Sejjid Hasan Nasrullahu: “Ku Humbi Vendosmëria Juaj e Prerë në Palestinë?”
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrullahu dha një deklaratë rreth ngjarjeve që po ndodhin në Gadishullin Arabik, duke e nisur nga Jemeni
Lajmi i Lindjes së Afërt (Y.D.H): Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut Sejjid Hasan Nasrullahu, dha një deklaratë, të publikuar drejtpërdrejt në televizionet Mejadin dhe Menar ku tha se:
Çdo libanez ka të shprehë opinionet e tij, rreth popullit jemenas dhe rreth luftës së nisur në Jemen. Ne në përgjithësi, e kemi shprehur vonë qëndrimin tonë rreth Libanit. Por është interesant fakti se një orë pa kaluar nga sulmi kundër Jemenit, Se’ad Hariri shpalli qëndrimin e tij në mbështetje të këtij sulm kundër Jemenit, ku ai qortoi popullin jemenas dhe ndërhyrjen iraniane në rajon.
Ashtu siç ka të drejtë çdo njeri që të shprehë hapur opinionin e tij edhe ne kemi të drejtë të shprehim hapur opinionin tonë në një mënyrë të arsyeshme. Por shpresoj se, mosmarrëveshjet e reja që dolën nga zhvillimet në Shtetet e Gjirit Persik, nuk do të bëhen shkas për tensione, nuk do të ndikojnë në çështjet qeveritare dhe jo qeveritare dhe se askush nuk do të shtyjë Libanin drejt një krize të re.
Pikë së pari, dua të cek dialogun tonë të brendshëm dhe çështjet në Gjykatën Ndërkombëtare të Refik Haririt. Ne, që në fillim shfaqëm gatishmërinë tonë për të bërë dialog me Partinë e së Ardhmes, më qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e interesave të Libanit. Qëllimi i këtij dialogu ishte i arsyeshëm.
Synimi i këtij dialogu ishte zbutja e krizës politike, parandalimi i shkatërrimit të shtetit libanez dhe parandalimi i krijimit të grupeve opozitare. Fillimisht disa qarqe brenda dhe jashtë Partisë së të Ardhmes e kundërshtuan këtë dialog, derisa u orvatën dhe ende orvaten që të sabotojnë këtë dialog.
Madje disa njerëz e çuan këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare, ku është tërësisht e mundur që të shihen dëshmitë e tyre në këtë Gjykatë. Por ne nuk i kushtojmë rëndësi këtyre veprimeve. Ne do të vazhdojmë këtë dialog, për sa kohë që i shërben interesave kombëtare libaneze. Ne do të bëjmë durim ndaj këtyre fjalëve të këtyre njerëzve provokues. Ne u kërkojmë popullit luftarak libanez, që të mos ua vërë veshin këtyre fjalëve dhe të bëjë durim.
Synimi i këtyre njerëzve, është krijimi i fitnes dhe përçarja mes medh’hebeve. Këto njerëz nuk rrinë dot ulur, nëse nuk krijojnë fitne. Si rrjedhojë nuk u duhet dhënë rëndësi fjalëve të tyre të kota.
Ne Nuk i Kushtojmë Aspak Rëndësi, Vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare
Duhet të rrëfej se ne, vite më parë e kemi sqaruar qëndrimin tonë, rreth çështjes së Gjykatës Ndërkombëtare. Ne në parim jemi kundra Gjykatës Ndërkombëtare, sistemit të kësaj Gjykate, anëtarëve të saj, synimeve të saj, rregullave të saj dhe vendimeve të saj. Nisur nga këto arsye, ne nuk i kushtojmë aspak rëndësi, vendimeve të kësaj Gjykate.
Libanezët panë dëshmitë e bëra, dëgjuan tregimet e gjata, por deri më sot nuk gjetën ndonjë dokument që të ketë ndonjë vlerë ligjore dhe juridike. Rreth kësaj çështjeje dua të rikujtoj se, ne nuk e pranojmë këtë Gjykatë as de juro dhe as de facto. Vendimet e kësaj gjykate, nuk kanë asnjë rëndësi për ne dhe për këtë arsye nuk duam të bëjmë asnjë sqarim.
Pikë së dyti, në kohërat e fundit disa njerëz akuzuan Libanin për vakuum politik. Me të vërtetë vakuumi politik dhe mungesa e presidentit është një gjendje mjaft shqetësuese dhe zgjedhjet presidenciale janë të rëndësishme. Por disa njerëz duan që përgjegjësinë e kësaj çështje t’ua ngarkojnë disa të tjerëve.
