Intervistë: Sejjid Nasrallah në kanalin lokal OTV
Disa njerëz nxituan të thonë se kjo është një marrëveshje në mes të Valije Fakih ( Republika Islamike e Iranit ) dhe Shejtanit të madh (Shtetet e Bashkuara).
Sekretari
i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah tha të martën, më 3
dhjetor 2013 se marrëveshja bërthamore
iraniane ka përfitime të rëndësishme, duke shprehur besimin se fituesit e parë
janë popujt e rajonit tonë.
Ka pasur parti rajonale dhe
ndërkombëtare gjatë viteve të fundit, që e nxisnin luftën kundër Iranit. Ky
opsion nuk është as i lehtë dhe as i thjeshtë, sepse Irani nuk është një shtet
i dobët apo i izoluar. Ky opsion kishte implikime serioze kundër rajonit, tha Sejjid Nasrallah gjatë një interviste
“live” në kanalin lokal OTV.
Implikimi i parë ishte për
të vonuar luftën ndaj Iranit , tha Hirësia e Tij, duke përjashtuar se
entiteti Cionist mund të godasin objektet bërthamore të Iranit, pa dritën jeshile
amerikane, duke siguruar se një marrëveshje e tillë nuk do të largohet nga
rezultatet negative në Liban apo Siri.
Sejjid Nasrallah, gjithashtu, theksoi
se marrëveshja bërthamore e Iranit - P5 +1 është një realitet të ri i multi -
polarizimit, ku nuk ka shtet të vetëm që ka më pushtet në gjithë botën.
Udhëheqja multi – polarizisuese në
botë pengon dominimin ndërkombëtarë dhe diktaturën dhe i jep pakëz lehtësim vendeve
të botës së tretë , elaboroi hirësia e tij.
Politika e Jashtme e SHBA
Sejjid Nasrallah tha se ka pika të mëdha
të kthesës në politikën botërore të SHBA-ve, duke theksuar se edhe pse
marrëveshja bërthamore është e përkohshme, por disa njerëz nxituan të thonë se
kjo është një marrëveshje në mes të Valije Fakih ( Republika Islamike e Iranit
) dhe Shejtanit të madh (Shtetet e Bashkuara).
Lufta amerikane në Irak është
dënuar me dështim. Në Afganistan ,SHBA arriti një bllokim. Në Liban dhe Gaza, Lindja
e Mesme e Re gjithashtu dështoi. Ata kanë dështuar deri tani në Siri. Irani ishte
i shtrënguar me sanksioneve dhe ata ( SHBA ) nuk ishin në gjendje për të rrëxuar
regjimin. Përkundrazi, situata financiare dhe ekonomike në SHBA dhe vendet
evropiane është kritike. Kështu, tani është një
situatë e re në SHBA –Evropë,
shprehet eminenca e tij.
Duke arsyetuar sponsorizimin amerikan
për Marrëveshjen Iran - P5 +1 , Sejjid Nasrallah tha se amerikanët nuk duan të
angazhohen në një luftë, dhe se ata janë të sëmurë prej luftërave. Për këtë
arsye, një derë për marrëveshje bërthamore është hapur dhe një marrëveshje e përkohshme është vendosur.
Amerikanët kanë kërkuar për të
trajtuar më shumë çështje duke negociuar çështjen bërthamore, ndërkohë që
iranianët kanë kërkuar për të trajtuar vetëm
dosjen bërthamore. Iranianët nuk kanë asnjë interes për të vënë të gjitha
dosjet në tryezë dhe ata ngulën këmbë për të biseduar vetëm për çështjen
bërthamore, tha Hirësia e Tij.
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut
tregoi se Irani ka deklaruar për një kohë të gjatë se qëndrimi i tij politik
drejt SHBA-ve ndryshon nga ai në drejtim
të subjektit Cionist, dhe kjo është arsyeja pse qëndrimi i Iranit ndaj Izraelit
është i caktuar dhe nuk ka ndryshuar.
