Jemeni

Deklarata e Abdulmelik Huthiut: “Do Të Luftojmë Deri Në Fitore!”

Kryetari i Lëvizjes Ensarullah “Ndihmëtarët e Allahut”, dha një deklaratë mbi sulmet e Koaliconit Arab nën kryesimin e Arabisë Saudite ndaj sulmeve kundër Jemenit.

Lajmi i Vërtetë i Afërt (Y.D.H): Abdulmelik Huthiu dha një deklaratë të publikuar në televizionet Mejadin dhe Menar ku tha se, Izraeli është pjesë përbërëse e Koalicionit Arab.

Abdulmelik Huthiu deklaroi se, sulmi i kryer kundër Jemenit, është një sulm i kryer kundër mbarë popujve të rajonit. Ai tha: “Regjimi cionist ishte i pari që u shqetësua pas Revolucionit Jemenas. Regjimi cionist tani është bashkuar me përfitimet e përbashkëta me regjimin e Arabisë Saudite”.

Populli jemenas nuk është një kafshatë e lehtë

Abdulmelik Huthiu sqaroi se, shtetet arabe janë bërë marionetat të Fuqive Perëndimore. Këta shtete po vënë në zbatim planin për copëtimin dhe shkatërrimin e Jemenit. Ai tha: “Këta shtete për t’ia arritur qëllimit të tyre, shpenzuan miliarda dollarë duke aktivizuar shërbyesit e tyre dhe më pas u orvatën të ndiznin një luftë vëllavrasëse në Jemen. Por pas dështimit të këtij projekti, nga ana ekonomike dhe politike dhe kur u demaskua propoganda e tyre në media, dolën në dritë fytyrat e tyre të shëmtuara duke sulmuar Jemenin”.

Abdulmelik Huthiu vijoi: “Pasi mbollën urinë dhe dhunën në Jemen, tani duan ta sulmojnë këtë të fundit më rrugë tokësore. Por populli jemenas nuk është një kafshatë që, kapet dhe gëlltitet lehtë. Agresorët pas dështimit të arritjes së marionetave të tyre, brenda Jemenit u treguan idiotë dhe sulmuan Jemenin”.

Abdulmelik Huthiu theksoi: “Populli jemenas është në gjendje, që t’i bëjë ballë çdo forme të terrorizmit. Ne do të fitojmë në veri dhe në jug dhe banorët jugorë janë kundër ndarjes së Jemenit”.

Thëniet e tjera nga deklarata e dhënë e Abdulmelik Huthiut janë:

Le të thonë vetëm një shkak të ligjshëm, rreth domosdoshmërisë së shpalljes luftë kundër Jemenit

Ne do të luftojmë deri në fitore me nderin, krenarinë dhe burrërinë tonë. Populli jemenas nuk do t’i nënshtrohet poshtërimit dhe nuk do t’i dorëzohet egërsisë së ndyrë. Farefiset dhe jemenasit ndershëm, nuk do të rrinë duarlidhur dhe këmbëkryq ndërsa shohin se trojet e tyre po pushtohen.

Sulmet e shëmtuara arabe, nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm se, kanë shtuar edhe më shumë vendosmërinë e popullit jemenas për revolucion dhe rezistencë. Jemeni nuk do t’i nënshtrohet këtij agresioni kurrën e kurrës, ai do të reagojë edhe më i fuqishëm se më parë.

Ne i besojmë Zotit të Botërave shumë herë më shumë se, ju i besoni aleatëve tuaj. Me të vërtetë, fitorja vjen nga Allahu!

Le të thonë vetëm një shkak të ligjshëm, rreth domosdoshmërisë së shpalljes luftë kundër këtij populli. Nuk mund ta thonë!

Ata mund të mendojnë se Jemeni është një kafshatë e lehtë për ta. Ju drejtohem ju tradhtarë bashkëpunëtorë: “Kjo çështje nuk është kaq e lehtë. Populli i ndërshëm jemenas, nuk do t’i nënshtrohet agresionit të Arabisë Saudite! Ne do të kundërpërgjigjemi në formën më të ashpër.

