mos mendojnë se Sherik Nehaiu ishte një shpikës hadithesh. Problemi qëndron vetëm se kujtesa e tij, ishte e dobët.
Në të vërtetë Muslimi, nuk e ka shënuar këtë transmetim. Muslimi nuk kishte ndonjë dyshim mbi këtë hadith. Muslimi e transmeton këtë hadith, nga këndvështrimi i dëshmitarëve dhe i transmetuesve. Pra, kjo do të thotë se, Muslimit nuk i kanë mjaftuar këto kushte. Ai është orvatur që të zvogëlojë në maksimum, mundësinë e gabimi duke shtuar edhe transmetimet e haditheve, të transmetuara nga të tjerët.
Transmetuesi i dytë është Kasim Ibn Hasani. Fakti se, dijetari musliman shqiptar Nasiruddin Albani, thotë se ky transmetues ishte një njeri i dyshuar, është për të ardhur keq (14) Pasi kemi bërë analizat e duhura, kemi arritur në përfundimin se, dijetari Nasiruddin Albani, nuk është i saktë në vlerësimin e tij. Për shembull, duke u mbështetur në veprën e tij me titull “Thikat” (Besueshmëria) dijetari Ibn Hibbani (viti i vdekjes 354 hixhri / viti 965 sipas kalendarit gregorian). Dijetari Ibn Hibbani, e shkroi këtë vepër duke u mbështetur në njerëz tëbesueshëm. Ky i fundit në veprën e tij shprehet kështu: “Kasim Ibn Hasani e transmeton këtë hadith nga Zejd Ibn Thabiti, ndërsa ky i fundit e transmeton këtë hadith nga Rekijn Ibn Rebia”. (15)
Pra, nuk është ashtu siç thotë, dijetari musliman shqiptar Nasiruddin Albani, se Kasim ibn Hasani,është një njeri i dyshuar.Përkundrazi siç duket qartë, ky është një njeri i besueshëm. Ndoshta dijetari Nasiruddin Albani, nuk e ka zbuluar këtë të dhënë, ose ka rënë në dyshime, ose ndoshta e ka harruar. Dijetari i madh Muhammed Auuame dhe analisti i veprës me titull“Musannefi” (Klasifikimi), thotë: “Kasim Ibn Hasani ishte një njeri i besueshëm. Ai nuk ishte as një njeri i dyshuar dhe as i papranuar nga të tjerët. Ashtu siç e ka përmendur, dijetari Ibn Hibbani në veprën e tij me titull “Thikat” (Besueshmëria) edhe dijetari Ibn Shahini e përmend, këtë transmetues në veprën e tij me të njëjtin titull “Thikat” (Besueshmëria). Imam Ahmed Ibn Salih Misriu, është një dijetar tjetër musliman, që e përmend faktin se, Kasim ibn Hasani është një transmetues i besueshëm.
Atëherë, duke u mbështetur në thëniet e lartpërmendura, sipas vlerësimit tonë arrijmë në përfundimin se, përveç Sherik Nehaiut, hadithi nuk ka ndonjë problem. Më parë sqaruam se, Sherik Nehaiu nuk ishte as gënjeshtar dhe as shpikës hadithesh. Me të vërtetë, kjo është një çështje e shumë e rëndësishme, që duhet të kemi parasysh. Pra, duke u mbështetur në burimet që cituam më sipër, arrijmë në përfundimin se, ky versioni i dytë i Hadithit Thekalejn, nuk të lë asnjë mundësi për të ngritur dyshime dhe se teksti i tij është i vërtetë. Teksti i versionit të dytë të hadithit është: “Inni tarikun fikum halifetejni min be’adi”, (Unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës) pas meje).
Ky version i dytë është një nga tekstet e vërteta të Hadithit Thekalejn.
Një musliman mund të shtrojë pyetjen: “Pra, si përfundim, Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë versionin e parë të Hadithit Thekalejn, ose ka thënë versionin e tij të dytë të tij?!” Përgjigjja: “Muhammedi (s.a.u.s.) e ka thënë Hadithin Thekalejn, në versione të ndryshme në vartësi të rrethanave, kushteve dhe vendeve të ndryshme. Duke u nisur nga ky fakt, themi se gjenden versione tëndryshme të Hadithit Thekalejn. Mes ketyre teksteve, nuk ka kundërshtime, prandaj ne nuk kemi përse të kërkojmë mënyra, për të zhdukur këto kundërshtime.
Prezantuesi: “Pra, Të Tëra Transmetimet, Komentojnë Versionin e Dytë Të Hadithit Thekalejn?”
I ftuari:Allahu (a.u.xh.) iu dhëntë mirësi. Kjo çështje është e një rëndësie jetike. Secili nga këto transmetime komenton tekstin e transmetimit tjetër. Si rrjedhojë, Thekalejn është halifetejn (dy Porositë e Paçmueshme janë dy prijës) dhe halifetejn është Thekalejn (dy prijësit janë dy Porosi të Paçmueshme).
Duke dhënë shembuj të ndryshëm, ju sqaruat shumë mirë edhe versionin e dytë të Hadithit Thekalejn. Por a mund të na thoni se, ku qëndron rëndësia e Hadithit Thekalejn, në këtë version të dytë?
Tani për tani nuk dua të hyj, në sqarimin e kuptimit dhe përmbajtjes së versionit të dytë të Hadithit Thekalejn. Por dua të cek vetëm dy pika, të cilat janë të rëndësishme për këtë version.