Pak ditë më parë, disa të tjerë akuzuan Hizbullahun dhe Iranin. Po e them shkurt dhe troç se, Irani as nuk ka bërë ndonjë dhe as nuk do të bëjë ndonjë ndërhyrje, në zgjedhjet presidenciale libaneze.
Francezët shumë herë kanë kontaktuar me iranianët, duke u kërkuar këtyre të fundit që të ndërhynin rreth kësaj çështjeje. Por iranianët i drejtuan francezët tek libanezët, duke thënë se kjo është një çështje e brendshme e Libanit. Irani nuk vendosi asnjë veto personale. Irani as nuk doli kundra kundër presidencës së njërit, as nuk propozoi ndonjë kandidat për president dhe as nuk foli rreth caktimit të një njeriu konkret për president. Si rrjedhojë, Irani nuk ndërmori asnjë rol rreth çështjes së vakuumit politik në Liban.
Të Tërë e Dinë se, Cilët Janë Përgjegjësit e Vakuumit Politik
Libanezët e dinë shumë mirë se, cilët janë përgjegjësit e vakuumit politik në Liban. Këta njerëz gjenden në postet qeveritare dhe në media. Emri i një shteti që do të them pas pak, i cili është aq i fuqishëm sa të ruajë qëndrueshmërinë dhe ekuilibrat politikë në Liban. Një njeri i zgjuar dhe i arsyeshëm nga ky shtet, vendosi veton dhe ndaloi zgjedhjet presidenciale në Liban. Ky shtet është Arabia Saudite dhe nëse duhet ta them më konkretisht, është ministri i i saj i jashtëm Fejsali.
Këtë gjë e di mirë çdo njeri. Problemi ynë në Liban është, vendosja e vetos së një shteti tjetër kundër zgjedhjeve presidenciale të presidentit tonë. Ju të tërë e dini shumë mirë së, në zgjedhjet presidenciale libaneze, ishte pikërisht Arabia Saudite ajo që shkaktoi probleme. Atëherë përse akuzoni Iranin?! Irani nuk ka gisht fare në këtë mes. Jemi ne ata që, vendosim në zgjedhjet presidenciale. Miqtë ose armiqtë nuk mund të na diktojnë asnjë emër.
Fillimisht u dilni zot vendimit tuaj, mos u besoni të tjerëve, atëherë mund të jeni të sigurtë se zgjedhjet presidenciale do t’u japin rezultat.
Sulmi Në Jemen
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrullahu pas dhënies së deklatarës rreth Libanit, dha një deklaratë tjetër, rreth zhvillimeve të fundit në Jemen ku tha se:
Nga lajmet e mesnatës mësuam se, Arabia Saudite kishte nisur një sulm kundër Jemenit. Më pas mësuam se, dhjetë shtete arabe u ishin bashkuar këtij sulmi, duke përbërë një koalicion, me emrin “Furtuna e Vendosmërisë së Prerë”.
Pikë së pari, dua të flas jo nga këndvështrimi politik, por nga ai njerëzor dhe moral. Pyetja që shtrohet tani është: “Vallë çfarë ndodhi që, papritur arabët shfaqën heroizmin, dëshirën dhe vendosmërinë e tyre në operacionin ushtarak të quajtur “Furtuna e Vendosmërisë së Prerë?!”
Ne që nga viti 1948 deri më tani, për dekada me radhë kemi luftuar me mish e me shpirt në Palestinë dhe në shtetet fqinjë të saj, kundër regjimit cionist duke u shkaktuar humbje atij. Megjithatë për ne as nuk ka “fryrë” ndonjë “Furtunë e Vendosmërisë së Prerë” dhe as ndonjë “Puhizë Vendosmërie”. Për ne mbetet një ëndërr “fryrja” e një “Puhize Arabe”...
“Ku Humbi Vendosmëria Juaj e Prerë në Palestinë?!”
Nëse dikush e shtron këtë pyetje, si përgjigje u themi se, populli palestinez ka vite që lëshon klithma për ndihmë. Në vitin 1982 populli libanez bëri lutje për ndihmë, por lutja e tij ra në veshin tuaj të shurdhër.