Këtej e tutje po luftojmë në dy fronte, brenda dhe jashtë! Me lejen e Allahut do t’i japim kundërpërgjigjen më të bukur, sulmeve nga jashtë.

Ne do të ingranojmë mekanizmat, kundër sulmeve të brendshme dhe të jashtme kundër Jemenit, dhe do të bashkëpunojmë me popullin tonë duke bërë atë që duhet. U bëj thirrje biznesmenëve dhe mediave: “Është një përgjegjësi e juaja, që të mbroni nderin e popullit jemenas, në fushën ekonomike dhe atë të informacionit”.

Nuk do të dorëzohemi

Sot, është dita e heroizmit dhe e vetëmohimit për popullin jemenas. Sot, është dita e besnikërisë ndaj atdheut. Sot, të tërë jemenasit duhet të luftojnë!

Një pikë tjetër është edhe rezistenca në fushën e moralit. Ushtria dhe populli duhet të bëhen një. Të tëra palët politike në Jemen, duhet të jenë njëzëri duke treguar besnikërinë ndaj shtetit të tyre. Politikanët duhet të orvaten për përfitimet e Jemenit.

Askush mos të presë që ne do të dorëzohemi! Sot, populli që mbushi sheshet e vërtetoi këtë. Vetëm tradhtarët dhe frikacakët dorëzohen. U bëj thirrje atyre që kanë shitur veten për një vlerë të ulët, jeni duke gabuar rëndë.

U bëj thirrje të tërë njerëzve me moral të botës: “Mbushni sheshet dhe ngrini zërin tuaj kundër këtyre sulmeve. Mendimi se mund të robërohen 24 milionë jemenas është i gabuar dhe i pavend”.

Populli jemenas mund të jetë i varfër ekonomikisht, por është i pasur moralisht dhe i fuqishëm fetarisht. Populli jemenas është i fuqishëm sepse është i drejtë.

Ne nuk kemi as dyshimin më të vogëlse, me ndihmën e Allahut do të arrijmë fitoren. Allahu thotë në Kur’an: “Të shtypurve iu është dhëna e drejta për xhihad (për të luftuar)”. Ne nuk do të mbetemi pas zbatimit të kësaj detyre të shenjtë, të caktuar nga Allahu.

 

Sot, po përjetohen nëJemen,ato qëdje u përjetuan në Palestinë

Populli egjiptas dhe ai jemenas janë vëllezër. Populli egjiptas nuk duhet të lejojë që ushtria e tij të blihet me para.

Po e shpall hapur këtu se, në rast se sulmet arabe vazhdojnë, populli jemenas do të ingranojë të tëra mundësitë e tij. Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut janë nëpërkëmbur. Populi jemenas nuk do të rrijë duarlidhur dhe këmbëkryq!

Sot, po përjetohen në Jemen, ato që dje u përjetuan në Palestinë. Ata që heshtën dje rreth Palestinës, do të heshtin edhe sot kundër Jemenit. Ashtu siç i shkaktoi humbje rezistenca palestineze dje, cionistëve edhe sot, populli jemenas do t’i shkaktojë humbje agresorëve të tij.

U bëj thirrje regjimit të Arabisë Saudite: “Ju jeni tanimë të rrëzuar, sepse nuk ka asnjë mundësi që ne të humbasim ose të hedhim hapa pas. A mos vallë nuk ishin të mjaftueshme, hapat e ndërmarra nga Arabia Saudite në të shkuarën, që tani Arabia Saudite po orvatet të shkatërrojë Jemenin? Por shumë shpejt, agresorët do të shohin se sa idiotë u treguan.

Po e përsëris për herë të fundit: “Ndaloni menjëherë sulmet, sepse në rast të kundërt në deklaratën time të radhës do të shfaq hapur itinerarin tonë rreth luftës!”

Burimi: Yakın Doğu Haber