Amerike

CIA: Gjeneral Sulejmani komplikon misionin kundër ISIL-it në Irak

Drejtori i CIA-a, John Brennan, ka pretenduar se prania e komandantit të lartë iranian  Gjeneral Major Kasim Sulejmani në Irak është duke kontribuar në destabilizimin e vendit.

Komandanti i Trupave të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) ka  këshilluar forcat irakiane në luftën kundër terroristëve tekfiristë të ISIL-it.

John Brennan tha se ai nuk do ta konsideronte Iranin një aleat të drejtë tani brenda Irakut.

Në fillim të muajit, rreth 30.000 trupa irakiane nisën një operacion në shkallë të gjerë për të rimarrë qytetin Tikrit nga ISIL-i, pasi ai e pushtoi përmes Irakut verior verën e kaluar.

Gjenerali Martin Dempsey, i Shteteve të Bashkuara, duke dëshmuar në një seancë të kongresit javën e fundit, e përshkroi përfshirjen e Iranit në luftën kundër ISIL-it në Irak si një hap pozitiv. 

Komandant i forcave vullnetare të Irakut, Hadi al-Ameri, vlerësoi gjithashtu ndihmën e Iranit në luftën kundër grupit terrorist, duke thënë se komandanti iranian ka qenë ndihmë e madhe për ushtrinë irakene në mision.

Disa nga zëra në ushtri ... thënë se ne kemi nevojë për amerikanët, ndërsa ne themi se nuk kemi nevojë për amerikanët, tha ai.

Kasim Sulejmani është këtu sa herë që kemi nevojë për atë ... Ai na jep këshilla shumë të mira. Beteja përfundoi tani, dhe ai u kthye në selinë e operacioneve të tij, deklaroi ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa nga aleatët e saj kanë kryer sulme ajrore kundër objektivave të ISIL-it në Irak dhe Siri që nga viti i kaluar. Koalicioni, megjithatë, ka bërë pak për të ndaluar përparime terroriste në rajon.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Press TV