Në vitin 2006 unë kam thënë se nuk dua asgjë nga ju, por ju kërkova vetëm një gjë, të më linit të qetë. Por përsa i përket populli palestinez, ai ende është duke iu thirrur dhe duke iu lutur për ndihmë.
Në luftën që zgjati 51 ditë kundër Gazës, izraelitët bombarduan shtëpi, vranë gra dhe fëmijë. Në të vërtetë, nuk doja të thoja këtë, por këta ishin muslimanë sunni si ju, kur ata kërkuan ndihmë nga ju mbretër dhe liderë arabë, ju nuk lëvizët as gishtin tuaj më të vogël për ndihmë. Ku humbi ky heroizmi, dëshira dhe vendosmëria juaj?! Me të vërtetë, duhet menduar gjatë, mbi këtë të vërtetë të hidhur.
Kur ne luftonim për dekada me radhë, me mish e me shpirt kundër regjimit cionist, Arabia Saudite nuk lëvizte as gishtin e saj më të vogël për ndihmë. Ndërsa tani papritur, ajo nisi operacionin e quajtur “Furtuna e Vendosmërisë së Prerë!”
Nëse qëllimi i sauditëve, është shpëtimi i popullit jemenas atëherë përse më herët nuk shpëtuan popullin palestinez, që ka vite që klith për ndimë?! Jo vetëm që nuk e ndihmuat, por thurët plane dhe komplote kundër këtij populli. Ju i çuat ata në një udhë pa kthim, duke i shitur palestinezët, Izraelit dhe Sh.B.A.-së.
Pikë së dyti, nëse synimi juaj është ashtu siç aludoni, pra rikthimi i qeverisë së ligjshme jemenase, atëherë përse nuk e rivendosni qeverinë palestineze që ka më shumë rëndësi, në shenjtërinë e e botës islame, në kiblen e parë të muslimanëve në Palestinë në mes të atdheut palestinez në Kudsin Sherif?!
Ju Vetëm Jemenin e Shihni si Kërcënim, Por Përse Nuk Ndiheni të Kërcënuar nga Izraeli?
Pikë së treti, ju pohoni se “gjendja e re” në Jemen, kërcënon sigurinë e Shteteteve të Gjirit Persik dhe të Arabisë Saudite. Por cila na qenka kjo “gjendje e re?” Vallë, si mund të ndiheni të kërcënuar nga diçka që nuk ekziston?
Vallë, përse nuk ndiheni të kërcënuar së afërmi në shtetet tuaja, në detrat tuaja dhe në portet tuaja, nga Izraeli, i cili është një shtet që zotëron një nga ushtritë më të fuqishme në botë?!
Ja pra ku e keni argumentin shqeto, ju shtete arabe dhe muslimanë që vërteton se shtetet arabe asnjëherë nuk e kanë parë Izraelin me syrin me armikut, madje as që e janë ndier ndonjëherë të kërcënuar nga ai.
Përsa i përket shkaqeve dhe preteksteve të sulmit... Vallë, a nuk do ta lejojnë këto pretekste të aluduara, një lufte të përgjakshme dhe shkatërrimtare? Arabët po shkatërrojnë nga themelet shtëpitë jemenase, ata po vrasin njerëz të thjeshtë, gra dhe fëmijë.
Të Vërtetat e Fshehura të Sulmit Kundër Jemenit
Arabët kërkojnë fetua (miratim) nga dijetarët muslimanë, për të ligjëruar sulmin e nisur. Por cilat janë pretekstet e tyre? Ata paraqisin tre shkaqe.
Sipas tyre, shkaku i parë është se, Jemeni kishte një president të ligjshëm, i cili pasi dha dorëheqjen e revokoi atë. Sipas planit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shteteve të Gjirit Persik, revokimi i dorëheqjes së tij ishte i papranueshëm, por tani për tani edhe këtë pikë po e lëmë mënjanë. Le të supozojmë se gjithçka është e vërtetë pra një president i ligjshëm, i cili pasi dha dorëheqjen dhe e revokoi atë, kërkoi ndihmë nga arabët për t’u rikthyer në pushtet. Por a mund të jetë ky një shkak kaq i rëndësishëm, aq sa për të nisur sulmin kundër Jemenit?
