Kerkimet Filozofike Fetare

Mësimet e Hadithit Thekalejn nga Ajetullah Kemal Hajdari, Mësimi i Parë.

Po botojmë me radhë në TV Keuther, përkthimin e programeve largpamëse në bazë të Hadithit Thekalejn (Dy Porosive të Rëndësishme) të Ajetullah Kemal Hajdarit.


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit, Falenderimi i takon vetëm Allahut. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e zgjedhur të Allahut, Muhammed Mustafanë (s.a.u.s.) dhe mbi familjen e tij. Paqja, mëshira dhe mirësia e Allahut qoftë mbi ndjekësit tanë. Edhe ju do të dëgjoni me vëmendje, sqarimet e Ajetullah Sejjid Kemal Hajdarit rreth çështjes që i përket “Ardhjes së Mehdiut”. Çështja që do të trajtojmë është “Hadithi i Thekalejnit nga këndvështrimi i argumentuar dhe i dokumentuar”.  Mirë se erdhët në programin tonë, Zotëri i Nderuar Sejid Kemal Hajdari.

 

Ajetullah Sejid Kemal Haydari: “Mirë se ju gjeta”.

 

Zotëri, janë bërë shumë sqarime dhe hetime të ndryshme me çështjen që ka lidhje me emrin e programit tonë  “Ardhja e Mehdiut”. Meqenëse ne e kemi trajtuar si në programet e paraardhëse dhe do ta trajtojmë edhe në programet e pasardhëse, do t’iu luteshim që të na bënit një parathënie në lidhje me Hadithin e Thekalejnit (Dy Porosive të Rëndësishme).

 

Ajetullah Sejid Kemal Hajdari: “Kërkoj mbrojtje nga Allahu prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e zgjedhur të Allahut, Muhammed Mustafanë (s.a.u.s.) dhe mbi familjen e tij të pastër. Ne kemi sqaruar në programet tona të paraardhëse se çështja e Imam Mehdiut, është një domosdoshmëri e besimit tonë fetar dhe kjo çështje radhitet si çështjet më kryesore të besimit tonë. Përsa i përket çështjes së Mehdiut, disa dijetarë kanë thënë se çështja në fjalë nuk duhet marrë aq parasysh dhe nuk duhet dhënë aq rëndësi sa të jetë një çështje e domosdoshme fetare, për këtë arsye nuk është logjike që të krijohet ideja që kjo çështje është e dorës së dytë apo një çështje që duhet trajtuar më vonë. Përkundrazi kjo është një çështje që pikërisht ka të bëjë me besimin. Ne kemi theksuar të vërtetën dhe sqarimet e dijetarëve më përparimtarë dhe të dijetarëve muslimanë në lidhje me çështjen e Mehdi Muntadharit (Mehdiut të Pritur). Nëse do të përmendim qëndrimin e një grupi dijetarësh muslimanë, sipas tyre besimi në Mehdi Muntadharin, është një çështje e domosdosshme e besimit Islam. Pas kësaj kemi përfunduar sqarimin mbi çështjen nëse Imam Mehdiu është i gjallë ose i vdekur.

 

Pra, a është i gjallë Imam Mehdiu (a.s.) sipas besimit të Shkollës së Ehli Bejtit, ose do të vijë më vonë në këtë jetë? Ne shtrojmë pyetjen: Përse duhet të hetohet ekzistenca e tij në këtë jetë? Përse është i domosdoshëm hetimi nëse Imam Mehdiu (a.s.) është i gjallë ose jo? Por nëse merret si e mirëqënë ekzistenca e tij në këtë jetë, nuk është e detyrueshme domosdoshmërisht shfaqja publikisht e qënies së tij. Ne ia kemi dhënë përgjigjen kësaj pyetjeje dhe kemi thënë kështu: Domosdoshmëri është fshehtësia në betimin e dhënë ndaj qënies në këtë jetë të Mehdiut të Pritur. Përse? Sepse argumentet fetare të padiskutueshme (Kur’ani Famëlartë dhe Hadithet Profetike) përmendin se: “Nëse një njeri vdes pa iu betuar askujt, vdekja e tij i përket vdekjes së epokën së injorancës” dhe se “nëse një njeri vdes pa iu betuar asnjë imami, ai është shpërngulur nga kjo botë si në epokën e injorancës”. Pra ky justifikim, u bë shkas i hyrjes në bërjen e pesë programeve në lidhje me çështjen që po trajtojmë. Në programet e mëparshme, kemi sqaruar se ka tre lloj qasjesh në lidhje me çështjen e “Imamit”, betimi i detyrueshëm dhe se nëse nuk kryhet betimi ndaj imamit atëherë vdekja e njeriut, cilësohet si vdekje që i përket epokës së injorancës.

 

Qasja e parë: Qëndron prirja që bazohet në një perspektivë të parë nga korniza emeuite. Në fakt, përfaqësuesit e kësaj qasje, janë orvatur ta paraqesin nën titullin e këndvështrimit të Ehli Sunnetit dhe Xhematit. Në të vërtetë ky këndvështrim, thotë se në mënyrë që të udhëzohesh dhe t’i betohesh imamit duhet që drejtësia jote, besimi yt, veprat e tua, drejtimi yt nga e vërteta, duhen të jenë në bazë të  këndvështrimit të Ehli Sunnetit dhe Xhematit. Por kjo nuk është e vërtetë, kurrën e kurrës.

