İslamofobe

Mijëra muslimanë, hebrenj dhe të krishterë marshuan së bashku për paqe në Bruksel, Belgjikë

Mijëra muslimanë, hebrenj dhe të krishterë marshuan së bashku në Bruksel të dielën, duke e dërguar një mesazh të unitetit ndërfetar, promovimin e paqes në komunitetin belg.

Rreth 5.000 njerëz u mblodhën në qendër të Brukselit për të marrë pjesë në një marshim duke bërë thirrje për paqe dhe tolerancë mes besimeve fetare.

Duke ecur dorë për dore nëpër rrugët e Brukselit, marshuesit denoncuan rritjen e dhunës, veçanërisht në Lindjen e Mesme, si dhe sulmet e kohëve të fundit në Paris, Kopenhagë dhe në qytete të tjera Perëndimore.

Ne të gjithë duhet të bëjmë diçka për t’u ndaluar ky radikalizëm i ri qoftë përmes indoktrinimit nga imamët e caktuar, të indoktrinimit nga priftërinjtë apo indoktrinimi në burgje, sepse shumica vjen nga burgjet, kështu që ne të gjithë duhet të përpiqemi për të siguruar që mbikqyrja e të rinjve të jetë sa më e mirë, tha Nour Eddine Ismaili, Kryetari i Muslimanëve të Belgjikës.  

Është shumë e rëndësishme për të treguar solidaritet dhe për të përcjellë një mesazh për të gjitha vendet, veçanërisht vendet arabe, në mënyrë që të jetojmë së bashku është praktikuar në të gjithë botën, tha Simon Nexhm, i cili është presidenti i komitetit mbështetës për të krishterët e Lindjes.

Marshimi ofroi një simbol të unitetit mes të gjitha besimeve kundër dhunës të kryer nga disa grupe në emër të fesë.

Gjithashtu, marshimi erdhi një ditë pasi rreth 1000 muslimanë, hebrenj dhe të krishterë formuan një zinxhir njerëzor rreth sinagogës të Kopenhagës, ku një roje vullnetar i sigurisë u vra muajin e kaluar.