Ju nuk e keni bëri kurrë një gjë të tillë, më herët. Kur populli tunizian, u ngrit në këmbë kundër presidentit të tyre Zejnulabiddin ibn Aliu, ky i fundit u arratis dhe u strehohua në Arabinë Saudite. Nuk arrijmë të kuptojmë se, përse Arabia Saudite mbajti një qëndrim shumë të ashpër kundër revolucionit të popullit jemenas.
Por përse vallë, në atë kohë kur Zejnulabiddin ibn Aliu edhe pse kërkoi që të rikthehej në Tunizi, Arabia Saudite nuk krijoi një koalicion dhe nuk nisi një sulm kundër Tunizisë?!
Një shembull tjetër është edhe Egjipti. Ne të tërë e dimë shumë mirë se, qëndrimi i Arabisë Saudite ishte negativ, kundër rrëzimit nga pushteti të Husni Mubarekut.
Në atë kohë, Arabia Saudite madje zhvilloi një debat verbal me Sh.B.A.-në, duke akuzuar Uashingtonin për bashkëpunim të lehtë me revolucionarët egjiptan. Atëherë ju u shkulët së qeshuri, por nuk krijuat një koalicion dhe nuk e dënuat popullin egjiptan. Ju nuk e rikthyet në pushtet, presidentin e ligjshëm sipas jush. Po përse doni ta bëni diçka të tillë në Jemen?
Duke u nisur nga kjo, shkaku për të rikthyer në pushtet presidentin e ligjshëm, doli se ishte vetëm një gënjeshtër e kotë, ndërsa në të vërtetë ishte vetëm një pretekst për të nisur sulmin.
Kjo është një dukuri e rrallë që haset në botë. Në fillim për zgjidhjen e problemit, krijohet një nismë reaksionare, pastaj ingranohen mundësitë e ndërmjetësimit dhe të pajtimit. Përdorimi i forcës është zgjidhja e fundit.
Me të vërtetë është për t’u çuditur fakti se, Arabia Saudite reagoi kaq shpejt kundër Jemenit. Pra, siç e shihni këtu, nuk bëhej fjalë kurrë për rikthimin e presidentit ose të qeverisë jemenase.
Luftë Sipas Medh’hebit të Xhorxh Uilliam Bushit
Shkaku i dytë është “gjendja e re”. Sauditët kur thonë se, ndihen “të kërcënuar”, kanë për synim Revolucionin e Lëvizjes Ensarullah (Ndihmësit e Allahut), të kryesuar nga ushtria dhe farefiset jemenase. Ata thonë se, “gjendje e re” kërcënon sigurinë e Arabia Saudite, Shtetet e Gjirit Persik dhe Detit të Kuq.
Por, vallë a është e vërtetë kjo? A keni ndonjë argument që, mund ta paraqisni në gjykatë, nga arabët, nga muslimanët, nga intelektualët dhe nga dijetarët muslimanë që, iu kanë dhënë fetua (miratim)? Kjo është një luftë! Në luftë derdhet gjaku, lufta nuk nis me dyshime dhe mendime! Feja e Allahut nuk e lejon këtë gjë. Ky është medh’hebi i Xhorxh Uilliam Bushit.
Nga ana tjetër, dihet që Jemeni ka shumë probleme. Listën e problemeve jemenase, e kryesojnë problemi i sigurisë kombëtare, El-Kaide (Al-Kaeda), ekzistenca e ISIS-it, problemet rajonale, problemet ekonomike, problemi i zhvillimit, problemet shoqërore dhe politike, problemi i krijimit të qeverisë, problemi i hartimit të kushtetutës së re. Populli jemenas është përballur 20-30 vite me këto probleme pa arritur t’i kapërcejë.
Sauditët Ndërprenë Kontaktet me Lëvizjen Ensarullah, Pas Vdekjes së Mbretit Abdullah
Kapacitetet ushtarake të Jemenit dihen. Të tërë ne, e dimë mirë që Arabia Saudite financon nevojat ushtarake të Jemenit. Duke patur parasysh këto të vërteta, si është e mundur të besohet se, Arabia Saudite ndihet e kërcënuar nga Jemeni?
Unë e di se, vëllezërit tanë kishin kontakte me Arabinë Saudite, me Katarin dhe me Shtetet e Gjirit Persik. Madje kur vdiq Mbreti Abdullah, një komision nga Lëvizja Ensarullah ishte në Rijad. Pas vdekjes së të ndjerit, gjendja ndryshoi dhe kontaktet u ndërprenë.
