İran

Gjenialiteti strategjik i liderit suprem të Iranit

Në pamje të parë duket sikur nuk ka shumë për të thënë për liderin suprem të Iranit, Ajetullah Ali Khamenei. Duke qenë një antisemitist ai shpeshherë ka ngritur dyshimet mbi Holokaustin dhe ka poshtëruar Izraelin në terma të neveritura.
Si një teoricien konspiracioni ai ka thurur papushim histori të çuditshme për Shtetet e Bashkuara dhe qëllimeve të tyre. Si një lider kombëtar, në njërën anë ka shtypur në mënyrë të pamëshirshme shoqërinë iraniane dikur të gjallë, ndërsa në anën tjetër ka varfëruar ekonominë. E megjithatë Khamenei është një strateg gjenial i klasit të parë, i cili qetësisht negocion sipas mënyrës së tij deri në çastin kur shpërthen.
Pas kundërshtimeve disavjeçare, Khamenei duket që është në dijeni se udhëtimi i tij më përparimtar drejt armëve bërthamore është duke arritur drejt një marrëveshjeje. Për të vazhduar ndërtimin e infrastrukturës së tij bërthamore, pa praninë e çadrës mbrojtëse të një marrëveshjeje, e ekspozon Iranin ndaj sanksioneve ekonomike dhe mundësisë ndaj një ndërhyrjeje ushtarake.
Në të shkuarën ndoshta Khamenei, mund të ishte i gatshëm t'i shkelte vizat e kuqe të përcaktuara nga Sh.B.A.-ja, por çmimi i kësaj kryeneçësie ishte frika që ai ndiente nga stresi financiar i pandalshëm.
Në mënyrë tërësisht të ndryshme nga homologët e tij perëndimorë, Khamenei është në dijeni se regjimi i tij, mbështetet në themele të lëkundura dhe se ligjërimi i Revolucionit Islamik ka kohë që ka humbur.
Detyra e radhës ishte gjetja e një rruge për të ecur përpara me programin bërthamor dhe në të njëjtën kohë ishte ruajtja e paprekur e linjave të regjimit dhe të vërtetave të tij ideologjike.
E thënë troç, një marrëveshje bërthamore, është një përgjigje për dilemat e shumëfishta të Khameneit. Një marrëveshje e mirë për liderin suprem, megjithatë duhet të jetë e lejuar teknologjikisht dhe të një afati të kufizuar. Që nga bërja globalisht publike e programit bërthamor të jashtëligjshëm të Iranit në vitin 2002, diplomatët e disiplinuar iranianë kanë këmbëngulur që çdo lloj pakti, duhet bërë në kuadër të Paktit të Jo-Pasurimit Bërthamor (NPT), i cili në përmbajtje i jep Iranit të drejtën për të ndërtuar një gamë të gjërë të infrastrukturës bërthamore. Në këmbim të kësaj të drejte, ata do të ishin të gatshëm t'i hapnin dyert një ndërhyrjeje inspektimi sipas normave të përcaktuara nga NPT-ja. Dhe për sa kohë që Fuqitë e Mëdha kundërshtonin supozime të tilla, nga një shtet i cili ishte i censuruar nga rezoluta të shumta të Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara dhe i cili i mohonte Agjensisë së Energjisë Bërthamore inspektim të besuar në uzinat dhe shkencëtarët e tij.
Përballë qëndrimit të tundur të Khameneit, Fuqitë e Mëdha filluan të luhateshin. Me hyrjen në fuqitë Planit të Bashkuar të Aksionit në Nëntor 2013, fati i Iranit nisi të ndryshojë.
Uashingtoni i lejoi Iranit pasurimin brenda kufijve të tij dhe u pajtua që sasia e pasurimit mund të bëhej më moderne.
Odisea e gjatë e negociatave që nga orvatjet e Iranit për të hequr dorë nga kufizimet e mbetura, ndërkohë Shtetet e Bashkuara bënin përpjekje për të ritheksuar se vizat e kuqe të tyre ishin shkelur.
Për Khamenein, arritja më e rëndësishme për të, ishte se negociatorët e tij kishin fituar në in extremis. Në limitet e kohës ata arritën, që të mos kishte më kufizime ligjore, në lidhje me ambiciet bërthamore të Iranit. Nëse Republika Islamike donte të ndërtonte qindra-mijëra centrifuga të sofistikuara, ose nëse donte të ndërtonte reaktorë të shumtë me ujë të rëndë dhe t'i spërkaste malet me instalime të pasuruara, Fuqitë Perëndimore nuk do të kishin asgjë kundër. Dhe kur Irani do të jetë në prag të marrjes së statusit bërthamor, nuk ka asnjë inspektim verifikimi që të garantojë se do të jetë vetëm një hap larg ndërtimit të bombës.
Një shtet bërthamor i industrializuar, i cili zotëron shumë burime bërthamore, shumë uzina dhe shumë shkencëtarë është e vështirë t'i zihet besë.
Për sa kohë që Khamenei imponon arritjen e marrëveshjes, e cila do ta vendoste atë në një pozicion të lakmueshëm bërthamor, ai gjithashtu mund të jetë i sigurtë se shkeljet teknike të veprimeve të tij nuk do të kundërshtohen seriozisht.
Sapo të nënshkruhet marrëveshja, sanksionet më rënda kundër Iranit, do të marrin fund. Vështirë të thuhet që europianët, aq më pak Kina ose Rusia, do të pranojnë të njohin kapjen në flagrancë të Iranit duke mashtruar. Shtetet e Bashkuara kanë negociuar që kontrolli i armëve është i detyrueshëm, për të paktën pesë dekada dhe kurrë nuk ka përdorur forcë për të ndëshkuar një shtet, i cili ka shkelur rregullisht detyrimet e marrëveshjes së tij, për sa kohë që përdorimi i forcës është i detyrueshëm. Si një reagim ndaj shfaqjeve provokuese bërthamore të Koresë së Veriut, bashkësia ndërkombëtare përballet kryesisht me shkelje të tilla, pas ndërhyrjeve të pafundme. Sapo nënshkruhet një marrëveshje, shumë kombe investojnë ndjeshëm mbi rrezikun e përhershëm të shkëputjes.
Arritjet e sotme të Iranit i detyrohen gjenialitetit të një kleriku të thjeshtë, të nivelit të mesëm. Në një rajon ku shumë regjime diktatoriale janë rrëzuar, Republika Islamike reziston ende. Khamenei udhëheq një shtet të rëndësishëm nga Gjiri Persik deri tek brigjet e Mesdheut. Ai ka hyrë vazhdimisht në negociata, në pozitën më të dobët dhe ka dalë që andej në pozitën më të fortë. Zoti është me të vërtetë i Madh.

Ray Takeyh është një zotëri i ri në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë.


Burimi: The Washington Post