Izrael

Arabia Saudite bashkëpunon plotësisht me Izraelin mbi Iranin

Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, Princi Bandar bin Sultan dhe Kryeministri i Iraelit, Benjamin Netanyahu
Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, Princi Bandar bin Sultan dhe Kryeministri i Iraelit, Benjamin Netanyahu

mori çështjesh në lidhje me Iranin, veçanërisht rreth programit bërthamor të Republikës Islamike, thuhet se ka thënë një zyrtar i lartë evropian.

   

Autoritetet Saudite kanë koordinim të plotë me Izraelin për të gjitha çështjet që lidhen me Iranin, Kanali 2 i Izraelit e citoi zyrtarin evropian të ketë thënë të martën, pa specifikuar atë me emër.

   

Zyrtari tha se Izraeli, gjithashtu, bashkëpunon me shërbimin informativ të Arabisë Saudite mbi programin bërthamor të Iranit në një nivele shumë të afërta, intime.

  

Sipas raportit të TV, zyrtarët sauditë, në diskutime të ndryshme diplomatike, kanë siguruar Izraelin se ata janë të gatshëm për të lejuar forcat ajrore të regjimit të përdorin hapësirën ajrore të Mbretërisë  Saudite për një sulm të mundshëm ndaj Iranit. 

   

Sauditët kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për Forcën Ajrore Izraelite të fluturojë në hapësirën ajrore të Arabinë Saudite  për të sulmuar Iranin, nëse një sulm është i nevojshëm, tha raporti, duke theksuar se vetëm një kusht kërkohet prej Riadit për Izraelin, që të bën një far lloj progresi në bisedime me palestinezët. 

   

Zyrtarët sauditë ende nuk kanë komentuar mbi këtë raport.

Edhe pse Tel Avivi dhe Riadi nuk kanë marrëdhënie diplomatike, raportet e bashkëpunimit të tyre zhvillohen për kohë të gjatë për çështje të ndryshme.