Iranianët thonë se kur
amerikanët pranojnë të drejtat tona dhe kur të jenë të gatshëm për të dhënë edhe
popujve të rajonit, ne do të jemi të gatshëm pastaj për dialog me ta , kështu e bëri të qartë Sejjid Nasrallah.
Ka një ndryshim të SHBA-ve,
por pala iraniane ende qëndron në vend. Është shumë herët për të folur për
normalizimin në mes të dy vendeve dhe ka shumë dosje në pritje. Unë nuk
parashikoj se normalizimi është afër,
shtoi ai.
Lidhur me vizitën e fundit të Ministrit
të Jashtëm të Iranit, Muhammed Xhevad
Zarif në shtetet e Gjirit Persik, Sejjid
Nasrallah tha se Irani nuk i ka prerë marrëdhëniet me vendet fqinje ndonjëherë
, por problemi qëndron me palën tjetër, duke vënë në dukje se Ministri i
Jashtëm i Iranit dëshiron të qetësojnë Sauditët që asgjë nuk është kundër interesave të tyre .
Arabia Saudite
Udhëheqësi i Rezistencës Libaneze, i Hizbullahut,
theksoi se Irani kishte kërkuar për të
hapur dyert për Sauditët, por të gjitha përpjekjet dështuan dhe Mbretëria Saudite i ka mbyllur
të gjitha dyert.
Sejjid Nasrallah zbuloi se një nismë
e Pakistanit u prezantua në të cilën Irani kishte rënë dakord, ndërsa sauditët
e kundërshtuan atë .
Para largimit të Princi Najef, Ministri i Sigurimit i Iranit vizitoi
Arabinë Saudite dhe u takua me të. Ministri u përpoq për të krijuar një
mirëkuptim të ndërsjellë, por reagimi ishte negativ 100 për qind.
Hirësia e tij vuri në dukje se që nga fillimi, Arabia Saudite e ka trajtuar
Iranin si armik dhe se lufta e Sadam Huseinit kundër Iranit është financuar nga
Sauditët. Popujt e Irakut dhe Iranit u përgjakën, e paguan shtrenjtë atë luftë,
si dhe populli i Palestinës dhe Kuvajtit.
Lufta e Arabisë Saudite ndaj
Iranit nuk ka të ndaluar që nga viti 1979. Arabia Saudite nuk guxon të nisë
luftë të drejtpërdrejtë me askënd, por lufton nëpërmjet të tjerëve dhe paguan
për ta si në Siri, Iran, Irak dhe Liban , tha ai .
Lideri i Hizbullahut theksoi se
problemi mes Arabisë Saudite dhe Iranit është themelor, duke vënë në dukje se
fjalimi Princit El- Walid bin Talal nuk e shprehin qëndrimin sunitë. Problemi i
Sauditëve me Iranin nuk është sektar, për shkak se ata kishin probleme me
Egjiptin, Jemenin dhe Sirinë edhe më përpara.
Këto vende nuk e miratojnë sektin shi’itë .
Arabia Saudite nuk e pranon
asnjë partner. Kjo do që të gjitha vendet arabe t’i nënshtrohen asaj.
Ai, gjithashtu, vuri në dukje se shërbimet e inteligjencës saudite janë prapa shumë shpërthimeve në Irak, dhe ajo operon me disa degë të el-Kaidës , duke shprehur besimin se Brigada Abdullah Azzam është ajo që qëndron prapa bombardimit të Ambasadës së Iranit në Bejrut, dy javë më parë, duke zbuluar se Arabia Saudite përkrahë grupet e tilla.
Marrëdhëniet Hizbullah – Katar
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut
zbuloi se ai ka pritur një delegacion nga Katari disa ditë më parë, dhe se
Katari mund të rishikojë pozitën dhe strategjinë në lidhje me rajonin, duke
vënë në dukje se ai ka ofruar edhe nismë të mirë në lidhje me libanezët e
rrëmbyer në Aazaz .
Sejjid Nasrallah theksoi se Hizbullahu
nuk ka shkaktuar ndonjë problem për asnjë,
duke deklaruar se partia e Rezistencës gjithmonë ka ftuar për një zgjidhje
politike në Siri, dhe se një linjë e komunikimit ka mbetur gjithmonë e hapur në
mes Hizbullahut dhe Katarit, por të dyja palët kishin pikëpamje të ndryshme politike.
