Gjenerali amerikan: 8.500 luftëtarë të ISIL-it të vrarë në Irak
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak ka vrarë më shumë se 8.500 luftëtarë të ISIL-it që nga fushata e saj e bombardimeve e cila filloi në muajin gusht, 2014, tha të martën Gjenerali i lartë që është mbikëqyrës i koalicionit.
Gjenerali i Ushtrisë, Lloyd Austin, komandant i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, tha se ISIL-i , i cili kontrollon pjesët kryesore të Irakun verior dhe perëndimor që nga vera e kaluar, nuk është më i aftë për të pushtuar dhe mbajtur territor të ri.
Ai ka marrë me
përkushtim mbrojtjen e Irakut, tha Gjenerali Austin për Komitetin e
Shërbimeve të Armatosura.
Gjenerali Austin, tha se përveç se kanë vrarë të paktën 8.500 luftëtarë të ISIL-it, bombardimet e udhëhequra nga koalicioni e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkatërruar qindra automjeteve të grupit, tanke dhe armë të rënda. Bombardimi gjithashtu ka degraduar aftësinë e grupit për të gjeneruar të ardhura nga rafineritë e naftës dhe vendet e grumbullimit të naftës së papërpunuar, veçanërisht në Sirinë fqinje.
Austin i bëri këto komente në deklaratën e tij të përgatitur në një seancë me kërkesën e kryetarit amerikan, Barack Obama për autoritetin e ri ligjor për ekzekutimin e fushatë ushtarake kundër ISIL-it. Austin është një ish-komandant i forcave amerikane në Irak.
Burimi: Todayszaman