 

Sipas këtij këndvështrimi, si ndodhi në shembullin e Jezid ibn Muauijes, njeriu që nuk i betohet atij, atëherë vdekja e këtij njeriu cilësohet si vdekje që i përket epokës së injorancës. Ky këndvështrim të cilin  e cekëm më herët, i përket themeluesit të tij, mbrojtësit emevit të Islamit dhe dijetarit të Beni Umejeve (emeuive) Ibn Tejmije. Ibn Tejmije, është orvatur të vërtetojë që është një nga dymbëdhjetë imamët e përgëzuar (në Teurat), i cili rrjedh nga fisi i Ismailit (a.s.) dhe i Jezid ibn Muauijes. Pra ai ka komentuar transmetimet se “Pas meje do të vijnë dymbëdhjetë imamë” ose “Pas meje do të vijnë dymbëdhjetë halife dhe prijës”, duke përfshirë brenda tyre edhe Jezidin. Ibn Tejmijje thotë kështu: “Në këta prijës dhe imamë bëjnë pjesë: Abdulmelik ibn Meruani dhe djemtë e tij, Muauija dhe njerëzit të cilët bëjnë pjesë në këtë shtresë, si dhe Jezid ibn Muauija”.

 

Pra ai do të thotë se: “Këta imamë, që rrjedhin nga Ismaili (a.s.) do të vijnë në këtë botë më vonë si dymbëdhjetë njerëzit madhështorë të përgëzuar. Një nga ata është edhe Jezid ibn Muauija”.

 

Por ndiejmë nevojën e një sqarimi të shkurtër. Ky këndvështrim nuk është këndvështrimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit. Ky këndvështrim është një qasje emevite. Pra është një metodë që i përket Beni Umejeve (emeuive). Argumenti i gjykimit tonë është libri me sqarime me titull Mufhimu lima Eshkele min Talhisi Kitabi Muslim (Kuptimi i Ndërtimit në bazë të Analizave të Librit të Muslimit) i Imam Kurtubiut. Dijetar Muslimi në veprën e tij me titull Imaret (Ndërtimi), ka bërë këto sqarime në lidhje me transmetimin e Hudhejfe ibn Jemanit (r.a.).

 

Hudhejfe ibn Jemani (r.a.) tha: “Njerëzit pyetën të dërguarin e Allahut (s.a.u.s.) për mirësinë, dhe unë e pyeta për ligësinë që kisha frikë se më kanosej”. Unë thashë: “O i dërguari i Allahut! Ne jetonim në injorancë dhe ligësi. Pastaj Allahu na dërgoi këtë mirësi”. Më pas unë e pyeta: “Por a do të ketë vallë ligësi pas kësaj mirësie?” Muhammedi (s.a.u.s.) u përgjigj: “Po”.

 

Unë pyeta sërish: “Po pas kësaj ligësie a do të ketë mirësi? Ndërsa ai u përgjigj: “Po! Por në atë mirësi do të ketë tym”.

 

Unë pyeta rishtas: “Ç’është ai tym?” Muhammedi (s.a.u.s.) u përgjigj: “Ai popull, i cili ndjek një udhë tjetër, përveç sunetit tim”.

 

Unë pyeta përsëri: “Pas kësaj mirësie a do të ketë ligësi?”

 

Muhammedi (s.a.u.s.) u përgjigj: “Po! Do të jenë disa thirrës në dyert e Xhehennemit. Ata do të hedhin në Xhehhennem cilido që i përgjigjet thirrjes së tyre”. (1)

 

Imam Kurtubiu pasi lexoi hadithin sqaroi se: “Atëherë do të ndodhin tri ligësi. Kur sqaroi ligësinë e tretë shtoi: “Fillimi i ligësisë së tretë do të jetë Jezid ibn Muauija me guvernatorët e tij. Pas saj shpjegoi se thënia se “do të jenë disa thirrës në dyert e Xhehennemit” i përshtatet më së miri Beni Umejeve (emeuive). (2)

  

Ibn Tejmijje beson se nëse nuk kryhet betimi ndaj imamit atëherë vdekja e njeriut, cilësohet si vdekje që i përket epokës së injorancës. Ka mundësi që edhe vetë t’u jetë betuar njërit nga këta. Nuk e dimë të vërtetën. Këta janë njerëz që i përshtaten më së miri thënies “do të jenë disa thirrës në dyert e Xhehennemit. Ata do të hedhin në Xhehennem cilido që i përgjigjet thirrjes së tyre”. Emeuitë nuk sunduan me drejtësi, ata nuk e zbatuan barazinë.

 

Kjo çështje shfaq haptazi lajmet që përcjellin autobiografinë dhe mënyrën e jetesës së tyre. Atëherë qasja e parë siç kemi sqaruar sipas një këndvështrimi, pra besohet se nuk shtrohet kushti që imami duhet të jetë i drejtë ose i udhëzuar. Puna arrin deri aty sa cilësohet detyrim edhe betimi ndaj një njeriu si Jezid ibn Muauija.

Qasja e dytë është besimi i degës së Ehli Sunnetit. Ky grup, siç kemi sqaruar në programet paraardhëse, të paktën shtrohen kushtet që imami duhet të jetë të paktën i drejtë, përcjellës i së drejtës dhe duhet të veprojë sipas së vërtetës.

Qasja e tretë është këndvështrimi i Shkollës së Ehli Bejtit, pra është korniza e Imamëve të Ehli Bejtit. Sipas këtij këndvështrimi, është kusht që imamit, të cilit iu duhet bërë betimi duhet të jetë i pafajshëm. Nuk është e lejuar që t’i bëhet betimi një njeriu që nuk është i pafajshëm.

Një njeri mund të kundërshtojë kështu: “Atëherë pse ju përmendni betimin ndaj një juristi islam në Epokën e Fshehjes?”

Përgjigjja: “Gjëja që urdhëron Imami (a.s) është i lidhur me Epokën e Fshehjes. Në fakt betimi i vërtetë, i përket vetëm Imamit (a.s). Ndjekës të dashur, edhe ju do ta kujtoni se kemi sqaruar në programet paraardhëse se betimi ndaj Imamit (a.s.) përfshin edhe “Lutjen e Zotimit”, e cila është e pëlqyeshme që të lexohet çdo mëngjes”.

