Politikani libanez: Vetëm Izraeli përfiton nga agresioni i Arabisë në Jemen
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Islamike Teuhid të Libanit, Shejh Balal Shaban bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ajrore Saudite në Jemen, duke thënë se vetëm Izraeli përfiton nga situata në Jemen.
Agresioni i Arabisë Saudite dhe i aleatëve të saj kundër Jemenit duhet të ndalet sepse regjimi sionist është përfituesi i vetëm i sulmeve, tha të mërkurën Shejh Shabani.
Ai i përshkroi sulmet Saudite në Jemen si një luftë me porosi dhe tha: Këto sulme kanë për qëllim dobësimin e Botës Arabe dhe duke e mbajtur vëmendjen e arabëve jashtë armikut sionist, pra kjo luftë nuk është në interes të arabëve dhe muslimanëve, as të muslimanëve sunnitë as të muslimanëve shiitë, por i shërben vetem, regjimin sionist.
Arabia Saudite është duke e sulmuar Jemenin për të shtatën ditë për të rivendosur pushtetin e presidentit të Jemenit, Abd Rabbuh Mansur Hadi, një aleat i ngushtë i Riadit. Sulmet ajrore Saudite kanë vrarë të paktën, 198 vetë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe plagosën qindra të tjerë.
Abd Rabbuh Mansur Hadi dha dorëheqje në muajin janar dhe refuzoi të rishqyrtojë vendimin, pavarësisht thirrjeve nga revolucionarët e Lëvizjes Ansarullah të Huthit.
Pavarësisht pretendimeve të Riad-it që ai thotë se është duke bombarduar pozicionet e luftëtarëve të Ansarullahut, avionët luftarakë sauditë kanë shkatërruar, rrafshuar zona banimi dhe infrastrukturën civile.
Pesë shtete të Gjirit Persik - Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni, Katari dhe Kuvajti - dhe Egjipti, që ndihmohen edhe nga Izraeli dhe të mbështetura nga SHBA-ja janë bashkuar në luftë kundër Jemenit, sipas një deklaratë të përbashkët të lëshuar të enjten.
Presidenti amerikan, Barak Obama e autorizoi dhënien e mbështetjes logjistike dhe të inteligjencës të operacioneve ushtarake, tha të mërkurën zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Bernadette Meehan.
Ajo shtoi se ndërsa forcat amerikane nuk janë duke ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta ushtarake në Jemen, por Washingtoni kishte hartuar një Plan të përbashkët me Arabinë Saudite për të koordinuar mbështetjen ushtarake dhe të inteligjencës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burimi: FNA