Liban

Dijetari musliman Sunni kritikon Shiafobinë në Botën Arabe

Dijetari musliman sunni libanez, Shejh Maher Hamoud
Dijetari musliman sunni libanez, Shejh Maher Hamoud

Një dijetar i shquar musliman sunni libanez ka kritikuar përhapjen e Shiafobisë në vendet arabe.

   

Duke folur për rrjetin televiziv Al-Mayadin, Shejh Maher Hamoud, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Rezistencës Ulima, e përshkroi rritjen e trendit si një gabim të madh.

  

Ai vuri në dukje se muslimanët shiitë kanë bërë kontribute të mëdha për çështjen e rezistencës dhe kanë mbështetur Palestinën në tre dekadat e fundit, por disa studiues sunnitë me një sy të mbyllur, qorr, për këtë dhe nuk e konsiderojnë fitore të Hezbullahut, si fitore muslimane.

    

Autoriteti i lartë fetar libanez i përshkruan edhe të arriturat e Republikës Islamike të Iranit në lidhje Palestinën dhe Libanin si të pamohueshme.

   

Diku tjetër në fjalën e tij, Shejh Maher Hamoud i referohet  kërcënimit të grupeve tekfiriste dhe tha se asnjë prej dijetarëve të lartë muslimanë nuk i kanë miratuar grupet tekfiriste si ISIL-i , gjë që dëshmon se pretendimet  tekfiriste janë të pabaza.

   

Ai shtoi se agjencitë e spiunazhit të Perëndimit dhe të disa vendeve arabe sigurojë armë dhe trajnime për tekfiristët si një komplot kundër boshtit të rezistencës.

Burimi: IQNA News