Pika e parë: “Ka kohë që disa njerëz të paditur, shajnë dhe ofendojnë pa fund, në stacionet televizive dhe në faqet e internetit. Aludimi i tyre është: “Me të vërtetë, nëse Muhammedi (s.a.u.s.) donte të përcaktonte ndonjë imam ose prijës, pas tij “do të thoshte se, ky njeri është halifeja ime”. Aludimi i këtyre njerëzve të paditur, është se Muhammedi (s.a.u.s.) nuk e paska shqiptuar fjalëzën “halife” (prijës). Duke u nisur nga ky fakt, ata thonë se Muhammedi (s.a.u.s.) tha:“Cilido që më ka mua zotëri, ky (Aliu) është kujdestari i tij” dhe “unë po lë në mesin tuaj dy “halife” (prijës).
Le të përfytyrojmë për një çast, se këto dy thënie të hadithit nuk ekzistojnë. Secili besimtar musliman që, ka një zemër dhe intelekt të shëndoshë, që është i mëshirshëm. Ky besimtar që, di sadopak arabisht e kupton dhe e di shumë mirë se, Muhammedi (s.a.u.s.) nuk e ka lënë bashkësinë mulimane vetëm, pa ndonjë “halife” (prijës) pas tij. Si rrjedhojë Muhammedi (s.a.u.s.) tha: “Me të vërtetë, unë po lënë mesin tuaj pas meje dy “halife” (prijës). Ata janëLibri i Allahut dhe Farefisi im”. Ndërsa duke u mbështetur në një transmetim tjetër tha: “Muhammedi (s.a.u.s.) tha: “Me të vërtetë, unë po lë në mesin tuaj dy halife (prijës) të plotë pas meje”. Kjo do të thotë se, Muhammedi (s.a.u.s.) e ka rrëzuar aludimin se, pas shtegtimit të tij nga kjo botë, për në botën tjetër, e ka lënë vetëm bashkësinë muslimane. Falenderimi i takon Allahut (xh.sh.) që na ka lënë Hadithin Thekalejn (Porositë e Paçmeshme), i cili më së miri e sqaron këtë çështje.
Me të drejtë, një njeri mund të shtrojë pyetjen se, cili ose cilët janë ata që përfshihen brenda termit “Farefis”? Këtë çështje do ta shtjellojmë, në programet tona pasardhëse. Ajo që ka rëndësi është fakti se, Muhammedi (s.a.u.s.) nuk e ka lënë vetëm bashkësinë muslimane, pa caktuar ndonjë imam, halife (prijës) ose duke caktuar një njeri. Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është fakti se, Muhammedi (s.a.u.s.) ka lënë një halife (prijës) pas tij.
Ndonjëherë, njerëzit mund të thonë se, Muhammedi (s.a.u.s.) nuk e caktoi Aliun (a.s.) si halife (prijës) pas tij. Por tani për tani ajo që ka rëndësi për ne është çështja se, Muhammedi (s.a.u.s.) ka caktuar ose nuk ka caktuar ndonjë halife (prijës) pas tij. Atëherë këta njerëz të mos aludojnë se, Muhammedi (s.a.u.s.) ua ka lënë bashkësinë muslimane, bashkëkohësve të tij dhe se imami i zgjedhur nga këta të fundit, është edhe imami i Muhammedit (s.a.u.s.) Ne në programet tona paraardhëse, kemi sqaruar se caktimi i një halifeje (prijësi) nga ana e Muhammedit (s.a.u.s.) është një ndodhi. Ndërsa caktimi i një halifeje (prijësi) nga ana e bashkësisë muslimane dhe aludimi se ky halife (prijës) si një halife (prijës) i caktuar nga Muhammedi (s.a.u.s.) është një ndodhi tërëisht tjetër. Por bashkësia muslimane, ashtu siç mund të gjejë të vërtetën edhe mund të gabojë në caktimin e këtij halifeje (prijësi).
Dijetarët muslimanë janë të njëzëri, mbi çështjen se bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) nuk janë të pafajshëm. Por caktimi i një halifeje (prijësi) nga ana e Muhammedit (s.a.u.s.) do të thotë caktimi i një halifeje (prijësi) nga ana e Allahut (xh.xh.). Duke u nisur nga ky fakt, themi se dhe ky caktim është kryer nga njerëz të pafajshëm. Kjo është mençuria e parë e fshehur. Duke u mbështetur në mirësinë e këshillimit të versionit të dytë, të Hadithit Thekalejn, themi se rrëzohet aludimi se Muhammedi (s.a.u.s.) e ka lënë vetëm bashkësinë muslimane, pa caktuar ndonjë halife (prijës). Si rrjedhojë, duke u mbështetur në dy argumentët e padiskutueshëm fetarë (në Kur’anin Famëlartë dhe në Hadithet Profetike) arrijmë në përfundimin se, Muhammedi (s.a.u.s.) ka lënë pas tij, dy halife (prijës), që janë Libri i Allahut dhe Farefisi i tij. Me të drejtë ndjekësit tanë të nderuar, kërkojnë nga ne që, të sqarojmë se kush është Farefisi i Muhammedit (s.a.u.s.) Në dashtë Allahu (s.u.t.) do të sqarojmë këtë çështje, më vonë. Vallë a bën pjesë familja e bijve të Abbasit, ose e bijve të Abdulmuttalibit, ose bijtë e dikujt tjetër, brenda termit Farefisi i Muhammedit (s.a.u.s.)? Vallë a bëjnë pjesë edhe të tjerë jashtë këtyre familjeve ose njerëzve? Vallë a bëjnë pjesë bashkëshortet ose gratë e dikujt brenda këtij termi? Ose brenda termit Farefis, bën pjesë vetëm një shtresë e zgjedhur? Në dashtë Allahu (a.u.xh.) do ta sqarojmë këtë çështje më vonë. Kjo është mençuria e parë e fshehur.