Pikërisht në këtë pikë, dua të krijoj një lidhje me çështjen që do të trajtojmë. Bazat e kësaj çështje, janë trajtuar në programet paraardhëse. Por këtë natë dhe në vijim do të bëjmë hyrjen e çështjes së programit tonë. Në programet paraardhëse, theksuam se sipas këndvështrimit tonë çështja/besimi në Mehdiun e Pritur është e padiskutueshme. Ne nuk do të flasim për dymbëdhjetin e Imamëve të Ehli Bejtit. Ne do të bëjmë fjalë për dijetarët muslimanë, të cilët janë të njëzëri për ardhjen në këtë botë të Imam Mehdiut (r.a.) në Fundin e Kohës. Në programet paraardhëse e kemi argumentuar këtë çështje. Por për inertësi e përsërisim ose e përkujtojmë edhe njëherë. Në programet paraardhëse sqaruam se Mehdiu i Pritur, rrjedh nga familja e Muhammedit (s.a.u.s.) dhe besimi në Mehdiun e Pritur është një pjesë domosdoshme e kredos. Përveç kësaj argumentet fetare (Kur'ani Famëlartë dhe Hadithet Profetike) sqarojnë se rrjedh nga farefisi i Muhammedit (s.a.u.s.) dhe është një nga fëmijtë e Fatimes (r.a.) Pra, është e padiskutueshme që ai rrjedh nga farefisi i Muhammedit (s.a.u.s.)

 

Pikërisht në këtë pikë hasim një problem. Ky problem ka dy mundësi shqyrtimi. Në mënyrë që ndjekësit tanë të shtrenjtë ta kuptojnë sa më mirë, do t’i trajtojmë të gjitha çështjet një për një në seri. Dijetarët muslimanë janë të njëzëri rreth çështjes së Mehdiut të Pritur, sipas sqarimeve të tyre ai do të vijë në këtë botë, në Fundin e Kohës. Sipas transmetimeve ai do të vijë domosdoshmërisht në këtë botë, aq sa mund të vijë edhe në ditën e fundit të kësaj bote.

 

Por vallë a është Mehdiu i Pritur në këtë çast në botë ose jo? Kjo është një çështje që do ta trajtojmë, ndërsa çështja tjetër është farefisi i tij. Por ne tani nuk do të hetojmë farefisin e Imam Mehdiut (a.s.) Sepse Shkolla e Ehli Bejtit beson se Imami i dymbēdhjetë do të vijë nga Imamët e Ehli Bejtit. Kjo është një çështje tjetër, që duhet hetuar. Meqë jemi këtu duam të shtrojmë pyetjen se a është në këtë botë Imam Mehdiu (a.s.) ose jo? Nga cili burim transmeton Hadithi Thekalejn? Duke bërë lidhjen mes Hadithit Thekalejn dhe thënies “Libri i Allahut dhe farefisi im nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri”, si dhe me të dhënat që vijnë argumentojmë se Mehdiu i Pritur rrjedh nga farefisi i dëlirë i Muhammedit (s.a.u.s.) është i gjallë dhe ne i dimë cilësitë e identitetit të tij. Kjo është një çështje që do ta trajtojmë veçmas. Me fjalë të tjera, nuk duam ta çojmë kërkimin tonë drejt një perspektive medhhebiste. Ne nuk duam t’i detyrojmë njerëzit të thonë se “Mehdiu (a.s.) është ky ose ai njeri”. Të tërë muslimanët besojnë se Mehdiu i Pritur do të vijë në këtë botë.

Pyetje: “A është në këtë botë, Mehdiu i Pritur i cili rrjedh nga farefisi i Muhammedit (s.a.u.s.) ose jo?” Këtu pika që do të trajtojmë e kërkimit tonë theksohet më tej. Ne nuk kemi synim të argumentojmë se Imami i dymbëdhjetë është një nga imamët e Ehli Bejtit. Pra, çështja që do të trajtojmë nuk është medhhebiste, por është një temë e përgjithshme islame.

 

Pra, a mund të themi se është në kredon islame, se të tërë muslimanët duhet t’i besojnë  një reformatori global si Mehdiu i Pritur?

 

Pa nisur hetimin e hadithit Thekalejn dhe hetimet pas tij, dua të sqaroj një pikë metodike. Nuk i përshtaten nga ana metodike. Ne dëgjojmë dhe jemi dëshmitarë se disa programe televizive ose disa njerëz, kur kundërshtojnë çështjet që përmenden në programet tona, nuk i përmbahen marrëveshjes dhe rregullit metodik, të cilët ne kemi vendosur njëzëri. Ne edhe më herët, kemi përmendur se një hadith i cili i përket një medhhebi, nuk mund të përdoret si argument kundër një medhhebi tjetër. Për shembull, transmetimet të cilat gjenden në Usulin Kafi, nuk mund të përdoren si argument kundër medhhebeve të tjera islame. Këto transmetime, nuk mund të përdoren si argumente në koleksionet e haditheve si Sahihut të Buhariut ose Sahihut të Muslimit. Kjo metodë nuk ka asnjë lloj vlere, në kërkimet dhe debatet shkencore. Sepse metoda e debatit shkencor, duhet të jetë e tillë që të përdorë vetëm të dhënat të cilat i pranojnë të dyja palët.

 

Kjo metodë, është një metodë e cila e vë në pozita të vështira palën tjetër.

