Vatikani kërkon përdorimin e forcës për të luftuar ISIS-in nëse zgjidhja politike dështon
Ambasadori i Vatikanit në Gjenevë ka thënë se përdorimi i forcës do të jetë i nevojshëm për të mbrojtur grupet minoritare nga agresioni i Shtetit Islamik nëse një zgjidhje politike nuk mund të arrihet.
Në një intervistë me faqen e internetit të US Catholic website Crux, Kryeipeshkvi Silvano Tomasi tha se xhihadistët, të cilët kanë deklaruar një kalifat ndërkufitar pas pushtimit të tokës në Siririnë lindore dhe në veri të Irakut, po kryejnë gjenocid që duhet të ndalet.
Çfarë është e nevojshme është një koalicion i koordinuar dhe i mirë-menduar për të bërë çdo gjë të mundshme për të arritur një zgjidhje politike pa dhunë, citon faqen e internetit US Catholic website Crux, Silvano Tomasi të ketë thënë të premten , por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë përdorimi i forcës do të jetë i nevojshëm.
Fjalët e Kryeipeshkvit, Silvano Tomasit vijnë pas dënimeve të përsëritura nga Papa Françesku, për ISIS-in, që prenë kokat e 21 egjiptianëve të krishterëve koptë në Libi në muajin shkurt dhe ka thënë se është e ligjshme për të ndaluar agresorin e padrejtë.
Komentet të njëjta janë publikuar në të njëjtën ditë nga një grup vendesh të udhëhequr nga Selia e Shenjtë, Rusia dhe Libani që publikuan një deklaratë duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbështesë të gjitha komunitetet etnike dhe fetare në Lindjen e Mesme.
Vatikani tha se më shumë se 60 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e kanë mbështetur këtë deklaratë, e cila paralajmëron se të krishterët në veçanti tani jetojnë një kërcënim serioz ekzistencial.
Silvano Tomasi theksoi në intervistë se të krishterët nuk janë grup i vetëm i pakicës që Vatikani dëshiron për t’i mbrojtur nga Shteti Islamik, i cili ka prerë koka të pengjëve arabë dhe perëndimorë, por ka rrëmbyer apo vrarë pjesëtarët të pakicave të ndryshme fetare.
Të krishterët, jaziditë, muslimanët shi’itët, sunnitë, alevitë, të gjithë jemi qenie njerëzore, të drejtat e të cilëve meritojnë për t’u mbrojtur, tha ai. Të krishterët janë një objektiv i veçantë në këtë moment, por ne duam për t’i ndihmuar ata pa përjashtuar askënd.
Silvano Tomasi tha se çdo koalicion kundër Shtetit-Islamik duhet të përfshijnë shtetet muslimane të Lindjes së Mesme dhe të udhëhiqen nga Kombet e Bashkuara.