Përse i sulmoni ata njerëz që thonë se, janë gati të nisin bisedimet me ju në Jemen, më saktësisht në Aden, madje kur disa shtete asnjanëse kanë shkuar në këta bisedime, duke biseduar gjithmonë si vëllezër me ju? Si mund të thoni se, ata po kërcënojnë sigurinë tuaj? Duke u nisur nga kjo themi se kjo është një gënjeshtër e kotë.
Nëse Arabia Saudite Do Të Ngrihej Kundër Izraelit, Ne Do Të Ishim Bërë Ushtarët e Saj
Unë them të vërtetat, si ato të fshehta dhe ato të hapura... Ai që e miraton këtë luftë do të thotë se, është bërë bashkëpunëtor i saj. Çdo musliman në Ditën e Kijametit, do të përgjigjet për këtë luftë.
Nëse Arabia Saudite do të ngrihej kundër Izraelit, ne do të ishim bërë ushtarët e saj. Por kjo luftë po zhvillohet kundër një populli musliman dhe ne nuk mund ta mbështesim këtë kuftë.
Shkaku i tretë, është më i rëndësishmi. Arsyeja e thjeshtë vërteton se sa i kotë është ky shkak. Sauditët thonë se, Irani ka pushtuar Jemenin. Ky shkak cilësohet si argumenti më i madh i kësaj lufte. Mediat saudite dhe rajonale e theksojnë shpesh këtë aludim. Ata pohojnë se Jemeni është truall arab dhe duhet ta rimarrin.
Sauditët Nuk e Pranuan Jemenin, Në Organizatën e Bashkëpunimit të Shteteve të Gjirit Pers
Me të vërtetë është interesant fakti se, sauditët nuk e pranuan Jemenin, në Organizatën e Bashkëpunimit të Shteteteve të Gjirit Persik, sepse e cilësojnë si një shtet të dorës së dytë. Me anë të sulmeve të mediave e trajtojnë këtë çështje si një gënjeshtër e madhe.
Cili është argumenti që Irani paska pushtuar Jemenin? Pushtimi ka përmasat e tij dhe ç’është më e rëndësishmja duhet të jetë prania e ushtrisë pushtuese. Nëse Irani paska ushtarake në Jemen, atëherë mund ta akuzojmë Iranin për pushtim kundër Jemenit.
Por a ka Irani, baza ushtarake në Jemen? Me të vërtetë Irani e paska pushtuar Jemenin? Kjo është vetëm një gënjeshtër e kotë, rreth së cilës nuk ia vlen as që të flasësh.
Jemeni nuk është nën pushtimin e Iranit, por ata mund të thonë se është nën ndikimin e tij. Kjo është një çështje tjetër, rreth së cilës mund të flitet dhe të debatohet.
Regjimi i Arabisë Saudite, Nuk e Njeh Konceptin e Popullit
Ne duhet të sqarojmë këndvështrimin ushtarak të sauditëve. Regjimi i Arabisë Saudite, nuk e e njeh konceptin e popullit. Ai madje nuk i njeh si popuj as tunizianët, as egjiptianët dhe as vetë sauditët.
Regjimi i Arabisë Saudite nuk njeh as masakrat njerëzore, dëshirat dhe problemet e tyre. Mbreti i Arabisë Saudite është një despot që udhëheq të tërë sauditët, duke i cilësuar ata si një kope e nënshtruar ndaj tij.
Si despot që është, ai mendon se duhet të kundërpërgjigjet me shtypje dhe dhunë, lëvizjeve të pavarura të identitetit dhe natyrës së kopesë dhe këtë dukuri e cilëson si mosbindje ndaj tij. Ky është problemi më i madh i regjimit të Arabisë Saudite.
Ja pra, ky është burimi i këndvështrimit regjimit të Arabisë Saudite, ndaj popujve egjiptianë, tunizianë, libianë, irakianë dhe jemenas. Ky është shkaku, që ka nxitur politikat e gabuara të ndjekura nga sauditët, të cilët bëhen sërish shkas që humbejve e tyre të vjetra t’i shtohen të reja.
Mundësia e Iranit Kundër Politikave të Gabuara Saudite
Nëse hedhim sytë në politikat saudite para 20-30 viteve, shohim vetëm dështim dhe humbje pas humbjeje. Shkaku i këtyre dështimeve janë politikat e gabuara, opinionet e gabuara dhe problemet mendore të ushtarëve sauditë.