Duke
e përshkruar lidhjen e re të marrëdhënieve Hizbullah - Katar , Sejjid Nasrallah
tha se partia Libaneze shprehu opsionin ushtarak në Siri e cila nuk është e
dobishme, dhe përmbysja e gjendjes është e padobishme, duke bërë thirrje të
gjitha shtetet që ndikojnë ngjarjet në Siri për të punuar për një zgjidhje
politike.
Duke e përshkruar si lidhje të re
Hezbollah - Katar , Sejjid Nasrallah tha se partia libaneze shprehu opsioni
ushtarak në Siri, e cila nuk është e dobishme , dhe përmbysja e gjendjes është
edhe e padobishme, duke i bërë thirrje të gjitha shteteteve që ndikojnë në ngjarjet në Siri për të punuar për një
zgjidhje politike.
Kjo është çështja se si ne kemi
filluar të flasim me Katarin, atëherë ne biseduam për zhvendosjën, për
distancimin e problemeve nga Libani, tha Hirësia e Tij
.
Marrëdhëniet Hizbullah - Turqi
Kontaktet tona me Turqinë nuk janë
të ndërprerë. Takime me ambasadorin turk në Liban u zhvilluan gjithashtu. Asgjë
të re në marrëdhëniet tona me turqit ,
tha Sejjid Nasrallah.
Megjithatë, eminenca e tij u shpreh
se pas zhvillimeve Siriane, ka pasur një përpjekje të qartë nga Turqia për të
korrigjuar marrëdhëniet me Hizbullahun, sepse
turqit mendojnë se ata kanë humbur aq shumë në lidhje me marrëdhëniet e tyre me
Libanin, Presidentin Bashar el-Assad dhe Iranin, të cilat kanë qenë të
shkëlqyera para se të shpërthente kriza Siriane.
Tani ata janë jashtë Sirisë,
përballen me një problem të madh me Irakun, dëshmitarë të një lidhje të ftohtë
dhe gjysmë – të prishtë me Iranin. Projekti i Turqisë në Siri ka dështuar,
theksoi ai, duke pyetur : Ku është Turqia tani në Egjipt e në
rajon ?
Irani në Rajon
Pozita ideologjike e Iranit ndaj Izraelit
nuk do të ndryshojë, dhe pozita e tij ndaj Rezistencës nuk do të ndryshojë,
gjithashtu, Në dosjen palestineze, Irani, gjithashtu, nuk do të braktisë
qëndrimin e tij, vuri në dukje
eminenca e tij, duke shprehur besimin se nuk duken shenja në horizont për zgjidhjen
e çështjes palestineze - izraelite sepse negociatat nuk kanë arritur ende tek të
drejtat minimale të palestinezëve.
Irani është një shtet i madh
rajonal. Është më me ndikim në rajon sot. Ai konsultohet me ne dhe nganjëherë
kjo mund të miratojë të drejtën tonë në mënyrë të plotë. Kjo lidhet jo vetëm në
Liban, Sejjid Nasrallah shpalosi, duke shtuar se në qoftë se më mars 14
lidhet blloku me Arabinë Saudite, si lidhja jonë me Iranin, Libani do të jetë pa
probleme. Irani nuk ndërhyn në punët tona të brendshme. Ai nuk na urdhëron që
të marrim pjesë në kabinet. Ajo që Irani dëshiron në Liban është që njerëzit të
kuptojnë njëri-tjetrin dhe Libani nuk do të tërhiqen zvarrë në luftë .
Unë uroj që pala tjetër të kenë një Fakih Valije, tha ai .
Hizbullahu në Siri
Rishikimin e pjesëmarrjes së Hizbullahut në
Siri, Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut tha se pozicioni i Hizbullahut ka
evoluar gradualisht.
Kur shpërthyen ngjarjet në
Siri, ne kemi qenë të heshtur për tri javë, pritnim një pamje të qartë në
mënyrë që të dinim natyrën e incidenteve.
