Vrasja, Mugnijeun e ka bërë legjendë
Hasan Nasrallahu, sekretari gjeneral i Lëvizjes Hezbollah, para ca kohe është drejtuar mijëra njerëzve të cilin janë grumbulluar në jug të Bejrutit. Arsyeja e grumbullimit ishte komemoracioni për 6 pjesëtarët e Hezbollahut dhe gjeneralit iranian të cilët janë vrarë në sulmin ajror izraelit në varganin e tyre 12 ditë më parë në afërsi të fshatit Quneitra në rajonin e rrafshnaltën siriane të Golanit. Në mesin e të vrarëve ishte edhe Xhihad Mugnije, i biri 25 vjeçar i Imad Mugnijehut, komandantit suprem ushtarak të Hezbollahut,i cili ishte vrarë në atentatin e kryer në Damask në vitin 2008. Nasrallahu në paraqitjen e tij theksoi se sulmi i kryer u bë në shenjë të hakmarrjes të cilin e ka kryer grupi i tij kundër forcave izraelite në zonën e okupuar të fermës Sheba, por njëkohësisht ka cek edhe moshën, nacionalitetin dhe lokacionin në të cilin kanë ra viktimë pjesëtarët e organizatës së tij, duke thënë se ata janë reflektim i “ gjeneratës së rezistencës” dhe bashkimit të Lëvizjes së tij.
Washington Posti dhe Newsweeku të cilit llogariten ndër shtëpitë mediale më të mëdha amerikane, kanë publikuar artikuj bazuar në burimet e CIA-së në të cilin theksojnë së Imad Mugnijehu është vrarë në operacionin e përbashkët me Mossadin izraelit. Artikujt kanë përfshirë detaje të cilët më parë nuk ishin të njohura të cilët kanë shokuar shumë vetë pasi që Mugnijehu viteve të fundit është shikuar më shumë si armik izraelit sesa si armik amerikan. Të dyja tregime janë publikuar menjëherë pas fjalimit të Nasrallahut në të cilin ai në mënyrë të qartë e bëri të qartë se Hezbollahu më nuk do të përmbahet parimit”nuk më prek, nuk të prek”, e cila e ka caktuar marrëdhënien e tyre me Izraelin në periudhën pas luftës së vitit 2006. Këta artikujt padyshim kanë qenë në përgatitje një kohë, me videoinqizime dhe harta si material shoqëruese, porse koha e publikimit është shumë indikative. Informatat të cilët kanë rrjedhur tregojnë disa gjëra: mundësojnë Izraelit dhe SHBA-ve të ruajnë fytyrën dhe të përgjigjen në sulmin e fundit të Hezbollahut në shenjë hakmarrjeje, edhe për fjalimin e Nasrallahut. Me sa duket se ky rast po merr karakterin personal për agjencioneve e spiunimit amerikan dhe izraelit, duke pas parasysh në historinë e tij të gjatë dhe numrin e madh të jetëve të humbura. Disa analistë njashtu tregojnë në elementet politike izraelito-amerikane të cilët janë në lojë. Duke marr parasysh se presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri Benjamin Netanyahu po konfrontohen lidhur me bisedimet me Iranin, është e mundur që informatat që janë lëshuar tani që të theksohet roli udhëheqës i CIA-së në këtë operacion dhe të dërgohet porosia izraelitëve se duhet të dinë rolin e tyre. Disa njashtu mendojnë se kjo do të ishte porosi për administratën e Netanyahut, lidhur me çështjet të tyre gjithnjë më të këqija të lidhjeve me Shtëpinë e Bardhë të Obamas, duke i përkujtuar se çështjet strategjike duhet lënë para çështjeve personale. Më tutje flitet edhe për atë se personeli nga epoka e Bushit është i pakënaqur me strategjinë e sekretarit amerikan John Kerrit lidhur me Iranin, i cili ka mënyrën e vet për ta përshpejtuar bisedimet. Që gjërat të përshpejtohen, duhet rrjedhin informatat e rëndësishme të lidhura me personalitetin e shquar i cili ka pas lidhje me Iranin. Imad Mugnijehu, të cilin SHBA-të dhe Izraeli me vite e kanë ndjekur nëpër Lindjen e Afërt, pikërisht është personaliteti i tillë. Për zyrtarët izraelit dhe zyrtarët në perëndim, ai para ngritjes së Al Kaidës dhe Shtetit Islamik (ISIS-it), është konsideruar më së afërmi pozitës së armikut të përbetuar, gjersa në atdheu e tij, Libanin dhe përreth rajonit, ai është simbol i rezistencës ndaj okupimit të huaj ushtarak.