Mençuria e dytë e fshehur është, dua që ndjekësit tanë të nderuar të përqendrohen në mençurinë e dytë të fshehur. Kjo mençuri është e një rëndësie të madhe jetike. Hadithi Thekalejn, i thënë nga Muhammedi (s.a.u.s.) në formën: “Me të vërtetë, unë kam lënënë mesin tuaj pas meje dy “halife” (prijës)”, mbi të cilin të tërë dijetarët muslimanë janë të njëzëri, na sqaron shumë qartë se cilët janë ata halife (prijës) që duhet t’iu bindemi duke u mbështetur në një hadith tjetër, të Muhammedit (s.a.u.s.) ku ai tha: “Alejkum bi’s-Sunneti ue’s-Sunneti’l-Hulefai’r-Rashidine’l-Mehdijjine min be’adi” (Lidhuni fort pas Sunnetit tim dhe pas meje lidhuni fort pas Sunnetit të Prijësve të Udhëzuar Hulefai’r-Rashidinë). Në këtë hadith kalon shprehja “pas meje”. Si rrjedhojë arrijmë në përfundimin se, ky version i Hadithit Thekalejn na tregon hapur se, cilët janë “Hulefai’r-Rashidine’l-Mehdijjine” (Prijësit e Udhëzuar Hulefai’r-Rashidinë). Këtu sqarohet troç se, Muhammedi (s.a.u.s.) nuk donte t’i caktonte këta si hailfe (prijës). Përsa i përket çështjes, së zgjidhjes së një halifeje (prijësi), mes zgjedhjes së këtij të fundit nga Muhammedi (s.a.u.s.) dhe mes zgjidhjes së një halifeje (prijësi) nga bashkësia muslimane, nuk besoj se gjendet ndonjë musliman me ndërgjegjje të pastër që, do të zgjidhte halifen (prijësin) e zgjedhur nga bashkësia muslimane. Atëherë arrijmë në përfundimin se, shprehja e hadithit e thënë nga Muhammedi (s.a.u.s.) në formën: “Me të vërtetë, unë kam lënë në mesin tuaj pas meje dy “halife” (prijës)”, komenton hadithin e formës: “Lidhuni fort pas Sunnetit tim dhe pas meje lidhuni fort, pas Sunnetit të Prijësve të Udhëzuar Hulefai’r-Rashidinë”.
Me të drejtë ndjekësit tanë të nderuar, mund të shtrojnë pyetjen: “Përse në një hadith Muhammedi (s.a.u.s.) ka përdorur shprehjen “halifetejni” (dy prijës)ndërsa në njëhadith tjetër ka përdorurshprehjen “Sunneti’l-Hulefai” (Sunneti i Halifeve të mi)?
Përgjigja e kësa pyetjeje është: “Brenda termit “Farefis”, nuk përfshihet vetëm një njeri i vetëm, por përfshihen shumë njerëz”. Për këtë qëllim, Muhammedi (s.a.u.s.) ka përdorur shprehjen: “Alejkum bi’s-Sunneti ue’s-Sunneti’l-Hulefai’r-Rashidine’l-Mehdijjine min be’adi” (Lidhuni fort pas Sunnetit tim dhe pas meje lidhuni fort pas Sunnetit të Prijësve të Udhëzuar Hulefai’r-Rashidinë). Termi “rashid” ose “i udhëzuar” përdoret vetëm, mbi ata njerëz të cilët nuk ndahen nga, zbatimi i mësimeve të Kur’anit Famëlartë dhe as mësimet e Kur’anit Famëlartë nuk ndahen nga ata, pra për ata njerëz që e kanë njehsuar jetën e tyre me mësimet e Kur’anin Famëlartë. Ne ua shtrojmë këtë pyetje mbarë botës muslimane. Në kërkojmë nga dijetarët e botës muslimane, që nëse kanë ndonjë argument, nga argumentët e padiskutueshëm (Kur’ani Famëlartë dhe Hadithet Profetike) të sjellin, nëse Muhammedi (s.a.u.s.) ka lënë ose ka caktuar ndonjë halife (prijës) pas tij. Ky hadith sqaron qartë se cilët janë ata njerëz, që njerëzit duhet t’u drejtohen, duan t’u zgjedhin si halife (prijës) dhe duan të jenë njëzëri mbi zgjedhjen e tyre si halife (prijës). A ka gjasa që, këta njerëz janë të përfshirë, brenda hadithit kur Muhammedi (s.a.u.s.)tha: “Alejkum bi’s-Sunneti ue’s-Sunneti’l-Hulefai’r-Rashidine’l-Mehdijjine min be’adi” (Lidhuni fort pas Sunnetit tim dhe pas meje lidhuni fort pas Sunnetit të Prijësve të Udhëzuar Hulefai’r-Rashidinë)? Muhammedi (s.a.u.s.) ka sqaruar hapur se, cilët janë prijësit e udhëzuar hulefai’r-rashidinë. Këta janë Libri i Allahut dhe Farefisi i Muhammedit (s.a.u.s.) Por, atëherë cili është Farefisi i Muhammedit (s.a.u.s.)? Në dashtë Alahu (xh.sh.) do ta sqarojmë këtë çështje më vonë.Kjo çështje është e një rëndësie të madhe.
Prezantuesi: “Çfarë mund të na thoni, mbi hadithin se halifet (prijësit) janë 12”?
