Siria

Krimet “Takfiri” kundër Islamit në Siri përshkallëzohen

Lajme nga e gjithë Siria, tregojnë se në shumë fshatra e qytete duke përfshirë këto Aleppo, Qalamoun dhe Reqaa janë vënë re krime masive të kryera kundër popullit sirian në emër të Islamit nga zonat nën kontrollin takfiri.

Krimet 'Takfiri' kundër Islamit në Siri përshkallëzohen pasi sunitët u bashkohen shiiave në mospranim

-          Damask

Lajme nga e gjithë Siria, tregojnë se në shumë fshatra e qytete duke përfshirë këto Aleppo, Qalamoun dhe Reqaa janë vënë re krime masive të kryera kundër popullit sirian në emër të Islamit nga zonat nën kontrollin takfiri.

Një raport i fundit nga shërbimi i inteligjencës gjermane e përshkruan selefizmin si lëvizja me rritjen më të madhe të islamit në Siri . Bazuar në intervistat e kryera nga ky vëzhgues kohëve të fundit në Damask, është e qartë se selefizmi i zakonshëm , me theksin e tij në respektimin e parimeve dhe standardeve për sjellje korrekte ndaj tërë njerëzimit nga ana e ndjekësve të Kuranit, po shkatërrohet thellë në Republikën Arabe Siriane nga forcat e organizuara nga jashtë këtij vendi.

Metodologjia selefiste apo lëvizja selefiste, historikisht e respektuar në mesin e dijetarëve të Islamit , është një shkollë e mendimit islam në mesin e muslimanëve sunitë e emëruar pas selefët ose paraardhësit në mesin e muslimanëve më të hershëm, të cilët konsiderohen gjerësisht shembuj të praktikave islame. Selefizmi është bërë i njohur gjerësisht në mesin e muslimanëve vetëm që nga viti 1960, duke atribuar këtë fenomen pjesërisht okupimit zionist të Palestinës dhe projekteve të tjera të hegjemonisë perëndimore të cilat kanë çuar në rishikimin e disa interpretimeve të pretenduara të Islamit të zakonshme gjatë periudhave të historisë, kur Islami u kërcënuar. Selefizmi paraqet për pasuesit e tij një interpretimit të rreptë të Kuranit. Veçanërisht në Perëndim, dhe gjithnjë e e më shumë në Siri, disa takfiris shpallin një xhihad të dhunshëm kundër publikut, madje edhe ndaj civilëve muslimanë, si shprehje legjitime të mbrojtjes së Islamit.

Edhe pse selefijtë konsiderohen mysliman suni, disa studiues të tjerë, si ky i intervistuar në Xhaminë Omayyad dhe Sheikët Suni në Damask, janë të mendimit se selefitë janë një fraksion i Islamit. Një profesor i studimeve islame u shpreh se në fund të fundit, selefitë dhe vahabistët janë në thelb e njëjta gjë. Baza e këtij pretendimi është se selefitë nuk ndjekin ndonjë nga katër shkollat ​e mendimit si gjithë muslimanët e tjerë suni. Më saktë,  ka disa prej tyre që duke i keqinterpretuar praktikat fetare kalojne në ekstremizem dhe fillojnë të synojnë kryerjen e krimeve, madje edhe ndaj muslimanëve të tjerë, për arsye politike dhe financiare.

Aktualisht një tjetër grup mbizotërues selefistësh në Siri është Daash . Fjala është një akronim i togëfjalëshit Shteti Islamik në Irak dhe Levant. Daash u shfaq në skenë kohët e fundit këtu një vit më parë dhe disa vëzhgues vendas besojnë se kanë kaluar përmes Irakut me sasi të mëdha financimesh nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia, të cilët gjithashtu ua lehtësojnë furnizimin me armë si dhe qasje në veri të Sirisë nëpërmjet territorit turk. Tregohet se një i rekrutuar nga Daash paguhet katër here në muaj me një shumë që shkon rreth 500 dollar në muaj pra konkuron me Nusra Jabhat dhe të tjerët për të imponuar disa nga interpretimet e çuditshme të Islamit në të njëjtën kohë.