Që ironia të jetë më e madhe, fati ka dashur që Mossadi apo CIA njashtu kanë vrarë dy vëllezërit e Mugnijehut, njëri ka ra viktimë gjatë planit të pasuksesshëm të CIA-së të kryej atentat në imamin Muhamed Hysein Fadlallah, ish personalitet udhëheqës i shiitëve në Liban në vitin 1985, të tjetrin e kanë vrarë agjentët izraelit në vitin 1994 në shitoren e tij të nevojave shtëpiake në Bejrut. Këto dy agjencione më vonë do të bashkohen rreth qëllimit të përbashkët, të gjejnë dhe të kryejnë atentatin në udhëheqësin ushtarak të Hezbollahut, Imad Mugnijesë. Mugnijehu ka vendin e vet në dy lloje të rrëfimeve dhe personifikimeve të metaforës së terroristit, gjegjësisht luftëtarit të lirisë. Gjersa shërbimi sekret amerikan e ka konsideruar atë si paraardhësin e Bin Ladenit, në periudhën pas 11 shtatorit, post mortum morri karakteristikat e personalitetit të shquar folklorik. Legjenda mbi Imad Mugnijes ka lind pas vrasjes së tij, në 7 vitet e kaluara, miti për të, të cilin e nxit Hezbollahu, ndërsa e ushqejnë mediat, vetëm se është rritur. Mugnije pas vdekjes është gjeni i Hezbollahut i cili vet i ka përndjekur okupatorët amerikan dhe izraelit. Sikurse shkruan në raport, Mugnije i ka mbikëqyrur një varg të rasteve të marrjes së pengjeve dhe vrasjeve në Liban dhe jashtë shtetit. Rasti më famëkeq ishte kidnapimi, torturimi dhe vrasja e shefit të zyrës së CIA-së Bejrut William Buckley në vitin 1984. Buckley në këtë pozitë ka ardhur pas Hassit, i cili ishte vrarë në bombardimin e ambasadës amerikane në Bejrut një vit më pare, gjegjësisht në vitin 1983. Besohet se bombardimin e ka kryer Mugnijehu sipas urdhrit të Iranit. Ai viteve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ishte i lidhur e rastet e bombardimit të ambasadës izraelite dhe qendrës së bashkësisë hebreje në Buenos Aires.
Së shpejti pas kësaj ai dyshohet se ka ikur në Iran nën trusninë më të madhe të SHBA-ve dhe Izraelit, në cilin ka mbet një periudhë të caktuar me ç’rast ka mësuar edhe gjuhën perse. CIA thekson se në vitin 2008 para se të vritej Mugnije ka udhëhequr me operacionet e Hezbollahut në Irak, ka trajnuar milicitë shiite të cilët më tutje kanë sulmuar personelin ushtarak amerikan, të cilin e ka bërë cakun logjik për atentat dhe për shkak të cilit vrasja e tij nuk ishte vrasje nga hakmarrja. Sipas artikullit në Newsweek, George W. Bush personalisht para përfundimit të mandatit të tij, jo njëherë, por dy here, ka nënshkruar urdhrin për vrasjen e Mugnijesë. Në realitet Mugnije është sigurisht një personalitet shumë më i komplikuar se që shumë vetë kanë menduar apo kanë dashur të pranojnë. Sipas fjalëve të familjes, ai ka qenë prind i përkushtuar i cili është përpjek të ndajë kohën për familjen dhe shtëpinë e vet, edhe pse ka pas zakon kohë pas kohe të humbet. Njashtu ka qenë i njohur si njeri i thjeshtë dhe i përulur, gjer në atë masë sa që komshitë e tij kanë menduar se është vozitës i cili punon në ambasadën iraniane. Informatat të cilit i kanë zbuluar Newsweek dhe Washington Post paraqesin kaptinën më të re në luftën 30 vjeçare e cila zgjat me gjenerata, të zbuluara në gjendjen kritike me arsye politike. Informatat të cilët kanë rrjedh për detajet e vrasjes së tij kanë shërbyer qëllimit politik, ashtu sikurse edhe vrasja e Mugnijesë. Mugnijehu edhe pas vdekjes i ka bashkuar SHBA-të dhe Izraelin kundër Iranit, madje edhe pse marrëdhënia në mes të dyja shteteve është përkeqësuar, është e mundur që së shpejti do të gjejnë ndonjë cak tjetër të përbashkët.
Burimi: Al Jazeera