Këto politika të gabuara saudite, i hapin rrugë Iranit. Edhe nëse Irani nuk ndërmerr asnjë hap, rruga e tij hapet vetvetiu. Ju jeni ata që i dhatë shtysë popujve të rajonit, që të afroheshin me Iranin. Ky nuk është problemi i Iranit, por i juaji. Politikat tuaja, mënyra juaj e qeverisjes, opinionet tuaja dhe sjelljet tuaja nxorrën në dritë këto të vërteta.
Arabët e Pasur Braktisën Libanin e Pushtuar nga Izraeli, Por i Ndihmoi Siria dhe Irani
Po sjell disa shembuj: Në vitin 1982 ushtria izraelite hyri në Liban dhe e pushtoi atë. Kur ushtria izraelite përparoi deri në Bejrut, të tërë shtetet arabe u tërhoqën përveç Sirisë. Algjeria dhe Sudani mbajtën qëndrime për t’u patur zili.
Arabët e pasur që kanë ndikim dhe para, të cilët shpenzojnë miliarda dollarë për të blerë avionë dhe armë nga Sh.B.A.-ja, e braktisën dhe e lanë të vetëm Libanin.
Libanezët kishin të drejtë të mbronin veten dhe po kërkonin një shtet që t’u ndihmonte. Ja pra, Siria dhe Irani vrapuan në ndihmë të tyre.
Irani e ndihmoi deri në fund Libanin, ndonëse edhe vetë ishte duke luftuar, kundër Irakut të Saddam Husejnit. Ju ishit ata që e nxitët këtë luftë kundër Iranit.
Megjithatë Irani nuk u tha se: “Unë nuk do të ndihmoj Libanin, sepse Saddam Husejni po më sulmon me ndihmën e Arabisë Saudite dhe me mbështetjen e Shteteve të Gjirit Persik”. Irani e dëgjoi thirrjen për ndihmë të popullit libanez dhe u tha: “Jam nën urdhrat tuaja, libanezë”. Iranianët erdhën, i mbështetën, i stërvitën duke u dhënë trajnim dhe teknologji ushtarake popullit libanez.
Por rezistenca ishte 100 % libaneze, ashtu siç ishin iderët, burrat dhe gratë dëshmore, robërit, herojtë e plagosur, jetimët, familjet e dëshmorëve dhe vendimet. Pra, ajo nuk ishte një rezistencë iraniane.
Ju Nuk e Pranuat as Dhuratën Tonë, Duke Thënë se Është “Një Fitore Shiite dhe Iraniane”
Që në fillim ju nuk treguat respekt ndaj, popullit libanez, rezistencës libaneze, dëshirës së libanezëve. Madje që pa nisur mirë sulmi ynë, ju thatë se kjo është një Rezistencë Iraniane ose ka të bëjë me Iranin. Apo nuk ishte kështu?!
Ju aluduat në këtë mënyrë, pa patur asnjë argument, ndërsa unë kam më mijëra të tillë.
Kur ne fituam kundër ushtrisë izraelite dhe kur ia paraqitëm fitoren tonë si dhuratë ndaj botës arabe, ju nuk e pranuat duke thënë se kjo është “Një Fitore Shiite dhe Iraniane”.
Por nga këndvështrimi ynë kjo është fitorja e mbarë arabëve, e të tërë muslimanëve dhe e të gjithë luftëtarëve të botës së lirë.
Irani e respektoi popullin libanez duke e futur atë në sferën e ndikimit të tij, por a e pushtoi Irani Libanin?! Jo! A e sundoi Irani Libanin? Jo! A e nënshtroi Irani, kundër dëshirës së tij Libanin? Jo!
Ju i Latë Vetëm edhe Palestinezët
Përsa i përket palestinezëve... Ju udhëheqës arabë, sidomos ju udhëheqës arabë të Shteteve të Gjrit Persik, ju i latë vetëm palestinezët. Ju ua dorëzuat palestinezët, izraelitëve për t’i vrarë, për t’i grabitur, për t’u strehuar, për t’i shembur shtëpitë dhe për t’i robëruar.
Ju ua besuat Palestinën Sh.B.A.-së për ta zvarritur atë, si të mjerë në odisenë e bisedimeve të kota politike për paqe. Çfarë keni bërë ju për Palestinën? A u ke dhënë para? Atëherë përse Palestina është në varfëri të skajshme dhe në mjerim, kur ju zotëroni miliarda dollarë?!