Damasku është mbushur me tregime që vijnë nga zonat e kontrolluara të Daash-it rreth Aleppos dhe gjetkë i një thesë plotë me fetva dhe urdhra të postuara në muret e asaj që quhet zona e pushtuar nga selefitë.  Një student suni për juridik nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Damaskut ka ndërmarrë gjatë  javëve të fundit disa kërkime mbi këtë temë dhe ai raporton shembullin e përhapjes së redaktimeve selefiste të cilën ai e quan Një sulm i çmendur ndaj Islamin dhe një vepër penale kundër muslimanëve dhe ndjekësve të tjerë të Librit.

Më 27 nëntor një grua e re mbërriti në hotelin Dama Rose paska raportuar për vëzhguesit aktual se në vende të ndryshme të Raqaas dhe Aleppos por edhe fusha të tjera, ku Daash ka vendosur se në rast se dikush nga Daash-i lakmon diçka si makinën e re të dikujt apo gruan e dikujt, ai duhet të thotë vetëm: Allahu Ekber tri herë dhe pasuria e tjetrit apo gratë që ka vëbë në shënjestër i takon atij dhe njeriu mund t’a rrahë ose përdhunojë atë pa u ndëshkuar. Kjo fetva e fundit padyshim shkakton probleme serioze brenda Daash-it dhe milicisë tjetër të prekur veçanërisht në Raka dhe Aleppo. Një vajzë e re nga një familje e shquar sunite në Dasmascene raportoi se anëtarët e Daash-it janë duke marrë gaz, naftë dhe bukë nga fshatrat jopërkatëse të Daash-it për t’ja shpërndarë anëtarëve të kultit të tyre prej rreth 5000 anëtarësh dhe thuhet se ky numër është ende në rritje. Gjithashtu sipas raporteve të disa stacioneve televizive kohët e fundit është e lejueshme për anëtarët e Daash-it të përdhunojnë çdo grua që nuk është muslimane, si dhe gratë muslimane që mbështesin qeverinë e Asadit.

Disa praktika selefiste të raportuara kohët e fundit, përfshijnë, po jo vetëm, sa vijon:

•         Në Alepo dhe në disa zona të tjera të kontrolluara të , femrave nuk po u lejohet të veshin xhinse dhe xhaketa. Ato duhet të mbajnë veshje islame. U ndalohet të bëjnë makjazh. Dhe tani, si para dy javësh, u ndalohet të dalin nga shtëpitë e tyre të pashqeruara nga një mashkull. Disa femra, në disa pjesë të Alepos dhe Rakas, tani i konsiderojnë lagjet e tyre si Tora Bora në Afganistan  duke krahasuar shtypjet e Talebanëve dhe trajtimin që selefitë u bëjnë femrave;

•         Që nga 15 nëntori 2013, ne disa fshatra është ndaluar me forcë pirja e duhanit dhe përdorimi i argjilës nga meshkujt dhe femrat

•         Disa berberhane për meshkuj janë mbyllur, në mënyrë që të ndalohet shkurtimi i flokëve si dhe i prerjet “moderne”. Kapelet për të rinjtë janë të ndaluara gjithashtu;

•          Në zonat e kontrolluara të Daash-it, tani është e ndaluar çdo shenjë reklamimi për kozmetiket dhe produktet për kujdesin e lekurës edhe në dyqanet e femrave. Shkelësit dënohen me 70 të rëna me kamzhik. Çdo biznes që dëshiron të punësojë femra, duhet të ketë dy orare të ndara; një për mëshkujt dhe një për punëtoret femra;

•        Asnjë veshje për femra nuk mund të shfaqet në dritaret e dyqaneve. Rrobaqepsitë  duhet të ndalojnë hyrjen e meshkujve në momentin që ka femra  brenda derisa ato ta largohen. Milicia e Daash-it prej kohësh ka ndaluar që femrat të marrin kujdes mjeksor nga doktorë meshkuj. Kohët e fundit, Daash-i ka urdhëruar që femrat të vizitohen tek doktorët e të njëjtës gjini. Gjithashtu, është e ndaluar për një femër të mbajë pajisje ortodontike, si aparat dhëmbësh, pasi dhëmbët e drejtë mund të tërheqin meshkujt. Në çdo rast, trupat e tyre janë nën kujdestarinë e burrit, ose të babat të tyre.

Franklin Lamb - kohët e fundit është emëruar si profesor i të Drejtës Ndërkomëtare në Fakultetin Juridik të Univesiteti të Damaskut për vitit akademik 2013-14. Lamb është pjesë e bursës Sabra-Shatila. (sssp-lb.com) Mund të kontaktohet me anë të e-malit: fplamb@gmail.com