Rusia

Beteja e madhe strategjike e Putinit

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar tensionin e madh në linjën Moska-Perëndim, e cila nuk është parë që nga koha e Luftës së Ftohtë. Edhe Perëndimi, edhe Rusia, njëri tjetrin e akuzojnë dhe sillen në mes vete sikurse Lufta e Ftohtë akoma nuk ka përfunduar, e një numër jo i vogël i analistëve mendojnë se bota ka hyrë në Luftën e dytë të Ftohtë. Si një kontribut më tepër mund të shërbejë dëshmia e gjeneralit amerikan Kenneth E.Tovoa nga komanda jugore, e cila i mbulon të gjitha aktivitetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Amerikën Latine, i cili para ca kohësh është paraqitur para Këshillit të Senatit për forcat e armatosura. Senatorëve ju ka thënë se ndikimi rus në Amerikën latine prapë është forcuar dhe se kthimi i madh i Moskës në përqafim të ish aleatëve të saj ndodh në çastin kur ushtria amerikane në këtë hapësirë kurrë më parë se përpara është më pak e gatshme për përgjigje adekuate. Qëllimi përfundimtar i Rusisë, sipas gjeneralit Tovoa, është çrrënjosja e ndikimit amerikan. Se me të vërtetë në Amerikën Latine diç që mund të shkojë në kuadër të tezës së përmendur të gjeneralit dëshmon fakti se shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrovi ishte në turneun latino-amerikane me ç’rast ka vizituar Kubën, Nikaraguan, Kolumbinë dhe Guatemalën. Në kohën e fundit mund të dëgjohet se Moska do të shes avion ushtarak sandinistëve të cilët mbajnë pushtetin  në Nikaragua, gjersa Lavrovi me zyrtarët kubanez kanë biseduar  për ”agresionin amerikan” kundër Venezuelës. Vitin e kaluar dhe sivjet anija ruse spiunuese disa herë ka akorduar në portin e Havanës, ka lundruar nëpër gjirin meksikan në afërsi të bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka paralajmëruar gjenerali Tovoa. Rusia nga Kuba, Venezuela dhe Nikaraguaja ka kërkuar qasje në bazat e tyre ajrore dhe portet që të mund të furnizojë anijet e veta dhe bombarduesit strategjik të cilët operojnë në hemisferën perëndimore. Mediat ruse njashtu kanë publikuar që Moska në detin Karpik dhe gjirin e Meksikës ka filluar të dërgojë bombarderët strategjik në vëzhgim që të provojë të përcjell aktivitetet ushtarake dhe komunikimin detar të fuqive tjera, ka cek gjenerali Tovoa dhe shtoi se krejt kjo ka filluar të përgatitet që nga viti 2008, kur ishte aleati kryesor rus në këtë rajon kryetari i atëhershëm i Venezuelës Hugo Chavezi. Chavezi ishte njëri prej liderëve majtist të cilët kanë qeverisur me shtetet latinoamerikane, popullsie e të cilëve është kthyer kah qeverisja socialiste pas shumë dekadash të ndikimit amerikan, i cili në disa shtete si pasoj ka pas puçet ushtarake të shpeshta dhe jostabilitet të përgjithshëm. Lideri i ndjerë i Venezuelës nga vala e re të majtistëve ishte më me ndikim, dhe pran vetit kishte edhe kryetarin e Ekuatorit dhe Nikaraguas dhe në një masë më të vogël edhe të Bolivisë dhe Argjentinës. Shtetet e cekura Rusisë i kanë ofruar përkrahje diplomatike, dhe ajo çka është kruciale kanë ofruar qasje në hapësirat ajrore dhe portet e tyre. Analisti amerikan Douglas Farah thekson se njëri nga problemet me këtë qasje ndaj Rusisë është fakti se ku do që mbërrin Rusia, me te vjen edhe krimi i organizuar rus. Si shembull cek Venezuelën, kryetari aktual i së cilës Nicolas Maduro i ka dhënë strehim disa mafiozëve rus, duke vazhduar të përziejë politikën me krimin, gjë që ka bërë edhe ish paraardhësi i tij i ndjerë, ceku Farahu. Sikurse prezenca e Rusisë në rajon po rritet, ashtu edhe veprimet e saja janë më të guximshme. Para ca kohësh ka rrjedhur informata se Moska po armatos Argjentinën e cila kinse po përgatitet për invasionin e ri në ishujt Falklande, të cilët janë nën kontrollin britanez, në Argjentinë të njohura me emrin Malvini. Shefi rus i shërbimit federativ për bashkëpunimin tekniko-ushtarak me ndikim Aleksander Fomin, të premtën ka demantuar  se është arritur marrëveshja për dërgimin e 12 avionëve ushtarak bombardues Buenos Airesit. Për fat të keq aktualisht në këtë çështje nuk udhëheqim bisedime, por jemi të gatshëm të bisedojmë, ka deklaruar ai. Por, vështirë është të thuhet se sa ndikimi rus në rajon është forcuar. Gjenerali Tovoa në Senat ka dëshmuar nga pozita e komandantit të komandës amerikane e cila ka buxhetin më të vogël në ushtri dhe se është e mundshme që kuptimet e t’ia gjeopolitike i ka rritur ashtu që njësive të tija nga arka shtetërore të merr ndonjë dollar më shumë. Vitin e kaluar buxheti i komandës jugore është zvogëluar për një të pestën. Duke argumentuar nevojën e gatishmërisë më të mirë ushtarake amerikane në Amerikën Latine, gjenerali Tovoa ka përmendur shkallën në rritje të kriminalitetit në rrugët e shteteve aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili po merr përmasa trans nacionale.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Vijesti.ba