Palestina ende nuk ka përfunduar riparimet nga shkatërrimet e luftës së fundit izraelite. Përse banorët e Kudsit Sherif janë të detyruar të shpërngulen? Përse? Ju zotëroni jashtëzakonisht shumë para. Ne nuk kërkuam nga ju, as forca ushtarake as avionë ushtarakë të operacionit, të quajtur “Furtuna e Vendosmërisë së Prerë”. Ah sikur të kishit dhënë për Palestinën, një pjesë të parave nga shumat marramendëse që, keni shpenzuar në Europë dhe në Sh.B.A.
Ju e braktisët popullin palestinez dhe e latë vetëm përballë pushtimit izraelit, urisë, varfërisë, strehimit dhe shqetësimeve të ndryshme.
Përse Të Mos Ushqejë Populli Palestinez, Dashuri Ndaj Iranit?
Palestina kërkoi ndihmë nga Irani. Ndonëse Irani, vuante ende nga dëmet e shkaktuara nga lufta irakiane e Saddam Husejnit e nxitur nga ju, si dhe nga embargoja e vendosur po nga ju, e ndihmoi popullin palestinez.
Iranianët e ndihmuan Palestinën me aq sa kishin mundësi me armë, stërvitje dhe teknologji ushtarake, ndërsa nga ana politike e mbrojtën atë në nivelin më të lartë. Atëherë përse të mos ushqejë populli palestinez, dashuri ndaj Iranit?
Edhe iranianët i duan palestinezët dhe ndajnë shqetësimet e tyre. Ndonëse Irani, ka problemet e tij, u ndihmon popullit palestinez.
Tani Palestina është në sferën e ndikimit iranian. Çështja palestineze është kthyer në një çështje iraniane. Ju qani me lot, sepse doni që çështja palestineze të bëhet një çështje arabe. Kush e mori Palestinën nga gjiri juaj? Ju e braktisët duke e lënë vetëm Palestinën.
Siria gjithmonë, ka mbajtur një qëndrim që, e ka nderuar rreth çështjes palestineze, si në fushën politike, edhe në atë morale. Por tani le të flasim, në rastin e Jemenit, ku ju akuzoni Iranin dhe jo Sirinë. Irani e ndihmoi Palestinën por as nuk e pushtoi dhe as nuk sundoi atë. Irani as nuk mori vendime në vend të tyre, as u orvat të fuste nën ndikim grupet ose liderët e tyre.
Po Për Irakun Çfarë Bëtë?
Po për Irakun çfarë bëtë? Ju edhe në rastin e Irakut, flisni për ndikimin iranian. Ju, Arabia Saudite dhe aletatët tuaj çfarë bëtë për Irakun? Saddam Husejni i kishte të tëra pretekstet dhe motivimet për të sulmuar Iranin. Ndërsa ju e nxitët atë, duke i dhënë para.
Asokohe Princi Naif, i Arabisë Saudite u rrëfeu këtë të vërtetë, një autoriteti iraniani. Princi saudit Naif rrëfeu se: “Ne sauditët, i dhamë Saddam Husejnit 200 miliardë dollarë, që të niste luftën kundër Iranit, nëse do të kishim mundësi do t’i kishim dhënë më shumë”. Për atë kohë shuma marramendëse prej 200 miliard dollarësh ishte një shumë jashtëzakonisht e madhe. Sa ishte çmimi i naftës në atë kohë? Fakti se vetëm Arabia Saudite, financoi Saddam Husejnin me këtë shumë, lë shumë për të dëshiruar.
Ju e nxitët Saddam Husejnin që, të sulmonte Iranin. Iraku dhe Irani u shkatërruan, deri në atë masë sa edhe sot janë të dukshme gjurmët e asaj lufte. Këtë e bëtë ju, o regjimi i Arabisë Saudite.
Më vonë nxitët edhe Xhorxh Uilliam Bushin që, të sulmonte Irakun duke e ndihmuar atë. Ushtria amerikane pushtoi Irakun. Ju e mbështët si logjistikën e operacioneve ushtarake amerikane edhe bindjet politike të tyre.
Populli irakian përfitoi nga rastet që, u krijuan nga lufta e tij për çlirim, ai jo vetëm që nuk iu nënshtrua pushtuesve, por edhe i bëri ballë atyre në nivelin më të lartë politik dhe ushtarak. Por më pas, ju e mbushët Irakun me grupe tekfiriste (ata që i thonë muslimanëve, ju jeni të pafe) dhe me El-Kaiden.