 

Kjo metodë nuk e vë në pozitë të vështirë vetëm palën tjetër. Por zotëron më shumë funksione. Dua të sqaroj se çështja që do të trajtoj dhe që lidhet me palën tjetër përmban një kuptim edhe më të thellë. Sepse duhet të pranojmë se bashkësia islame nuk bie kurrë në shmangie dhe gabim. Ne pranojmë se haptazi dhe qartazi se rreth kësaj çështjeje nuk ka asnjë gabim kur krahasohet me ndonjë çështje tjetër, të cilën bashkësia e dijetarëve muslimanë është e njëzëri. Sepse brenda bashkësisë së dijetarvë muslimanë gjendet edhe Shkolla e Ehli Bejtit. Natyrisht që në këtë çështje s’mund të ketë as shmangie as gabim. Pra çështja bart përmasa edhe më të thella. Autori i veprës me titull Nazmu’l-Mutenasiri min Hadisi’l-Muteuatiri (Rendi i Ndihmesës i Haditheve të Pashkëputura), shënon këtë në lidhje me hadithet e pafajësisë së bashkësisë islame: “Hadithet se bashkësia muslimane nuk do të bjerë kurrë në shmangie dhe gabim, në njëfarë kuptimi janë hadithe të pashkëputura dhe të përcaktuara qartë, nga Ibn Humami në veprën e tij me titull Tahrir (Liria) dhe nga disa dijetarë të tjerë në veprat e tyre. Fjalët “Allahu Teala nuk do ta çojë kurrë bashkësinë muslimane në shmangie dhe gabim” janë pjesë e këtij hadithi. (3) Ne kemi sqaruar shpeshherë se nëse një transmetim arrin të shkojë deri tek sahabet nga pesë kanale, ai transmetim quhet muteuatir (i pashkëputur). (4) Atëherë këta fjalë janë argument në fushën e sunetit. Ky argument nuk është i vlefshëm për çdo sunnet, por është i vlefshëm vetëm për atë sunet, për të cilin ka vendosur bashkësia e dijetarëve muslimanë. Ndonjehërë bëhet fjalë për sunete të tilla që, sipas nesh përdoret si argument, por për ju nuk shërben si i tillë, ose për ju shërben si argument, por për ne jo. Megjithatë, rreth një sunneti të vendosur nga bashkësia e dijetarëve muslimanë, askush nuk ka të drejtë të debatojë ose te dyshojë në lidhje me të. Për këtë arsye ne në hetimet tona, bëjmë kujdes që të mos e shkelim këtë rregull. Rreth çështjeve që kemi trajtuar në televizione ose në faqet e internetit, mund të ketë njerëz që duan të na përgjigjen. Sepse ne shpeshherë i kemi sfiduar dhe kemi kërkuar që nëse kanë ndonjë përgigje rreth çështjeve që kemi trajtuar le të përgjigjen. Nëse doni t’i përgjigjeni njërës nga këto këto të vërteta, përgjigjet tuaja duhet të jenë të argumentuara sipas të dy medhhebeve tona, sipas haditheve profetike të vendosura nga bashkësia e dijetarëve muslimanë. Argumentet fetare nuk duhet të jenë vetëm të një medhhebi. Do të orvatemi të zbatojmë këtë metodë rreth Hadithit Thekalejn.

 

Cekët një pikë të rëndësishme. Shumë vëllezër në programet e debateve dhe bisedave  duhet të mbështeten në ndonjë hadith që kalon në një libër, saqë as ne nuk e pranojmë si të vërtetë.                       Ose ai transmetim nuk mund të përdoret si argument. Kjo pikë është e rëndësishme. Pra hadithi që do të përdorni si argument, duhet të jetë i tillë që në të njëjtën mënyrë që e pranoni ju duhet ta pranojmë edhe ne.

 

Pra transmetimi duhet të jetë i vërtetë për të dyja palët.

 

Zotëri ju vizatuat një kornizë të rëndësishme, rreth hetimeve dhe debateve fetare. Pra sipas të tërë bashkësisë muslimane, kjo marrëveshje e bërë mbështetet në një të dhënë. Shprehja “kjo marrëveshje e bërë mbështetet në një të dhënë”, lind nevojën e daljes jashtë kornizës së Kutubu’s-Sitte (Gjashtë Librave). E thënë ndryshe, sipas të tërë bashkësisë muslimane, lind nevoja e mbështetjes në të dhënat, në të cilat janë të njëzëri.

 

Po, të tëra drejtimet dhe qasjet islame, janë të dhëna, në të cilat janë të njëzëri.

 

Nëse doni le të kalojmë në çështjen e Hadithit. Ju përmendet metodën shkencore. Ju lutem, a mund të na përcaktoni kufijtë e çështjes, së cilës do të trajtoni në hyrje nga këndvështrimi i transmetuar dhe i argumentuar i Hadithit Thekalejn.

Në këtë dhe në programet pasardhëse, do të përcaktojmë kufijtë e çështjes që do të trajtojmë. Hetimi i Hadithit Thekalejn do të ndodhë kështu. Fillimisht duhet të dimë tekstin e këtij hadithi të njohur. Sepse ka versione të ndryshme të Hadithit Thekalejn. Rreth kësaj dua të hetoj shprehjet e njohura të Hadithit Thekalejn. Më pas do të paraqisim të tëra fjalët e këtij hadithi të bekuar.

Pra do të paraqisim çështjen, rreth së cilës të tërë muslimanët janë të njëzëri. Sepse sipas nesh në një transmetim të Hadithit Thekalejn, gjendet një çështje e cila nuk gjendet në një transmetim tjetër. Kini parasysh se në një tekst të transmetimit, rreth Ehli Bejtit, është përdorur shprehja “një litar i zgjatur nga toka në qiell”. S’kemi se si të mbështetemi në këtë pjesë të hadithit. Ne në këtë fushë, do të orvatemi të sqarojmë, drejtimet islame dhe imamët të cilët janë të njëzëri rreth tekstit. Do të na duhet të orvatemi të sqarojmë, rreth hadithit ku të tërë janë të njëzëri.