I ftuari: “Në dashtë Allahu (xh.xh.) do ta sqarojmë këtë çështje më vonë. Cilët janë ata, mbi të cilët Muhammedi (s.a.u.s.) tha: “Me të vërtetë, unë po ju lë në mesin tuaj pas meje dy “halife” (prijës)” dhe “Alejkum bi’s-Sunneti ue’s-Sunneti’l-Hulefai’r-Rashidine’l-Mehdijjine min be’adi” (Lidhuni fort pas Sunnetit tim dhe pas meje lidhuni fort pas Sunnetit të Prijësve të Udhëzuar Hulefai’r-Rashidinë). Vallë, a e ka përcaktuar Muhammedi (s.a.u.s.) numrin e këtyre halifeve (prijësve)?
Përgjigja: Muhammedi (s.a.u.s.) ka përcaktuar numrin dhe cilësitë e tyre: “Halifet pas meje do të jenë 12. Imamët pas meje do të jenë 12. Emirët pas meje do të jenë 12”.Këto cilësi përdoren vetëm, mbi ata njerëz të cilët nuk ndahen nga, zbatimi i mësimeve të Kur’anit Famëlartë dhe as mësimet e Kur’anit Famëlartë nuk ndahen nga ata,pra për ata njerëz që e kanë njehsuar jetën e tyre me mësimet e Kur’anin Famëlartë. Këta njerëz përbëjnë Farefisin e Muhammedit (s.a.u.s.). Si rrjedhojë ne duhet të hetojmë dhe të njohim termin Farefis, i cili mbështetet në sqarimet dhe cilësitë e lartpërmendura nga Muhammedi (s.a.u.s.) Pra bëhet fjalë, për termin Farefis, për të cilin Hadithi Thekalejn thotë se, janë ata njerëz, të cilët nuk ndahen nga, zbatimi i mësimeve të Kur’anit Famëlartë dhe as mësimet e Kur’anit Famëlartë nuk ndahen nga ata.
Unë dua që të tërheq vëmendjen e ndjekësve tanë të nderuar, mbi këto të vërteta. Tani dua të ritheksoj një të vërtetë, të cilën e kam përmendur para shtatë ose tetë muajve. Atëherë thamë kështu: “Ne mbështetemi mbi bazat e besimeve të Shkollës së Ehli Bejtit. Gjithashtu ne, mbështetemi edhe mbi të tëra të vërtetat e tjera si ato të Mjaftueshme dhe Dritat e Tjera. Pra, nuk mbështetemi vetëm mbi bazat e besimeve të Shkollës së Ehli Bejtit, por mbi të tëra bazat e shëndosha, nga këndvështrimi i muslimanëve të mbarë botës. Ne besojmë se,Muhammedi (s.a.u.s.) ka sqaruar gjithçka që duhej sqaruar, në mënyrën më të bukur. Falenderimi i takon Allahut (s.u.t.) i Cili ka bërë të mundur, përcjelljen e këtyre të dhënave, nga burimet e Shkollës së bashkëkohësve të Muhammedit (s.a.u.s.). Ndonëse qëndrimi dhe lidhjet emeuiste, janë orvatur që t’i zhdukin këto të vërteta. Falenderimi i takon Allahut (a.u.xh.) që muslimanët nuk kanë mbajtur një qëndrim të tillë. Qëndrimi i mbajtur nga shumica e muslimanëve, nuk i përket qëndrimit shfarosës emeuist.
Në dashtë Allahu (xh.sh.) do ta sqarojmë këtë çështje më vonë, me hollësi. Autori Ibn Tejmijje, nëveprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Afrimi me Sunnetin e tëDërguarit) fillimisht e transmeton Hadithin Thekalejn. Fjalëza e hadithit që kalon në “Sahihu’l-Muslimi” (Hadithet e Vërteta të Muslimit) i përket Zejd Ibn Erkamit. Ky i fundit transmeton se: “Një ditë Muhammedi (s.a.u.s.) për të na mbajtur hutbe, u ngrit në këmbë në vendin e quajtur Gadiru’l Humi, afër një vije uji. Ky vendndodhet mes Mekkës dhe Medinës dhe tha:“Kini kujdes, pas meje o xhemaat! Unëjam vetëm një njeri. E marr me mend se Allahu, më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja). Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmueshme. Njëra nga ato, është Libri i Allahut (Kur’ani) i cili përmban udhën e drejtë dhe dritë. Merreni Librin e Allahut dhe lidhuni fort pas tij!” Më pas Muhammedi (s.a.u.s.) tregoi rëndësinë e madhe të Librit të Allahut dhe tha që të kemi kujdes, në zbatimin e tij. Më pas vijoi: “Më pas, (po ju lë) edhe Ehli Bejtin tim... Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim!”. (16) Shihni shënimin që, gjendet poshtë këtij transmetimi: “Kjo fjalëz, na argumenton se Kur’ani Famëlartë është i vetmi burim, tek i cili ne duhet të lidhemi fort dhe ai që lidhet fort pas Kur’anit Famëlartë nuk do të shmnaget kurrë!” Fjalët e këtij transmetimi, na këshillojnë vetëm që të ushqejmë dashuri ndaj farefisit të pastër. (17)
Siç duket qartë Ibn Tejmijje, i ka lënë në hije dhe i ka hedhur mënjanë të tëra çështjet që në përmendëm më sipër. Ja pra kjo është qasja emeuiste.