Populli irakian këtë fakt e di shumë mirë, por unë dua që popujt e botës, të shohin me sytë e tyre se populli irakian është aq guximtar sa të shpalosë mbarë botës të vërtetat e rajonit.
Unë dua që mbarë bota ta kuptojë dhe ta dijë se, është shërbimi i fshehtë saudit ai që kryen akte terrori dhe masakra duke dërguar kamikazë, duke dërguar autobomba, në Bagdad, në veri, në qendër dhe në jug të Irakut, kundër arabëve, kurdëve, sunnitëve, shiitëve, turkmenëve dhe të krishterëve.
Sauditi Bender ibn Sultan Krijoi ISIS-in
Ju sauditët, keni kryer krime lufte kundër popullit irakian. Krimi juaj më i fundit ishte krijimi i ISIS-it (Shteti Islamik i Irakut dhe i Sirisë). Ju dhe aleatët tuaj ndihmuat në krijimin e ISIS-it. Ju rekrutuat militantë islamikë fanatikë, nga mbarë bota për të rrëzuar nga pushteti qeverinë siriane dhe Nuri Malikun.
Sauditi Bender ibn Sultani krijoi ISIS-in, shërbimi juaj i fshehtë krijoi ISIS-in, duke dhënë para dhe duke e pajisur atë më armët më moderne, por në fund u zutë në grackë nga vetë krijesa juaj.
Por ju o sauditë u fikësuat, sepse krijesa juaj ISIS-i, doli nga kontrolli juaj dhe nisi të kryente akte terroriste, ashtu siç doli më herët nga kontrolli juaj, krijesa tjetër e juaj El-Kaideja (Al-Kaeda). Vallë, çfarë të mire ka parë ndonjëherë populli irakian, nga regjimi saudit?!
Ju o sauditë, mbështetët Saddam Husejnin kur ai ekzekutonte popullin irakian duke u prerë kokat atyre, kur ai kryente masakra në veri dhe në jug të Irakut, kur ai torturonte popullin irakian në qendër të Irakut. Pas pushtimit amerikan, këtij populli të persektuar, nuk i kishte mbetur më asnjë ndihmës përveç Iranit.
Popullit irakian, nuk i kishte mbetur asnjë mik tjetër përveç Iranit, si në fushën politike, si në arenën botërore edhe madje brenda Rezistencës së tij në luftë kundër pushtuesve. Guximi i Iranit në mbështetje të Irakut ishte unik, sepse Irani e ndihmoi popullin irakian kundër Sh.B.A.-së. njëlloj ashtu siç kishte bërë më parë, kur kishte mbrojtur Libanin dhe Palestinën kundër ushtrisë izraelite.
Sh.B.A.-ja kërcënoi se do të sulmonte Iranin duke vënë në qendër të sulmit Ushtrinë e Kudsit. Ata e dinin shumë mirë se ku ishte stërvitur Ushtria e Kudsit.
Si përfundim dua të sqaroj se, kur ISIS-i arriti në Bagdad dhe në Erbil pasi kishte pushtuar qytetet irakiane një për një, kur u afrua në kufirin mes Arabisë Saudite dhe Kuvajtit, ishte pikërisht Irani ai që pa marrë lejen e askujt, i dërgoi popullit luftarak irakian armë, këshilltarë dhe pajisje ushtarake.
Irani u Ndihmoi edhe Shiitëve Në Jug edhe Kurdëve Në Veri
Irani u ndihmoi, shiitëve në jug, kurdëve në veri, sunnitëve dhe turkmenëve. Por çfarë bëtë ju për të ndihmuar popullin irakian kundër ISIS-it? Çfarë bëri Sh.B.A.-ja? Kjo e fundit dërgoi një koalicion, tërësisht të paaftë me avionë.
Të tëra këto arsye të çojnë në rrugën natyrale se, populli irakian ushqen dashuri ndaj Iranit. Irani e ka futur edhe Irakun në sferën e ndikimit të tij, sepse Irani e shpëtoi popullin irakian nga shfarosja.
Tani televizonet El-Xhezire El-Arabijje dhe autoritete saudite, janë duke qarë me lot se Irani ka futur edhe Irakun në sferën e ndikimit të tij.
Burimi: Yakın Doğu Haber