Nga ana tjetër, kur ne ishim duke vazhduar marrëdhëniet tona të mira për
të shmangur atë që ndodhi, të gjithë anëtarët e opozitës siriane, disa nga
udhëheqësit e Vëllezërve Musliman dhe disa parti ekstremiste na kanë kërcënuar
edhe para se ne të kemi miratuar pozicionin tonë politik. Përkundër gjithë
kësaj, ne bëm thirrje për një zgjidhje politike për të shmangur opsionin
ushtarak, tha ai.
Eminenca e tij shpalosi shkakun
kryesor pas intervenimit në qytetin jugor sirianë në al- Kussajr në kufi me Libanin, duke deklaruar
se Hizbullahu nuk ka pasur asnjë thirrje të drejtpërdrejtë prej figurave
të opozitës, por me shtetet që kishin lidhje me ta. Presidenti Assad ishte i
gatshëm për dialog dhe reforma, ndërsa shumë njerëz në rajon, thoshnin se
çështja do të përfundojë brenda dy ose tre muajve dhe se nuk do të kishte
nevojë për dialog.
Ka pasur vende në rajon që
punonin në përmbysjen e regjimit sirianë ushtarakisht pa qenë të gatshëm për
dialog. Ngjarjet në Siri zhvilloheshin, por ne nuk ndërhynim ushtarakisht. Ne
nuk kemi ndërhyrë në qytete të banuar
nga libanezëve në el- Kussajr, kur
Ushtria Siriane ishte e vendosur ende atje , shtoi ai.
Megjithatë, kur ushtria u detyrua të
largohet nga zona, banorët i bënë thirrje Hizbullahut për ndihmë për të
mbrojtur qytetet e tyre për shkak se qeveria libaneze nuk u kujdes për
qytetarët libanezë atje dhe mbajti kufijtë të hapur për kontrabandë armësh në
el- Kussajr, në veri dhe në perëndim të Libanit.
Ne shkuam në el- Kussajr në
një operacion parandalues. Nëse ne nuk e merrnim iniciativën, grupet e
armatosura do të sulmonin fshatrat kufitare libaneze, , tha ai.
Sejjid Nasrallah tha se shkatërrimi
i faltorës së shenjtë të Sejjide Zejnebes ( a.s.) nga militantët do të ndez
rebelime në rajon , duke shtuar se Hizbullahu kishte dërguar vetëm 40
deri në 50 luftëtarë në zonë për të ndihmuar në mbrojtjen e faltorës së shenjtë,
duke theksuar se rritja jonë në Siri ishte logjike dhe reale.
Eminenca e tij theksoi se Hizbullahu
nuk ka vendosur luftëtarë në fusha të tjera, por situata kishte evoluar
gradualisht, duke vënë në dukje se dhjetëra libanezëve janë vrarë në
luftë për militantët në Siri.
Ne ( Hizbullahu ) deklarojmë
se janë dëshmorët tanë. Ne kishim nevojë
për të njoftuar ndërhyrjen tonë, sepse ne nuk ndihemi të turpëruar nga dëshmorët,
por ne jemi krenar për ata, tha Sejjid Nasrallah.
Ai, gjithashtu, e bëri të qartë se
fotoja e tij me Ajetullahun e madh Sejjid Ali Khamenei ishte dy vjet para luftës
në el-Kussajr, duke theksuar se Hizbullahu nuk ka ndërhyrë në Siri sipas
një vendimi iranian, por sipas një vendimi të vetë.”
Eminenca e tij vuri në dukje se
në qoftë se ne braktisim detyrën tonë në el- Kussajr dhe Kalamoun,
dhjetëra, qindra makina do të hyjnë në Liban, dhe ne shkuam në Siri për të
shmangur këtë gjë , duke treguar se makina që shpërtheu në Liban
kishte ardhur nga Yabrood nëpërmjet ARSAL , pyesin çfarë të
ardhme e Libanit do të jetë në qoftë se Siria bie në dorë të grupeve të
armatosura ?