Më pas Ibn Tejmijje, në veprën e tij thotë: “Përsa i përket transmetimit të Tirmidhiut “Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri”Kur iu shtrua pyetja Ahmed Ibn Hanbelit se, si mendon ai mbi transmetimin: “Farefisi im qëështë Ehli Bejtim im”, ai qenka përgjigjur se, ky transmetim është i dobët. Shumë dijetarë e kanë cilësuar, këtë transmetim si të dobët”. (18)
Ne në dy programet tona paraardhëse, kemi përmendur burime të ndryshme të Hadithit Thekalejn. Por aludimi i Ibn Tejmijjes është një mashtrim, është një gënjeshtër. Ka dy qëndrime të mundshme mbi Ibn Tejmijjen. I pari është se, ky njeri edhe pse atëherë “cilësohej” si Dijetari më i Mirë Musliman, në të vërtetë është një i paditur dhe një fanatik. Kjo e ul atë në nivelin e të Paditurit më të Madh. I padituri Ibn Tejmijje nuk e ka ditur ose nuk e ka mësuar se ky transmetim i Hadithit Thekalejn, është vërtetuar nga shumë burime të vërteta, nga ana e dijetarëve muslimanë që, janë të njëzëri mbi këtë çështje.
Qëndrimi i dytë është se, ky njeri është i varur nga qasja emeuiste, e cila konsiston se gjithçka që ka të bëjë meShkollën e Ehli Bejtit, ose është gënjeshtër ose është e diçka e shpikur.
Ne gjithmonë i kemi ndarë nga të tjerët, dijetarët që zotërojnë një intelekt dhe qasje emeuiste, si Ibn Tejmijje, Ibn Kajjimi dhe Ibn Kethiri. Duke u bazuar në këtë këndvështrim, ata do të ringjallen bashkë me bijtë e Umejjes (emeuitë). Sepse sipas hadithit: “Ai që do një njeri, do të ringjallet me të, në Ditën e Kijametit”. Këta dijetarë e kanë shfaqur hapur, në veprat e tyre dashurinë për emeuitë. Ndërsa ne duam që të ringjallemi me atanjerëz, të cilët nuk ndahen nga Muhammedi (s.a.u.s.) dhe nga zbatimi i mësimeve të Kur’ani Famëlartë dhe as mësimet e Kur’anit Famëlartë nuk ndahen nga ata, pra për ata njerëz që e kanë njehsuar jetën e tyre me mësimet e Kur’anin Famëlartë.
Nuk është e saktë që, disa dijetarë muslimanë si Ibn Tejmijje dhe Ahmed Ibn Hanbel e kanë cilësuar këtë transmetim si të dobët. Sipas këndvështrimit të Ibn Tejmijjes, i bie që dijetarët muslimanë si Ibn Hibbani dhe Ibn Shejbeja i kanë kuptuar gabim, këto transmetime dhe vetëm Ibn Tejmijje i paska kuptuar drejtë! Iu drejtohem atyre të cilëve e kanë ngritur atë në piedestal, saqë e kanë“cilësuar”si Dijetari më i Mirë Musliman i asaj kohe! Në të vërtetë ai është dijetari musliman, që zotëron qasje emeuiste. Madje disa dijetarë ua kanë kthyer përgjigjen ashtu siç duhet.
Ndjekësit tanë të nderuar, do të kuptojnë më vonë, arsyen e mosshënimit nga ana e Buhariut, të Hadithit Thekalejn dhe shprehjes që ka të bëjë me të. Kjo është një pyetje që, është pyetur historikisht. Ndjekësit e Buhariut dhe ata si Buhariu, e kanë për detyrë t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Si ka mundësi që, Buhariu ta ketë lënë mënjanë, një hadith të një rëndësie jetike dhe i transmetuar nga kanale të ndryshme të vërteta? Vallë përse, Buhariu e ka lënë mënjanë këtë hadith? Ku qëndron problemi? Ne nuk duam, t’u japim përgjigje këtyre pyetjeve. Por duam të sqarojmë disa të vërteta. Vallë përse, Muslimi ka transmetuar vetëm këtë version të Hadithit Thekalejn? Përse ka shënuar vetëm versionin, që ndan Kur’anin Famëlartë nga Ehli Bejti ku thuhet: “Lidhuni fort pas Kur’anit dhe ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim”? Kur në programin tonë, t’u vijë radha pengesave dhe problemeve që, janë përmendur kundër Hadithit Thekalejn, do t’u japim përgjigje edhe këtyre pyetjeve.
Prezantuesi: “Zotëri, ju keni paraqitur vetëm dy versionet e Hadithit Thekalejn. Vallë a gjendet edhe versioni i tretë i tij?
Tani, dua t’i tërheq vëmendjen e ndjekësve tanë të nderuar, mbi versionin e tretë dhe mbi pikat që kanë të bëjnë me version e tretë, të Hadithit Thekalejn. Ky version, jo vetëm që përmban parimet më të larta, por në të njjëtën kohë përmban edhe një element të një rëndësie jetike. Ky element i rëndësisë jetike është shprehja: “O ju njerëz. Unë kam lënë në mesin tuaj një gjë, që për sa kohë që ju do t’i përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë”. Si rrjedhojë shprehja “nëse e zbatoni dhe nëse i përmbaheni” nuk do të thotë: “ta doni, ta respektoni, ta përmendni ose ta madhëroni!”
Kur u referohemi transmetimeve, gjejmë shprehjen: “një litar i zgjatur”, e cila ka kuptimin, “nëse ju lidheni fort pas këtij litari nuk do të shmangeni kurrë” dhe nuk ka kuptimin “nëse ju e doni këtë litar!”