 

Së dyti, duhet të hetojmë transmetimin e Hadithit Thekalejn. Vallë, a ka ndonjë transmetim ky hadith, nëse ka a është transmetimi i tij i vërtetë ose i dobët? Nëse është i vërtetë a është i pashkëputur ose jo? Sepse ndodh që një hadith ndonëse është i pashkëputur, mund të jetë edhe haberu’l-uahid (lajm i vetëm). Atëherë do të thotë se Muhamedi (s.a.u.s.) nuk flet nga vetja e tij, por ajo që e bën hadithin të pashkëputur është fakti se është Zoti i Madh, Ai që flet me besnikëri dhe besueshmëri nëpërmjet shpalljes, në të kundërt do të thotë se hadithi nuk përmban asgjë tjetër përveç pandehjes.

Së treti, këtë çështje duhet ta hetojmë gjërësisht. Ndjekësit tanë të shtrenjtë duhet ta konceptojnë thellësisht dhe me përpikmëri deri në hollësitë më të vogla, derisa ne t’i përfundojmë hetimet tona. Cila është dëshira e farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.) dhe e Ehli Bejtit që kalon në Hadithin Thekalejn? Nuk ka rëndësi nëse përmendim këtu ajetin 33 të Sures Ahzab: “Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, falni namazin , jepni zekatin dhe respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij. Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ose hadithin profetik: “Po ju lë në mesin tuaj, farefisin tim që është Ehli Bejti im”. Cila është dëshira e këtij grupi fjalësh, në cilido argument fetar qoftë (Kur’ani Famëlartë dhe Hadithet Profetike) kur kalon fjala “Ehli Bejt”? Cilat janë sqarimet e dijetarëve muslimanë? Po i rikthehemi sqarimit tonë të lartpërmendur. Një dijetar thotë se dëshira e shprehur këtu ka të bëjë me bashkëshortet e Muhammedit (s.a.u.s.) por ne nuk themi kështu. Ne këtu do të parashtrojmë pikën, ku të tërë dijetarët muslimanë janë të njëzëri.

 

Së katërti, do të shqyrtojmë çështjen, e cila përmban tekstin e hadithit “ sunneti im” nëse është e vërtetë ose jo. Pra, a është i vërtetë versioni i transmetimit të tekstit të Hadithit Thekalejn, ku përmenden fjalët “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, i cili gjendet në duart tona? A nuk është në kundërshtim nëse gjendet një tekst i vërtetë hadithi me tekstin e hadithit i cili përmban fjalën “farefisi im”? A nuk përplasen me njëri-tjetrin nga ana e përmbajtjes, tekset e këtyre haditheve? Kjo është një çështje tjetër që do të trajtojmë.

 

Së pesti, ndoshta kjo është çështja më e rëndësishme. Duhet të kuptojmë se çfarë duan të thonë kuptimet e argumentuara në përmbajtjen e Hadithit Thekalejn. Ne duhet të vërtetojmë dhe t’i japim kuptim, pranisë së farefisit të shfaqur haptazi ose të ruajtur fshehurazi, se ka qenë i pranishëm së bashku me Kur’anin Famëlartë në të tëra epokat. Nuk ka rëndësi nëse duam të përfitojmë ose jo, nëse ka ndonjë dobi nga këndvështrimi i bashkësisë muslimane ose jo. Hadithi Thekalejn është i pandashëm nga Kur’ani Famëlartë, por a duhet të jetë një njeri nga Farefisi i Pastër, i pandashëm nga Kur’ani Famëlartë?

 

Pika e fundit, duhet të sqarojmë problemet që dalin rreth çështjes. Sepse rreth këtij hadithi, njëri është orvatur të nxjerrë problem rreth transmetimit të tij, një tjetër rreth argumentit të tij, ndërsa një tjetër rreth përmbajtjes së tij. Njëri i jep përparësi transmetimit të fjalës “sunneti im” ndaj fjalës “farefisi im”. Këto janë çështje, që me lejen e Allahut do t’i trajtojmë në mënyrë të hollësishme. Ndjekës të shtrenjtë, duhet t’i kushtoni rëndësi këtyre të vërtetave. Sepse ai që kupton përmbajtjen e Hadithit Thekalejn, kupton edhe një pjesë të madhe të dijeve fetare. Bashkë me këtë hadith nuk do të konceptojmë vetëm ekzistencën e domosdoshme të një njeriu që i përket Farefisit të Pastër, por do të kuptojmë edhe të vërtetat e kredos dhe një pjesë të parimeve thelbësore fetare. Sepse Hadithi Thekalejn i përfshin të tëra këto çështje. Vallë shprehja “pas meje nuk do të shmangeni kurrë” është një pjesë, ku të tërë dijetarët muslimanë janë të njëzëri ose jo?

 

Nëse shprehja “Për sa kohë do t’i përmbaheni rregullave, nuk do të shmangeni”, gjendet me të vërtetë në Hadithin Thekalejn, pra ndodhia e qartë e shpëtimit nga shmangia, cila është ajo ndodhi që mund të zërë një vend më të rëndësishëm se ndodhia e shpëtimit nga shmangia, në trurin e një muslimani dhe besimtari? Në të vërtetë, të tërë besimet dhe veprimet tona duhet të jenë për shpëtimin nga shmangia, ecjen gjithmonë në udhën e drejtë dhe nuk duhen te kenë për synim shpëtimin nga dënimi hyjnor dhe të qënit i shmangur. Muslimanët për shpëtimin nga shmangia, përsërisin disa herë në ditë ajetet 6-7 të Sures Fatiha: “Udhëzona në  udhën e drejtë. Në udhën e të bekuarve dhe jo në udhën e të hidhëruarve dhe të humburve”!

