Spoti i Mediave Izraelite “Partneriteti Strategik Sionist-Saudit”
Koalicioni strategjik Izraelit-Suadit u bë titulli kryesor i pozicioneve të shprehura nga ekspertët dhe gazetarët në gazeta sioniste gjatë dy ditëve të fundit, edhe pse jo të deklaruar deri tani nga ana e Arabisë Saudite dhe vendeve të koalicionit kundër Jemenit.
Kanali sionist 10 bisedon sinqerisht për një partneritet strategjik në mes të ashtuquajturit “Izraelit dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite kundër boshtit të Rezistencës, ndërsa gazeta sioniste Yedioth Ahronoth theksoi se ndërhyrja Saudite në Sana paraqet lajm të mirë për Izraelin, të cilëve ju dëshirojnë suksesin për Mbretërinë Saudite kundër popullit jemenas.
Unë mendoj se ka një partneritet të interesave strategjike me Arabinë Saudite e cila është armike e regjimit në Iran, sepse ai (Irani) paraqet një kërcënim strategjik. Problemi kryesor i Izraeli është përballja me boshtin Iran-Hezbollah,” tha Profesor Maeir Libtech, ekspert në çshtjet e Mesdheut, tha për kanalin sionist.
Çdo armik i Iranit është një mik i yni , tha Motti Bershenbawm, një gazetar sionist.
Shtetet e moderuara arabe nuk janë më të interesuara në çështjen palestineze, sepse ata kanë nevojë për Izraelin në konfliktin e tyre kundër Iranit, tha sionisti orientalist, Gay Bekhor për kanalin e TV.
Ato vende u bënë ndërmjetës midis Izraelit dhe Evropës, tha ai, duke shtuar se entiteti sionist tani është duke kërkuar ndihmën e Arabisë Saudite në mënyrë që të ndikojnë tek qëndrimet e vendeve perëndimore, ndërsa Mbretëria e Arabisë Saudite dhe aleatët e saj po bashkëpunojnë fshehurazi, sepse ata mendojnë se do të kërcënohen nga Irani.
Figurat saudite të intervistuara çdo ditë nga Yedioth Ahronoth kanë theksuar fatin e ndërsjellë të Riadit dhe Tel Avivit kundër boshtit të rezistencës, dhe trajtojnë shqetësimet për shkak të Houthëve të cilët mund të kontrollojnë ngushticën Bab Al-Mandib, përmes të cilit armët mund të kontrabandohen në Rripin e Gazës në Palestinën e pushtuar, si dhe për shkak të një kontrolli të mundshëm mbi navigacionin sionist.
Një tjetër e përditshme sioniste, Maariv, shprehu gjithashtu shqetësime në lidhje me rreziqet ekonomike që mund të ndikojnë në entitetin si rezultatet e anijeve izraelite që kalojë nëpër ngushticën në fjalë. Përveç rreziqeve të sigurisë që vijnë kundër anijeve luftarake dhe nëndetëseve.
Një koalicion i dhjetë shteteve, të udhëhequr nga Arabia Saudite, nisi të mërkurën një ofensivë të gjerë ushtarake në Jemen, duke vrarë 20 civilë, duke plagosur shumë të tjerë dhe duke shkaktuar shkatërrime të mëdha.
Kanali i Lajmeve Al-Arabiya News raportoi të enjten se Arabia Saudite ka dislokuar 100 aeroplanë luftarakë, 150,000 ushtarë dhe njësi të tjera detare për fushatën ushtarake kundër Jemenit.
Burimi: Al Manar