Ndërkohë disa njerëz në stacionet televizive të pacipa, dalin dhe thonë: “Ne e duam Ehli Bejtin. Por ju nuk e zbatoni Sunnetin e të dërguarit të Allahut, Muhammedit (s.a.u.s.) Sunneti i Muhammedit (s.a.u.s.) konsiston në mbështetjen, në Farefisin e tij të Pastër. Dijetarët muslimanë janë të njëzëri, se për sa kohë që ju, nuk ushqeni dashuri ndaj Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.) cilësoheni që keni dalë jashtë feje. Por a është kjo, një çështje ku kemi mundësi zgjedhjeje, ose është një çështje e cilësuar si një çështje mirësie dhe begatie? Ajeti 17 i Sures Huxhurat thotë: “Ata të përmendin ty (mirësinë) sepse kanë pranuar Islami. Thuaj: “Mos ma përmendni mua, që keni pranuar Islami, nëse jeni të sinqertë. Allahu ua ka dhuruar mirësi, kur iu udhëzoi në besim, nëse jeni nga ata që flasin të vërtetën”. Kur’ani Famëlartë, Muhammedi (s.a.u.s.) dhe Ehli Bejti u kanë dhuruar mirësi. Për sa kohqë që ju, nuk ushqeni dashuri ndaj Muhammedit (s.a.u.s.) cilësoheni që keni dalë jashtë feje. Ndjekja e Sunnetit të Muhammedit (s.a.u.s.) dhe besimi në pafajësinë e tij, është një çështje tjetër hetimi. Për sa i përket, kontekstit të dashurisë ndaj Ehli Bejtit, themi se:“Të tërëne e duam Ehli Bejtin”! Por ndërsa ju aludoni se, ushqeni dashuri ndaj Ehli Bejtit, na akuzoni se ne nuk përdorim emrat e këtij ose të atij halifeje (prijësi) dhe orvateni që të krijoni probleme. Duke u nisur nga ky fakt, atëherë përse ju (o uehhabi) nuk i përdorni emrat e Ehli Bejtit?! Mund të më tregoni nëse ju, i përdorni emrat e Ehli Bejtit si Xheuad, Taki dhe Riza? Ndonëse rrallëherë, ju përdorni emrat Hasan dhe Husejn. Por shpeshherë përdorni emrat si Jezid dhe Ebu Sufjan! Shihni njëherë emrat tuaj, pastaj flisni...
Ne rikthehemi nëçësthjen tonë dhe vazhdojmë sqarimin mbi lidhjet e metodës emeuiste. Asnjëri nga ata, nuk mund të më thotë që të marr si pikë referimi Turqinë, ose Shtetet Arabe të Afrikës Veriore si Egjipti ose Maroku. Jo! Jo! Këto shtete muslimane janë të lidhura me besimin e Shkollës së Sahabeve dhe u përkasin Shkollës së Besimit të Ehli Sunnetit. Në shumë çështje, mendojmë njëlloj si ata. Mosmarrëveshja jonëështë me ata njerëz, qëndjekin metodat emeuiste dhe metodat e Ibn Tejmijjes. Mosmarrëveshja jonë është pikërisht me këta njerëz, që orvaten të përhapin këto mendime të rrezikshme.
Ja ku po sjell një shembull tipik uehhabi: “Libri i Allahut është gjëja e vetme, me të cilën jemi urdhëruar që të lidhemi fort. Për sa i përket Ehli Bejtit, ne jemi të këshilluar që t’i duam fëmijtë e Muhammedit (s.a.u.s.) farefisin e tij sepse u përkasin Ehli Bejtit”.
Shihni burimet që kanë të bëjnë me këtë fushë, sepse ne nuk kemi hapësirën dhe kohën e duhur, që t’i shikojmë tani këta burime. Vepra me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’l-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) e dijetarit musliman shqiptar Shejh Albanit, është një burim, i cili ka transmetuar këtë hadith.
Thëniet e dijetarit musliman shqiptar janë: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj një porosi, që nëse lidheni pas pas nuk do të shmangeni. Kjo porosi është Libri i Allahut dhe Farefisi im qëështëEhli Bejti im”. Unë them se ky është një hadith i vërtetë. (19)
Megjithatë Ibn Tejmijje e ka shënuar këtë hadith, kundër nesh dhe ka thënë: “Dijetarët muslimanë e cilësojnë këtë transmetim si të dobët. Shprehja Kur’ani Famëlartë dhe Ehli Bejti im, nuk shfaqin asgjë të vërtetë”.
Këtu nuk kalon fjalëza “të dashurit tuaj”, por kalon folja “ehadhtum” (lidhuni)”. Këtu ndiejmë nevojnë të sqarojmë se folja arabe “ehadhe” në shqip ka kupime të ndryshme si “marr, lidhem dhe dua”.
Tani le të mbështetemi në thëniet e Ibn Tejmijjes. Ai thotë: “Për sa u përket shprehjes së transmetuar nga Tirmidhiu: “Farefisi im qëështë Ehli Bejti im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua”, cilësohen si transmetim i dobët nga ky ose ai dijetar”.
Ibn Tejmijje vijon: “Kjo fjalëz na argumenton se, Libri i Allahut është gjëja e vetme, me të cilën jemi urdhëruar që të lidhemi fort, në mënyrë që të mos shmangemi”. (20)
Por me herët sqaruam se, dijetari musliman shqiptar Shejh Albani, e ka cilësuar këtë hadith si të vërtetë. Burimi i parë ku ka kaluar hadithi, është kjovepër.
Burimi i dytë, ku ka kaluar hadithi, është vepra me titull: “It’hafu’l-Hireti’l-Muhreti bi’z-Zeuiadi’l-Mesanidi’l-Ashere” (Kushtimi i Karakterit të Përcaktuar në Shtimin e Dhjetë Zinxhirëve) i Imam Ahmed Busejriut. Transmetimi është kështu: “Muhammedi (s.a.u.s.) pyeti:“A dëshmoni se Allahu (a.u.xh.) është Zoti juaj?” Ata thanë: “Po dëshmojmë”.