 

Nëse shprehja “Për sa kohë që do të lidheni pas tyre” është e vërtetë, atëherë cila është arsyeja që duhet të lidhemi fort pas këtyre këtyre dy argumenteve fetare (Kur’ani Famëlartë dhe Hadithet Profetike)? Disa mund të thonë se shprehja “për sa kohë që do të lidheni”, ka për synim vetëm lidhjen me Kur’anin Famëlartë, ndërsa më vonë do të sqarojmë vlerën e fjalëve që nuk kanë të bëjnë me Frefisin e Pastër. Atëherë çështja është shumë e rëndësishme, jetike. Jemi dëshmitarë se ndoshta për këtë arsye disa dijetarë dhe analistë të ditëve të sotme, orvaten të hedhin dyshime rreth shprehjes “ata nuk ndahen nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit”. Disa të tjerë orvaten të hedhin dyshime rreth shprehjes “nuk do të shmangeni kurrë pas meje”. Ndërsa disa të tjerë pretendojnë se koncepti “i lidhjes” ka për synim në thelb lidhjen me Kur’anin Famëlartë.

 

Ata të cilët nuk gjejnë rrugëdalje tjetër rreth transmetimit debatojnë dhe thonë kështu: “Në të vërtetë transmetimet e këtyre haditheve janë të dobëta. Shumica e dijetarëve te mëdhenj muslimanë i sheh transmetimet e këtyre haditheve si të dobëta”. Ne e përfytyrojmë gjysmën e fesë sonë të përfshirë në Hadithin Thekalejn. Vëllezër të nderuar, rreth Hadithit Thekalejn lexojmë se Allahu (xh.sh.) thotë në ajetin 7 të Sures Hashr: “Atë që iu jep i dërguari merreni dhe shmanguni nga ajo që ua ndalon”, nuk duhet të mendoni se ne orvatemi të vërtetojmë Farefisin e Pastër. Pra siç thuhet në Kur’anin Famëlartë, “atë që iu jep i dërguari merreni dhe shmanguni nga ajo që ua ndalon”, do të thotë se Muhammedi (s.a.u.s.) nuk fliste kurrë nga vetja e tij, por ai gjithmonte fliste kur frymëzohej me shpallje. Pasi mësuam se nëse i bindemi urdhrit se po të lidhemi fort pas Kur’anit Famëlartë dhe Sunnetit, do të arrijmë shpëtimin nga shmangia,    do të na duhet të sqarojmë fenë tonë rreth kornizës së Hadithit Thekalejn.

 

Pika e fundit që cekët, përmban një çështje shumë të rëndësishme. Pra, Hadithi Thekalejn shfaq domosdoshmërinë e hetimit të vetë këtij hadithi nga njeriu.

 

Do të sqaroj se çfarë qëndrimi mbajnë dijetarët muslimanë rreth këtij hadithi.

 

Rreth çështjes që bëtë prezantimin  ka edhe një çështje tjetër që ka të bëjë më Hadithin Thekalejn. A mos vallë Muhammedi (s.a.u.s.) e ka përmendur vetëm njëherë Hadithin Thekalejn ose disa herë?

 

Do t’i sqarojmë të tëra këto. Ky hadith nuk është përmendur vetëm njëherë ose vetëm me një fjalë nga Muhammedi (s.a.u.s.) Përkundrazi, Muhammedi (s.a.u.s.) e ka përmendur disa herë këtë transmetim.

 

Zotëri, le të fillojmë duke hedhur hapin e parë të çështjes me metodën e përcaktuar. Duhet t’iu pyesim për tekstin e njohur të Hadithit Thekalejn. Cili është teksti i njohur i këtij hadithi?

 

Fillimisht dua të sqaroj ndjekësit e nderuar, se sipas hetimeve të dijetarëve të mëdhenj dhe imamëve muslimanë, Muhammedi (s.a.u.s.) nuk e ka përmendur vetëm njëherë hadithin. Hadithi Thekalejn nuk është përmendur as rreth një çështjeje të përcaktuar. Shumëllojshmëria e transmetuar e Hadithit Thekalejn na shfaqet para syve. Në programet pasardhëse, do të argumentojmë se ky hadith i bekuar nuk gjendet në versionin e një teksti të vetëm. Ky hadith është shfaqur në trajta të ndryshme. Shumëllojshmëria e teksteve të hadithit, është një nga argumentet më të rëndësishme se  Muhammedi (s.a.u.s.) nuk e ka përmendur vetëm njëherë hadithin. Hadithi Thekalejn është përsëritur në mjedise dhe në kushte të ndryshme. Me lejen e Allahut (xh.xh.) këtë natë do të orvatemi të hetojmë çështjen.

 

Teksti i parë i Hadithit Thekalejn, kalon në sqarimet e katër dijetarëve të mëdhenj muslmanë dhe të tërë këta e pranojnë tekstin e hadithit si të vërtetë. Pra, sipas sqarimeve të tyre, ata nuk kanë thënë gjë nëse teksti i këtij hadithi është i vërtetë ose i dobët. Përkundrazi, dijetarët në fjalë, e kanë përdorur si argument tekstin e hadithit dhe kanë sqaruar se është  vërtetë.

 

Teksti i parë i Hadithit Thekalejn, kalon në veprën me titull Sherhu’l-Mushkili’l-Asari (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), të Imam Tahauiut. Fillimisht dua të bëj një hyrje rreth identitetit të Imam Tahauiut.

 

Imam Dhehebiu rreth tij thotë: “Dijetari i njohur, Ebu Xhafer Ahmed ibn Muhammed Tahaui Hanefiu, ishte një hafidh i madh, ishte juristi islam dhe muhaddithi i shtetit të Egjiptit. Ka shkruar vepra. Ishte nga fshati Taha i Egjiptit. Ai i cili lexon veprat e këtij imami, kupton madhështinë e tij të shpalosur në dije dhe shkencë. Ashtu siç Imam Dhehebiu e cilëson si një njeri të besueshëm edhe Ibn Kethiri shpreh konsideratë të gjërë, lavdërime të thella dhe e cilëson atë si një njeri të besueshëm. (5)

 

Tani shtrojmë pyetjen: “Çfarë sqarimesh bën Imam Tahauiu, në lidhje me këtë temë”?

