Dijetari libanez kritikon Perëndimin për standardet e dyfishta
Një dijetar i lartë sunni, nga Libani, ka kritikuar qasjen e sdandardeve të dyfishta të Perëndimit për çështjen e lirisë së fjalës.
Duke folur për Agjencinë IQNA, Shejh Kazi Hunaina tha kur dikush përdhos vlerat e shenjta Islame në Perëndim, ata përpiqen për të justifikuar atë nën pretekstin e lirisë së shprehjes, por në qoftë se dikush vë në dyshim Holokaustin, ai do të përballet me dënim të ashpër.
Duke iu referuar veprimit të revistës satirike franceze Charlie Hedbo për karikaturat fyese të Profetit të Shenjtë (a.s.), Shejh Hunaina tha se ky akt i përdhosjen nuk është e para vepër armiqësore ndaj Islamit, të tilla ka patur që prej ardhjes së fesë.
Ai theksoi se me gjithë këto përpjekje nga armiqtë, gjatë historisë nuk kanë qenë në gjendje që të dëmtojë imazhin e këtij karakteri të madh dhe të shenjtë.
Revista satirike javore Charlie Hebdo në raste të shumta ka botuar karikaturat që fyenin Islamin dhe Muslimanët, duke i justifikuar ato si liri e fjalës.
Në lëvizje e saj të fundit blasfemuese, revista botoi një karikaturë të Profetit Muhammed (a.s.) të mërkurën e fundit duke zemëruar muslimanët në të gjithë botën.
Muslimanët në vende të ndryshme kanë mbajtur protesta kundër përdhosjes së vlerave të shenjta Islame.
Analistët thonë se veprimet e tilla që kanë në shënjestër një grup të caktuar, një besim të caktuar, nuk duhet të strehohen nën lirinë e fjalës dhe se kufijtë duhet të përcaktohen.
Shejh Hunaina më tej ka kritikuar Kombet e Bashkuara për heshtjen e tyre rreth fyerjeve të shenjta fetare pavarësisht se me një rezolutë ajo ka dënuar më parë veprime të tilla.