Më pas Muhammedi (s.a.u.s.) pyeti: “A dëshmoni se Allahu dhe i dërguari i tij, janë më të shtrenjtë për ju se vetë ju”? Ata thanë: “Po dëshmojmë”.
Më pas Muhammedi vijoi duke pyetur: “Cilido që më ka mua zotëri, ky është zotëruesi i tij. Unë po ju lë në mesin tuaj, dy gjëra që, për sa kohë që ju do t’i përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë. Ata janë Libri i Allahut, maja e të cilit gjendet në duart e Allahut dhe tjetra është Ehli Bejti im, maja e të cilit gjendet në duart tuaja”.
Pastaj, dijetari musliman shqiptar Shejh Albani, tha se Is’haku e ka cilësuar këtë hadith si të vërtetë. (21)
O muslimanë! Këtu duket qartë se, mashtruesi i paditur Ibn Tejmijje me qasjen e tij emeuiste, thotë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadihi nuk është i vërtetë. Gjithashtu ai thotë se, dijetarët muslimanë e cilësojnë këtë transmetim si të dobët. Por Imam Ahmed Busejriu thotë se, Is’haku e ka transmetuar këtë hadith me një zinxhir të vërtetë transmetimi. O muslimanë, ja pra cili ështënë të vërtetë Ibn Tejmijje, i padituri ose i Padituri më i Madh, ose fanatiku armik i Ehli Bejtit dhe “dijetari” me qasjen e tij emeuiste.“O Ali! Vetëm hipokritët mund të të përbuzin ty!”
Një burim tjetër ku kalon hadithi, është vepra me titull “Xhamiu’l-Kebiri” (Koleksioni i Madh) i Imam Tirmidhiut. Tirmidhiu transmeton nga Xhabir Ibn Abdullahu se ky i fundit thotë: “Kam parë Muhammedin (s.a.u.s.) në ditën e Arefesë gjatë Haxhxhit, që kishte hipur me devenë e tij të quajtur Kasue, duke mbajtur hutbe dhe po thoshte: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj dy gjëra, që nëse u përmbaheni nuk do të shmangeni kurrë. Ata janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Ky transmetim është i vërtetë për të tjerët. (22)
Dijetar Sindiu mbi komentimin e fjalëzës “Farefsi im” sqaron: “Me sa duket, Muhammedi (s.a.u.s.) për sa kohë ishte në këtë botë, ashtu siç ka bërë sundues Kur’anin Famëlartë pranë vetes së tij, ka bërë sundues edhe Ehli Bejtin pranë tij. Pas shtegtimit të Muhammedit (s.a.u.s.) nga kjo botë, duket sikur Kur’ani Famëlartë dhe Ehli Bejti kanë kaluar në vendin e tij. Por kalimi i farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.) në vendin e këtij të fundit, është një çështje e dashurisë sëdomosdoshmëri fetare, ndaj Ehli Bejtit”. (23)
Duke u nisur nga kjo themi se, cili ishte roli i Muhammedit (s.a.u.s.) është edhe roli i farefisit të tij. Nuk arrij ta kuptoj dot se, cili ishte qëllimi i Ibn Tejmijjes kur ka thënë se, kalimi i farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.) në vendin e këij të fundit do të thotë vetëm shprehja e dashurisë ndaj tij. Shihni qartë se si e kanë përulur kaq poshtë, kuptimin ndaj rolit të Muhammedit (s.a.u.s.) Për sa kohë që, Muhammedi (s.a.u.s.) ishte në këtë botë, ishte imami i mbarë besimtarëve dhe bashkësisë muslimane. Si rrjedhojë duke u mbështetur në veprën me titull:“Usulu’l-Kafi” (Stili i Mjaftueshëm) thuhet se, kur Imam Aliut (a.s.) iu shtrua pyetja: “Atëherë ti je i dërguari i Allahut?” Imam Aliu (a.s.) u përgjigj: “Dua të shoh se si nëna jote, ulet mbi xhenazenë tënde, duke të të vajtuar! Unë jam vetëm një rob, nga robërit e të dërguarit të Allahut, Muhammedit (s.a.u.s.)” Ky pra, është besimi ynë për Muhammedin (s.a.u.s.) dhe për Imam Aliun (a.s.)
Prezantuesi: “Ju faleminderit, i Nderuari Zoti Kemal Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur nga ju. Do të shihemi në programin tonë pasardhës.
Es-Selamu Alejkum ue Rahmettullahi ue Berekatuhu.
1. Ebu Bekr Ahmed Ibn Umer Ibn Asimi, “Sunneti” (Sunneti), vëll. 2, fq.1021, Analiza dhe Shënimi i Kryer nga Doktor Basim Ibn Fejsal Xheuabiriu, Rijad, Botimi i tretë 1426.
2. Ebu Bekr Ahmed Ibn Umer Ibn Asimi, “Sunneti” (Sunneti), vëll. 2, fq. 1021, Hadithi Nr: 1593 Analiza dhe Shënimi i Kryer nga Doktor Basim Ibn Fejsal Xheuabiriu, Rijad, Botimi i tretë 1426.
3. Ebu Bekr Ahmed Ibn Umer Ibn Asimi, “Sunneti” (Sunneti), vëll. 2, fq. 1021, Hadithi Nr: 1594 Analiza dhe Shënimi i Kryer nga Doktor Basim Ibn Fejsal Xheuabiriu, Rijad, Botimi i tretë 1426.
4. Ky është vetëm një vlerësim, për një dijetar të shkencës së hadithit, i cili nuk përfshin kujtesën e transmetuesit, por përfshin vetëm drejtësinë e tij.
