Irani dhe Obama e kanë refuzuar fjalimin e Netanjahut
Teherani zyrtar e ka quajt mashtrues fjalimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut para Kongresit amerikan për programin nuklear iranian, si dhe veprim i dëshpëruar që të imponohet plani iracional. Massoumeh Ebtekar, nënkryetari i Iranit ka thënë të martën se Netanjahu është përpjekur të pengojë bisedimet. “Nuk mendoj se fjalimi ka peshë të madhe, ata(qeveria izraelite) po përpiqen të nxjerrin bisedimet nga udha e drejtë”, ka cek Ebtekar. “Por, mendoj se lobit nga të dy anët, të cilët kanë më shumë logjikë, po përpiqen të gjejnë zgjidhje”. Më herët Irani, në deklaratën zyrtare, akuzoi Netanjanun se vazhdimisht “përdor gënjeshtra”, pas fjalimit të tij para Kongresit amerikan në të cilin ka thënë se programi nuklear iranian paraqet”kërcënim për tërë botën”. Në deklaratën të cilin e ka publikuar agjencioni zyrtar Irna, zëdhënësja e punëve të jashtme Marzieh Afkham ka paralajmëruar në”gënjeshtrat e vazhdueshme të Netanjahut, janë të pabaza, për qëllimet e programit nuklear paqësor iranian”. Fjalimi i Netanjahut është ” shenjë e dobësisë dhe izolimit të tërësishëm radikal, bile edhe në rrethin e atyre të cilët e përkrahin Izraelin”, ka vlerësuar Afkham. Kryeministri izraelit të martën në fjalimin para Kongresit ka paralajmëruar SHBA-të të mos nënshkruajë marrëveshjen nukleare me Iranin, dhe të mos bashkëpunojë me shtetin” thellësisht të rrënjëzuar me islamin” duke cek se Teherani ”gjithmonë do të jetë armik i Amerikës”. ”Nëse Irani pranon marrëveshjen për të cilin tani bisedohet, atë nuk do ta ndal që të zhvillojë armatimin nuklear. Me këtë nuk do të arrihet kurrgjë përveç se Irani do të zhvillojë armatim në sasi të mëdha”, ka thënë Netanjahu. Në fjalimin e shumëpritur të ndonjë zyrtari shtetëror të huaj në disa vitet e fundit, kryeministri izraelit ka thënë se regjimi në Teheran “ është më radikal se kurrë më pare”, dhe se nuk mund t’i besohej dhe se marrëveshja për të cilin negociojnë SHBA-të nuk do të bllokoj atë kundrejt bombës” porse hap rrugën bombës atomike”. “Duhet të mblidhemi dhe të ndalojmë marshimin iranian drejt pushtimit, bindjes dhe terrorit”, ka cek ai. Në fjalimin para kongresmenve, ai ka thënë se Irani dhe krerët e tij nuk paraqesin vetëm kërcënimin Izraelit dhe Lindjes së Afërt, por edhe tërë botës. Teherani shpesh mohom akuzat se do të prodhojë armatim nuklear. Kryeministri izraelit, në vitin 2012 ka paralajmëruar Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të bashkuara se Irani ka kaluar 70 % të rrugës drejt realizimit
“të planeve për të prodhuar armatim nuklear”. Por dokumentet sekrete të cilët i ka zbuluar zyra hulumtuese e Al Xhezirës në serialin” Kanalet spiune” muajin e kaluar tregon se gjatë kohës së fjalimit, Mossadi shërbimi sekret izraelit, ka besuar se Irani” nuk ka kryer aktivitete të nevojshme për prodhimin e këtij lloji të armatimit”.
Kryetari amerikan, Barack Obama, ka thënë se Netanjahu në fjalimin e tij nuk ka thënë kurrgjë diç të re dhe nuk ka ofruar kurrfarë alternative praktike bisedimeve me Iranin lidhur me programin e tij nuklear. Obama ka theksuar se marrëveshja e gjashtë fuqive botërore me Iranin, do të ishte opsioni më i mire i mundshëm. “ Në rast se do të jemi të suksesshëm, ajo do të jetë marrëveshja më e mire e mundshme e cila do të parandalojë Iranin të prodhojë armatim nuklear. Kurrgjë tjetër duk do të ishte afër saj” ka thënë Obama në konferencën për shtyp para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Pa marrëveshjen e tillë, Irani do të mund të vazhdojë të zhvillojë programin e vet nuklear, ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk do të kishte kurrfarë ndikim në të” ka shtuar ai.
Burimi: Al Jazeera