Shqipëri

Vazhdon në shqipëri beteja politike për drrogën e xibrakës në Elbasan!

Laboratori i kokainës zbuluar ditën e mërkurë nga Interpol dhe Europol, coi në arrest me burg nëntë të akuzuarit, midis tyre edhe nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Ilir Hoxha.

Prokuroria, coi në Gjykatën e Krimeve të rënda dosjen e nëntë të akuzuarve nga i cili doli vendimi i arrestit me burg. Sigurisht, asnjë nga të akuzuarit nuk mori përsipër përgjegjësitë e Laboratorit të drrogës duke u justifikuar me variante të ndryshme gjoja turistike apo sikur shërbenin si taksistë në shërbim të turistëve, drroga mbeti një provë materiale pa jusifikim. Të vetmit që justifikuan bukur operacjonin e Interpol dhe Europol ishin policia e shtetit dhe Mnistri i Brendshëm z.Saimir Tahiri. Ky i fundit, nën krekosjen e zotësisë policeske u vetëmburr se operacjoni u krye fale policë së Shetit dhe nuk përmendi aspak rolin e Europës në këtë histori, madje as nuk falenderoi kënd, por si një vakabond i hekurosur me maska pas shpine, ai mbajti një fjalim prekës të ngjashëm me fjalimin e Konferencës së Analizës së Punës së Policisë së Shtetit gjatë vitit 2014. Një analizë e cila  ja prishi ëndrrrën Ministrit menjëherë sapo u zbulua laboratori i drrogës në Xibrak të Elbasanit ditën e mërkurë nga Europa. Situata ishte aq e pabesueshme për Europën, sa Komisjoni Europian vendosi të sille në Shqipëri ekspertë nga Gjermania për të ndihmuar Prokurorinë në zbardhjen e cështjes.

Ky operacjon, i dyti pas atij të lazaratit, është konsideruar si operacjoni më i madh në luftën kundër Trrafikimit të lëndëve narkotike.

 

Një operacjon nga i cili i mori meritat pikërisht ajo pjesë e pushtetit që pati rolin më të vogël.  I pyetur nga Ambasadori Gjerman për mospërmendjen e rolit të Gjermanisë në këtë operacjon, Kryeministri ynë gjenial ju përgjigj se nuk ishte në dijeni të veprimeve të Ministrit të tij servil. Kjo ndoshta për arsye se ka qen i zën me pushimet e tij nëpër Europë duke u deklaruar i zhdukur nga syri i medias për një periudhë të gjatë kohe.

 

Ky operacjon zemëroi Kryeministrin tonë me Europën deri në atë pikë sa preferoi të mos dilte në Konferencë për reklama politike sic e ka zakon, sepse ndoshta fale këtij laboratori Kyeministri ynë ndërtoi shtëpinë-bunker dhe Ministri ynë i Brendshëm ndërtoi “Iliria Palace”, pallatin mbretëror të ballove presidenciale, një pasuri e njohur dhe e publikuar mediatikisht, por e padeklaruar nga vet Ministri. Një pasuri që ndoshta u ndërtua me Farmacinë e babait të Ministrit sikurse edhe Veliaj zhvilloi dasmën madhështore në Kalanë e Gjirokastës me kursimet e mamasë së tij pensioniste. 

 

Pasuri të padeklaruara më parë kur ata ishin në opozitë, por që shaqen me një vit qeverisje, ndërkohë që vet Kryeministri ka deklaruar në Opozitë se ishte i varfër dhe jetonte në banesën e prindërve të tij. I njejti justifikim me Kokën e drrogës së laboratorit Ermal Hoxha i cili u vetdeklarua si i varfër, pa punë dhe ushqehej me punën si taksist ndërkohë bashkëshortja e tij postonte  në instagram foto me makinën e saj Ferrari me vlerë 64.000 Euro si dhuratë nga bashkëshorti i saj Ermal Hoxha, i vetdeklaruari i papunë dhe i varfër. Një justifikim i vjedhur nga Kryeministri ynë mendjendritur kur ishte në Opozitë. Tani që gëzon statusin Kryeministër, ai po mbledh lek pak e nga pak nga rroga e tij dhe po ndërton kompleksin e tij pa kushte fare, gjoja, në Sauk afër BukArt.

 

Heshja e  Kryeministrit për ngjarjen në kohën që u zbulua laboratori  i drrogës, justifikimi i pabesueshëm i Ermal Hoxhës i ngjashëm me atë të Kryeministrit 2 vite më parë, Krekosja e Ministrit Tahiri për operacjonin duke përdhosur rolin e Europës, pasurimi i menjëhershëm i Rilindasve me 2 vjet qeverisje ndërkohë deklarojnë se Arka e Shtetit është bosh, dëshira për të dekoruar bashkëshorten e ish-diktatorit Hoxha nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, krijojnë llogjikisht një skemë bashkëpunimi të Qeverisë me Krimin, pavarësisht “hirit” që u hidhen ngjarjeve dhe fakteve, ngjarje të cilat ju vunë në dukje Kryemnistrit Rama nga vet Ambasadori Gjerman duke u shprehur i pakënaqur me punën e Qeverisë dhe krekosjen e Ministrit Tahiri në “shfaqjen teatrale” të horrave me maska pas shpine në një deklaratë publike ku ato maska nuk ishin të nevojshme.

 

 Reklama të cilat të ndjellin më tepër dyshimin se Qeveria e Rilindasit tonë shkencëtar është e zhytur në aferet e fshehta të hijes së krimit.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}