5. Hafidh Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i Të Fshehtave Të Përcjellura Tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit Të Të Dërguarit të Allahut Dhe Ehli Sherifit), vëll. 1, fq. 350, Analiza e Kryer nga Halid Ibn Ahmed Babtejni, Shtëpia Botuese Islame, vëll. 1, fq.350.
6. Ne do të sqarojmë pak më vonë, kuptimin e kësaj fjalëze.
7. Imam Hafidh Ebu Bekr Abdullah Ibn Ebi Shejbe “Musnedu’l-Ibni’l-Ebi’sh-Shejbe” (Transmetimi i Ibni Ebi Shejbes), vëll. 1, fq. 108, Analiza e Kryer nga Adil Ibn Jusuf Azaziu dhe Ahmed Ferid Mezidiu, Shtëpia Botuese “Atdheu”, Rijad, (viti 1418 hixhri / viti 1997 sipas kalendarit gregorian), botimi i parë.
8. Imam Hafidh Ebu Bekr Abdullah Ibn Ebi Shejbe “Musnedu’l-Ibni’l-Ebi’sh-Shejbe” (Transmetimi i Ibni Ebi Shejbes), vëll. 1, fq. 108, Analiza e Kryer nga Adil Ibn Jusuf Azaziu dhe Ahmed Ferid Mezidiu, Shtëpia Botuese “Atdheu”, Rijad, (viti 1418 hixhri / viti 1997 sipas kalendarit gregorian), botimi i parë.
9. Imam Hafidh Ebu Bekr Abdullah Ibn Ebi Shejbe “Musannefe” (Klasifikimi), vëll. 16, fq.426, Analiza nga Muhammed Auuameja.
10. Në shkencën e hadithit, termat “dëshmitar” dhe “ndjekës” kanë kuptime të ngjashme me njëri-tjetrin. Si rrjedhojë, ndodh që ndonjëherë vetëm një transmetues i vetëm, transmeton të tërë hadithin, pra kryhet vetëm nga një njeri. Ky hadith, i transmetuar nga një muhaddith i vetëm, duhet të analizohet në përmbledhjet e haditheve. Kjo analizë në metodolodjinë e hadithit, quhet reputacion. Kur kësaj analize i shtohet edhe një analizë tjetër, nga një muhaddith tjetër, atëherë themi se analiza e ka përmbushur qëllimin e saj.
11. Ebu Bekr Ahmed Ibn Umer Ibn Asimi, “Sunneti” (Sunneti), vëll. 2, fq. 1021, Analiza dhe Shënimi i Kryer nga Dijetari Musliman Shqiptar Shejh Nasiruddin Albani, fq. 345.
12. Dijetari musliman Ibn Haxher Askalani, “Takribu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Udhëzimit) Analiza dhe Shënimi i kryer nga Ebu’l-Eshbal Sagir Ahmed Shagif Pakistanezi, Parathënia nga Bekr Ibn Abdullah Ebu Zejdi, Shtëpia Botuese e Kryeqytetit, Rijad, (viti 1416 hixhri / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), botimi i parë, Arabia Saudite.
13. Dijetari musliman Ibn Haxher Askalani, “Takribu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Udhëzimit) Analiza dhe Shënimi i kryer nga Ebu’l-Eshbal Sagir Ahmed Shagif Pakistanezi, Parathënia nga Bekr Ibn Abdullah Ebu Zejdi, Shtëpia Botuese e Kryeqytetit, Rijad, (viti 1416 hixhri / viti 1995 sipas kalendarit gregorian), botimi i parë, Arabia Saudite.
14. Kur është vetëm një transmetues i vetëm quhet “Mukil” (I Mençur), ndërsa kur sqarohet emri i dy ose më shumë transmetuesve të drejtë në këtë transmetim, nëse as këta transmetues dhe as të tjerët nuk e stimulojnë dhe nuk e motivojnë, atëherë kjo gjendje quhet “gjendje e dyshimtë”.
15. Ibn Hibbani, “Thikat” (Besueshmëria), vëll. 2, fq. 439, Botuesi i Veprës Është Ibrahim Shemsuddini dhe Turki Ferhan Mustafai, Shtëpia Botuese Muhammed Ali Bejduni, Shtëpia Botuese e Librave Shkencorë, (viti 1419 hixhri / viti 1998 sipas kalendarit gregorian) botimi i parë.
16. Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit), Libri i Virtyteve të Sahabëve, Kreu i Virtyteve, Shtëpia Botuese Ali, fq. 36-37.
17. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Afrimi me Sunnetin e të Dërguarit), vëll. 4, fq. 300.
18. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Afrimi me Sunnetin e të Dërguarit), vëll. 4, fq. 300.
19. Dijetari Musliman Shqiptar, Shejh Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’l-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta), vëll. 4, fq. 355.
20. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Afrimi me Sunnetin e të Dërguarit), vëll. 4, fq. 300.
21. Imam Ahmed Busejriu, “It’hafu’l-Hireti’l’Muhreti bi’z-Zeuaidi’l-Ashere” (Kushtimi i Karakterit të Përcaktuar në Shtimin e Dhjetë Zinxhirëve), Analiza nga Adil Ibn Se’adi, vëll. 9, fq. 279.
22. Imam Tirmidhiu, “Xhamiu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), Analiza nga Dijetari Musliman Shqiptar, Shuajb Arnauti, vëll. 6, fq. 335, Shtëpia Botuese “Shpallja Botërore”, botimi i parë.
23. Imam Tirmidhiu, “Xhamiu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), Analiza nga Dijetari Musliman Shqiptar, Shuajb Arnauti, vëll. 6, fq. 335, Shtëpia Botuese “Shpallja Botërore”, botimi i parë.