Sejjid
Nasrallah, gjithashtu, vuri në dukje se ish- kryeministri Saad Hariri
dhe Okak Sakr janë të përfshirë në dërgimin e luftëtarëve dhe armëve në Siri ,
duke deklaruar: Pyetni palën tjetër atë që garanton se do të
sigurojë nëse opozita fiton ? , Duke shtuar se niveli i përkrahjes
nga populli i ndërhyrjes sonë në Siri është më i lartë se norma e mbështetjes për
lëvizjen e rezistencës gjatë viteve1982-1990
.
Do të vij dita kur ne do të falenderohemi për ndërhyrjen tonë në Siri,
tha Sejjid Nasrallah.
Eminenca e tij tha se ka ekzagjerime të mëdha rreth ndërhyrjes së Hizbullahut në Siri , duke shpjeguar se ata që po luftojnë në Siri për anën e regjimit janë ushtria siriane dhe forcat e mbrojtjes kombëtare të formuara nga njerëzit e zonave të cilët janë duke e mbrojtur veten e tyre , duke theksuar se nuk ka ndonjë luftëtar të Hizbullahut në krahinat e Daraa-s, Soweida, Kunitra, Deir Ezzor dhe Halepin verior.
Prania jonë në Siri është e
kufizuar në Damask, Homs dhe në zonat përreth Libanit. Ne jemi të vendosur në
el- Kussajr dhe Damask. Ushtria Siriane është duke kryer operacionet e sotme në
Kalamoun së bashku me forcat e mbrojtjes kombëtare.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje për
numrin e luftëtarëve të Hizbullahut të vendosur në Siri, Sejjid Nasrallah tha
se disa njerëz në Liban thonë se 250 luftëtarë të Hizbullahut janë vrarë,
dhe pastaj disa, thonë gazetat se 600
luftëtarë të Hizbullahut janë vrarë në Ghota. Këto janë aspiratat e tyre.
Ai theksoi, gjithashtu, se
asnjë nga luftëtarët e Hizbullahut nuk është rrëmbyer në Siri, por trupat e
dëshmorëve janë kapur dhe ne nuk do të largohemi nga ata , duke theksuar
se që nga fillimi i ngjarjeve në Siri, numri i dëshmorëve nuk ka arritur
as 200 siç ata pretendojnë në përputhje
me natyrën e betejës , duke shprehur besimin se Hizbullahu ka dëshmorë më
pak se numri që ata janë duke duke pritur
Libani
Sejjid Nasrallah përkujton se Hizbullahi
ishte i pari që dënojë bombardimet në Tripoli,
sepse ishte e qartë se dikush dëshiron të copëtojë vendin.
Sa i përket situatës të sigurisë në
qytetin verior libanez, në Tripoli, eminenca e tij tha se ajo që është
raportuar për myftiun e Tripolit dhe të Shejh Malek Al- Shaa'r për marrëdhëniet në mes të armatosurve me
shërbimet e sigurimit është e vërtetë , duke theksuar se ne e dimë
se gjatë viteve, janë paguar para për
grupe të armatosura dhe kanë lëvizur makinat e forcave të sigurisë së brendshme
me municione gjatë viteve të fundit ,
duke shtuar se zgjidhja është që shteti duhet të mbajë situatën e sigurisë në Tripoli.
Duke u ndalur në skenën politike në
Liban, Sejjid Nasrallah theksoi se zgjedhjet politike dhe mundësitë e bllokut
të 8 Marsit janë duke fituar, ndërsa 14 marsi duke humbur. Ne nuk kemi ndonjë projekt
të madh për Libanin, por ne mbështesim një partneritet të vërtetë në Liban dhe
me pjesëmarrjen e të gjithëve .
Eminenca e tij e bëri të qartë se Hizbullahu
beson në njësinë libaneze , duke i bërë thirrje atyre që dashurojnë Rezistencën
dhe audiencën për të mos bërë asnjë reagim në rrugë.
Nëse dikush ka një
kundërshtim, le të na kundërshtojnë në mënyrë gjyqësore , tha ai , duke
shpresuar se askush nuk do të na fyen ose të fyejnë të tjerët.