İran

Ceremonia e zisë për Imam Huseinin (a.s.) u zhvillua në prani të udhëheqësit, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei

Ceremonia e Zisë për Imam Huseinin (a.s.) ka filluar nga e hëna në mbrëmje në prani të udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei.
    Sipas Shërbimit Botëror (IRIB World Service), Ceremonia e Zisë për Imam Huseinin (a.s.) dhe shokët e tij besnikë u zhvillua në Husseinijen e  Imam Khumeinit e cila është e ngjitur me shtëpinë e udhëheqësit. 
    Ceremonia u ndoq nga krerët e tri degëve qeveritare, nga një numër i zyrtarëve dhe mijëra dashamirëve të Ehli-Bejtit, nga shtresa të ndryshme të shoqërisë.

    Predikuesi i ceremonisë foli për disa nga karakteristikat dhe qëllimet e Kryengritjes së Ashures dhe pastaj vazhduan lavdërimet për të pastërtit, të pagabueshmit nga Ehli-Bejti, duke recituar elegji në përkujtim, lavdërim të Imam Huseinit (paqja qoftë mbi të).
    Kjo ceremoni do të vazhdojë deri në mbrëmjen e ditës së xhuma apo të premte, më 11 të muajit Muharrem, sipas Hixhretit, apo sipas Kalendarit Islam, që korrespondon me datën 15 nëntor 2013.