 

Unë dua që ta përqendroj vëmendjen e ndjekësve tanë të nderuar, rreth thënieve të Imam Tahaiut. Ja pra thënia e tij. Ai thotë kështu:

 

“Transmetimi është i Zejd ibn Erkamit. Zejd ibn Erkami duke transmetuar thotë: “Muhammedi (s.a.u.s.) kur po kthehej nga Haxhi i Lamtumirës, urdhëroi për fshirjen dhe pastrimin e trungjeve të gjembaçëve, kur qëndroi në vendin e quajtur Gadir Hum. (Pasi u ulën njerëzit) tha: “E marr me mend se Allahu më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja). Nuk ka dyshim se unë kam lënë në mesin tuaj dy Porosi të paçmueshme. Njëra nga ato është më e madhe se tjetra, ato janë Libri i Allahut (Kur’ani) dhe Farefisi im (Ehli Bejti im). Kini kujdes si do të silleni dhe se ç’qëndrim do të mbani kur unë të mos jem më. Nuk ka dyshim se ata nuk ndahen nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

 

Më pas vijoi: “Me të vërtetë Allahu (s.u.t.) është Zoti im, ndërsa unë jam zotëriu i çdo besimtari”.

 

Pastaj duke kapur për dore Aliun (r.a.) tha: “Cilido që më ka mua zotëri, ky (Aliu) është kujdestari i tij. Allahu im duaje atë që do atë (Aliun) dhe armiqësohu me armikun e tij...”

 

Transmetuesi i hadithit Ebu Tufejli thotë se pyeti: “O Zejd, a me të vërtetë e degjove këtë nga Muhammedi (s.a.u.s.)?” Ai m’u përgjigj: “Po, atë ditë nuk mbeti njeri pa parë me sytë e tij dhe pa dëgjuar me veshët e tij, ato që ndodhën atë ditë në trungjet e pemëve!”

 

Ebu Xhafer Tahauiu pastaj shtoi: “Transmetimi i këtij hadithi është i vërtetë”. (6)

 

Unë dua që t’i mbaj të përqendruar ndjekësit tanë të nderuar. Sepse më vonë do të them se kush orvatet të hedhë dyshime mbi transmetimn e hadithit. Transmetimi i këtij hadithi është i vërtetë dhe nuk ka asnjë transmetues që është i qortuar në zinxhirin e tij. Nuk ka asnjë dijetar specialist që të ketë qortuar as transmetimin e hadithit dhe as transmetuesit. Ky hadith sqaron se thëniet e Muhammedit (s.a.u.s.) ndaj Imam Aliut (a.s.) ndodhën gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës në Medinen e Ndriçuar dhe jo ne shkuarje nga Medina e Ndriçuar në Haxhin e Lamtumirës.

 

Ja pra Tahaiu është imami i parë. Ai në faqen e njëzetë të veprës së tij kur thotë: “Cilido që më ka mua zotëri, ky (Aliu) është kujdestari i tij” përcjell se kjo e dhënë është e pëfshirë edhe në udhë të dobëta. Por Tahaiu shton se: “Falenderimi i takon Allahut, që këto udhë të dobëta, zhduken nga transmetimi i Zejd ibn Erkamit, i shënuar nga një kanal i Ebu Auanes”. Sepse versioni i transmetuar nga Jakub ibn Xhaferi, shfaq dobësi në zinxhirin e transmetimit të hadithit. Versioni i tij tij i transmetimit nuk është në gjendje që të krahasohet me versionin e trasmetimit të Ebu Auanes. Imam Tahaiu, ishte dijetari i parë që vuri re se teksti i hadithit është i vërtetë.

 

Imam Nesaiu ishte dijetari i dytë që vuri re se teksti i hadithit është i vërtetë. Imam Nesaiu e përmend këtë hadith në dy vende ose në dy vepra. E para është vepra me titull “Hasaisu Emiru’l-Mumini Ali Ibn Ebi Talib” (Vendimet e Prijësit të Besimtarëve Ali ibn Ebi Talibit).

 

Nesaiu thotë kështu: “E marr me mend se Allahu më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja). Nuk ka dyshim se unë kam lënë në mesin tuaj dy Porosi të paçmueshme. Njëra nga ato është më e madhe se tjetra, ato janë Libri i Allahut (Kur’ani) dhe Farefisi im (Ehli Bejti im). Kini kujdes si do të silleni dhe se ç’qëndrim do të mbani kur unë të mos jem më. Nuk ka dyshim se ata nuk ndahen nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

 

Më pas tha: “Me të vërtetë Allahu (a.u.xh.) është Kujdestari im, ndërsa unë jam kujdestari i çdo besimtari”.

 

Dheheiu rreth këtij hadithi thotë: “Zinxhiri i këtij hadithi është i mirë. Ahmedi, Bedhdhari, Hakimi, Taberaniu, Ibn Asimi dhe Harezmi e kanë shënuar këtë hadith. (7)

 

Hera e dytë që Imam Nesaiu e përmend transmetimin e këtij hadithi është vepra me titull: “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e sahabeve). Vepra është prezantuar me parathënien e dijetarit Mukbil ibn Hadi Uedaiut. Imam Nesaiu pasi e përmend të tërë hadithin, pastaj shton: “Kini kujdes si do të silleni dhe se ç’qëndrim do të mbani kur unë të mos jem më”. Pasi analizon hadithin shënon: “Transmetimi është i vëretë. Nxjerrja e hadithit u përmend më lart”. (8)

 

Ka edhe një pikë tjetër që duhet përmendim dhe ajo është dijetarët që e cilësojnë hadithin si të vërtetë. Kjo pikë është me të vërtetë e rëndësishme. Rëndësia këtu qëndron se Dhehebiu nuk i përket parimeve të sahabeve, por mban një qëndrim emeuist.

