Ajetullah Ali Sistani bën thirrje për çlirimin e qytetit irakian
Autoriteti më i lartë fetar i Irakut, Ajetullah Ali Sistani ka bërë thirrje për çlirimin e qytetit perëndimor të al-Bagdadi, i cili aktualisht mbahet nga militantët e ISIL-it, tha një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
Shejh Abdul Mahdi al-Karbalai, i cili përfaqëson autoritetin e lartë fetar, tha të premten se Ajatollah Ali Sistani dëshiron që përpjekjet të intensifikohen për të parandaluar një katastrofë humanitare në qytetin që gjendet në provincën e trazuar Anbar, në perëndim të Irakut.
Grupi tekfirist i ISIL-it ka pushtuar qytetin al-Bagdadi javën e kaluar. Qyteti, i cili është i vendosur në afërsi të bazës ajrore Ain al-Asad, ishte nën rrethim për muaj. Në bazën ajrore thuhet se janë vendosur më shumë se 300 marinsa amerikanë.
Të martën, një shef i policisë lokale tha se terroristët e ISIL-it kanë ekzekutuar 150 civilë, përfshirë 45 njerëz të cilët janë djegur për së gjalli në el-Bagdadi.
Vrasjet ndodhën disa ditë pasi forcat irakiane të sigurimit rimorën nga militantët e ISIL-it qendrën e qytetit al-Bagdadi.
Në fillim të këtij muaji, ISIL-i u dënua nga mbarë bota, pasi ai publikoi një video që tregonte militantët duke e djegur për së gjalli pilotin jordanez, Moaz al-Kassasbeh. Ata publikuan më tej një video, javën e kaluar, duke treguar prerjen e kokave të 21 të krishterëve egjiptian në Libi.
Terroristët e ISIL-it aktualisht kontrollojnë pjesë të Irakut dhe Sirisë. Ekstremistët kanë kryer akte të tmerrshme të dhunës, duke përfshirë preje të kokave publikisht, janë kundër të gjitha komuniteteve të Irakut, siç janë muslimanët shi’tët, sunnitë, kurdët dhe të krishterët.
Burimi: Press TV