Qyteti Hamburg zyrtarisht njeh festat muslimane
Qyteti gjerman i Hamburgut ka shpallur zyrtarisht njohjen e festave të muslimanëve, të cilat do t’i mundësojnë komunitetin musliman për të pushuar gjatë Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit, duke filluar nga viti 2016.
Ky vendim, i cili është mirëpritur nga përfaqësuesit e komunitetit musliman në Bhamberg, vjen pas bisedimeve të vështira që zgjatën për më shumë se pesë vjet ndërmjet autoriteteve lokale gjermane dhe Këshillit Islamik Gjerman, të kryesuar nga Ayman Maziak, i cili kishte kërkuar për t’i dhënë pushim zyrtarisht myslimanëve për t’i festuar festat e tyre.
Vlen të përmendet se me këtë vendim, Hamburg do të jetë qyteti i parë në Gjermani dhe në Evropë që i njeh zyrtarisht pushimet për muslimanët, për dy festat e tyre.
Hamburgu, qyteti i dytë më i madh i Gjermanisë me një popullsi prej 1. 8 milion, ka rreth 130.000 muslimanë.