 

Imam Ibn Kethiri thotë se në Sunenin e Imam Nesaiut, nga kanali i Ebu Tufejlit, trasmetimi i Zejd ibn Erkamit është kështu: “Muhammedi (s.a.u.s.) kur po kthehej nga Haxhi i Lamtumirës, urdhëroi për fshirjen dhe pastrimin e trungjeve të gjembaçëve, kur qëndroi në vendin e quajtur Gadir Hum. (Pasi u ulën njerëzit) tha: “E marr me mend se Allahu më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja).

 

Ibn Kethiri e transmetoi hadithin pa shtuar dhe pa pakësuar asgjë. (9)

 

Ibn Kethiri, përcjell vlerësimin e tij rreth vërtetësisë së hadithit të bërë nga shejhu (mësuesi) i tij, Ebu Abdullah Dhehebiu. Ky i fundit nuk e kundërshton aspak qëndrimin e nxënësi të tij.

 

Një pikë tjetër e rëndësishme është se më herët edhe Ebu Hakim Nishaburi e ka cilësuar si të vërtetë këtë hadith. Nishaburi sqaron se hadithi edhe pse i ka përmbushur kushtet e Buhariut dhe të Muslimit, nuk e kanë shënuar. (10)

 

Oh sa keq, por përse vallë?! Buhariu dhe Muslimi nuk e kanë transmetuar një hadith të një rëndësie të tillë. Sipas nesh një pikë e rëndësishme, është shënuar në veprën me titull Mustedrek (Perceptimi) i Nishaburit, ku thuhet se hadithi është cilësuar si i dorës së dytë. Madje edhe Dhehebiu e transmeton këtë hadith, por nuk shënon asgjë. Ja pra kjo është pika ku Imam Nishaburi, përmend çështjet që mund të ngjallin burimin e dyshimeve. Për këtë arsye Ali Dheheiu në veprën me titull “Hasaisu Emiru’l-Mumini Ali Ibn Ebi Talib” (Vendimet e Prijësit të Besimtarëve Ali ibn Ebi Talibit) orvatet që cilësojë transmetimin si të dobët kur thotë: “Dhehebiu nuk bën ndonjë vlerësim rreth këtij transmetimi”. Ali Dheheiu, duket sikur nuk e ka lexuar vlerësimin e Ibn Kethirit, që është nxënësi i Dhehebiut, rreth vërtetësisë së hadithit. Unë dua që t’i mbaj të përqendruar ndjekësit tanë të nderuar, rreth një pike të rëndësishme. Meqë Dhehebiu, s’ka shënuar asgjë rreth hadithit në veprën Mustedrek, nuk do të thotë që hadithi nuk është i vërtetë. Sepse brenda veprës Mustedrek, ka transmetime që ndonëse Dhehebiu nuk i ka cilësuar si të vërteta dhe nuk i ka shënuar.

  

Deri këtu sqarimet e bëra nga katër madje pesë dijetarë të mëdhenj, tregojnë se teksti i hadithit është i vërtetë. Ata janë, i pari Imam Tahaiu, i dyti Imam Nesaiu, i treti Dhehebiu, i katërti Nishaburiu dhe i pesti Ibn Kethiri. Këta dijetarë sqaruan se teksti i hadithit është i vërtetë.

 

Ju faleminderit, Allahu qoftë i kënaqur nga ju, i Nderuar Zoti Kemal Hajdari. Koha jonë mbaroi. Es-Selamu Alejkum ue Rahmettullahi ue Berekatuhu.

 

 

1- Muslimi, Kitabu’l-Imare (Libri i Ndërtimit), 51, Hadithi Nr: 1847

2- Mufhimu lima Eshkele min Talhisi Kitabi’l-Muslimi, (Kuptimi i Ndërtimit në bazë të Analizave të Librit të Muslimit) vëll. 4, fq. 6, Daru’l-Ibni Kethiri

3- Tirmidhiu dhe disa autorë të tjerë përveç Tirmidhiut, e kanë shënuar këtë hadith nga Ibn Umeri. Zinxhiri i këtij hadithi përbëhet nga njerëz të besueshëm.

Imam Ahmedi dhe disa autorë të tjerë këtë hadith e kanë shënuar nga Ebu Basra Gaffariu. 

Ebu Daudi dhe disa autorë të tjerë këtë hadith e kanë shënuar nga Ebu Malik Eshariu

Ibn Maxhe dhe disa autorë të tjerë përveç Ibn Maxhes, e kanë shënuar këtë hadith nga Enes ibn Maliku. 

Hakim në veprën Müstedrek e ka shënuar nga Ibn Abbasi.

4- Ebu’l-Fejda, Xhafer Hasan Idrisi, Nazmu’l-Mutenasiri min Hadisi’l-Muteuatir(Rendi i Ndihmesës i Haditheve të Pashkëputura),, fq. 104, Daru’l-Kutubi’l-Ilmijje, Bejrut, Liban

5- Sieru’l-Alami’n-Nubela (Autobiografia e Dijetarëve Lajmëtarë), vëll. 15, fq. 27, gjendja e përkthyer nr. 15; Bidaje ue’n-Nihaje (Fillimi dhe Fundi), vëll. 15, fq. 71-2

6- Sherhu’l-Mushkili’l-Asari (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), vëll. 5, fq. 18

7- Hasaisu Emiru’l-Mumini Ali Ibn Ebi Talib (Vendimet e Prijësit të Besimtarëve Ali ibn Ebi Talibit, fq.71, Hadithi Nr: 79, Tahkiku’d-Dani Ibn Munir Ali Dheheuiu

8- Fedailu’s-Sahabe(Virtytet e sahabeve), fq. 53., Hadithi Nr. 45 

9- Bidaje ue’n-Nihaje (Fillimi dhe Fundi), vëll. 7, fq. 668

10- Mustedrek (Perceptimi), vëll. 3, fq. 109

 

Vijon...