Fotografia e Hitlerit tronditi PEGIDA-n e Gjermanisë
Duke e mbrojtur Bachmann-in, zëdhënsja e PEGIDA-s tha se fotografia duhet kuptuar si satirë.
Megjithë përpjekjet e saj të distancon lëvizjen anti-Islame nga neo-nazistët, kreu i Pegida-s të Gjermanisë e ka lënë pas një foto që tregon atë me sa duket duke u paraqitur si Hitleri.
Çdokush në politikë që paraqet si Hitleri është ose një idiot i plotë ose një nazist, tha zëvendës kancelari, Sigmar Gabriel për gazetën Bild, duke marrë mundësinë për të ripërsëritur thirrjen e qeverisë për njerëzit që të qëndrojnë larg nga demonstratat javore të PEGIDA-së në Dresden, njoftoi CBS News.
Njerëz të arsyeshëm nuk i pasojnë idiotët, dhe njerëzit e mirë nuk i pasojnë nazistët, tha ai.
Lutz Bachmann, bashkë-themelues i Patriotëve Evropianë Kundër Islamizimit të Perëndimit, i tha medias se ai do të japë dorëheqjen nga bordi i grupit.
Vendimi erdhi pas komenteve nënçmuese kundër emigrantëve të cilët ai i quajti si bagëti dhe të ndyrë.
Në një deklaratë në Facebook të mërkurën, ai tha se kërkon falje për ofendimin me postimin e tij.
Ai i quajti ato Komente të sëmura”.
Duke ërkuar falje për shkak të dëmtimit të lëvizjes, Bachmann nuk komentoi drejtpërdrejt fotografinë që gazeta më e shitur Bild e publikoi, duke e paraqitur si sportist një Hitler me mustaqe dhe flokët si Fuehreri.
Politikani i shquar i krahut të majt gjerman, Cem Ozdemir, i cili e përshkruan veten si një musliman laik, e postoi foton për 14.000 pasuesit e tij me titull sarkastik: Ja një temë për seancën e ardhshme të dialogut me PEGIDA-n.
Duke e mbrojtur Bachmann-in, zëdhënësja e PEGIDA-së, Kathrin Oertel tha fotografia ishte menduari satirë.
Bild citoi atë duke thënë se ai e kishte postuar fotografinë në faqen e tij në Facebook, me sa duket disa kohë më parë, si një shaka.
Duhet ndonjëherë të mahitemi me veten, tha ai.
Gjermanët po rrisin armiqësinë kundër pranisë muslimane në kohët e fundit, me debate të ndezura rreth emigracionit musliman në Gjermani.
Gjatë javëve të fundit, grupi Patriotët Evropianët Kundër Islamizimit të Perëndimi ose PEGIDA ka mbajtur marshime javore kundër muslimanëve dhe emigrantëve.
PEDIGA shënoi një rekord kur mblodhi 25.000 marshues për mitingun e saj të 12-të javën e kaluar në Dresden, ku anëtarët e tij me flamuj mbajtën një minutë heshtje për viktimat e sulmit në redaksinë e revistës satirike Charlie Hedbo në Paris javën e kaluar.
Protesta e saj i fundit u përball me rreth 100.000 kundër-protestues nga mbarë Gjermania, të cilët e akuzuan PEDIDA-n se po i shfrytëzon sulmet në Francë nga persona të armatosur islamikë, dhe të cilët shprehën mbështetje për një shoqëri multikulturore gjermane.
Duke ofruar mbështetjes për komunitetin musliman, kancelarja gjermane, Angela Merkel mori pjesë në një manifestim të heshtur për tolerancë në Berlin javën e kaluar, që ishte një mesazh i qartë kundër rritjes së grupit anti-Islam, grupi i ekstremit të djathtë PEDIGA.
Burimi: OnIslam & News Agencies