Dijetarët e Kur’anit diskutojnë rreth tefsirit të Kur’anit në një konferencë në Marok
Konferenca e Tretë Ndërkombëtare e Dijetarëve Kur'anor u zhvillua në Marok.
Konferenca filloi në qytetin Fez të Marokut ditën e enjte, më 9 Prill 2015 dhe përfundojë të shtunën, më 11 Prill 2015, njoftoi faqja Minara website.
Studiuesit në fushën e shkencave Kur'anore dhe të Tefsirit (interpretimi, komentimi i Kur’anit) nga Maroku dhe një numër i vendeve të tjera arabe dhe muslimane morën pjesë në këtë ngjarje ndërkombëtare.
Konferenca është organizuar nga Instituti Shkencor Kërkimor Mubdi i Marokut në bashkëpunim me Shoqatën e Dijetarëve al-Muhammadija.
Në këtë konferencë shkencore u diskutuan çështje që lidhen me shkencën e tefsirit, që sot është një prioritet në studimet Kur'anore.
Një Seminar Arsimor dhe një Panair Libri, gjithashtu, janë mbajtur në margjinat e konferencës.