Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënon mizoritë e ISIL-it
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ka dënuar krimin e shëmtuar të kryer nga grupi terrorist që e quan veten ISIL duke djegur të gjallë të burgosurin jordanez, pilotin Mu'az Al-Kasasbah.
Ky krim injoron krejtësisht të drejtat e të burgosurve të cilat Islami i ka dekretuar, si dhe standardet morale të njeriut për luftën dhe trajtimin e të burgosurve, tha Ijad Amin Madani.
Kjo është thellësisht e trishtuar, tha Madani, që tregon gjendjen thellësisht të sëmurë të disa pjesëve të Rajonit të Lindjes së Mesme, prishjen intelektuale, fragmentimin politik dhe abuzimin me Islamin, fenë e madhe të mëshirës dhe Profetit të tij të madh, Muhammed (a.s.) i cili tha se misioni i tij është mbi të gjitha një mision moral.
Sekretari i Përgjithshëm ka shtuar se Sekretariati i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik do të bëjë thirrje për një takim urgjent të Komitetit Ekzekutiv, i përbërë nga treshja e Samitit, treshja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm dhe vendit pritës, për të çimentuar pozitën dhe veprimin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për të frenuar terrorizmin, ekstremizmin dhe gjuhën e urrejtjes dhe për të çmontuar kontekstet që i ushqejnë, që i udhëheqin dhe që i shfrytëzojnë ato.
Sekretariati gjithashtu do të bëjë thirrje për një takim urgjent për Organizatët e Bashkëpunimit Islamik që Akademia Ndërkombëtare e Fikh-ut të përvijojë më tej juridiksionin musliman ndaj këtij fenomeni, tha Madani.
Burimi: IOC (Organization of Islamic Cooperation)