Kulturë

Hapet Muzeu që paraqet Artin dhe Kulturën Islame në Abu Dhabi

Muzeu që paraqet artin dhe kulturën islame nga e gjithë Bota Islame u hap zyrtarisht në Abu Dhabi të hënën.

  

Muzeu  Miraxh do të shfaqë trashëgiminë dhe mënyrën e jetesës së njerëzve të Botës Muslimane, qilima të endur me dorë, stoli, piktura, kaligrafi, dhe shumë vegla të tjera të punës.

   

Manzur Ahmed Kachru, Drejtor Muzeut Miraxh, tha për Agjencinë e Lajmeve të Gjirit (Gulf News) për hapjen e muzeut. 

  

Në thelb ne duan të paraqesim Artin Islam, kështu që ne dërguam njerëzit tanë për hulumtime në Iran, Irak, Egjipt, India dhe vende të tjera për të mbledhur artet e bukura. Ne kemi gjetur Emiratet e Bashkuara Arabe si vendi më i mirë për të shfaqur Artin Islamik, sepse Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë qendër e turizmit, që përfshin të gjitha nacionalitetet. 

  

Sipas drejtorit, Manzur Ahmed Kachru, muzeu paraqet artin ekskluziv, ku disa nga veprat të paraqitura janë 100 vjeçare ose më të vjetra, dhe është e lejueshme që turistët e interesuar të blejnë objektet e paraqitura.

    

Jo të gjithë mund të shpenzojnë një milion dirhemë, kështu që ne kemi objekte të vogla për ta, mallra për konsumatorët-miqësorë, kështu që ata janë të lumtur që kanë mundësi të kthehen me diçka që ata mund të mbajnë si kujtim. Ka disa gjëra moderne në muze, dhe ka gjëra të vjetra, të cilat ne nuk i shesim. Ne mbajmë këto, sepse njerëzit kanë dëshirë për t’i shikuar. Ka gjëra që janë më shumë se 100 vjet të vjetra.     Manzur Ahmed Kachru tha se muzetë e tillë paraqesin gjëra të rëndësishme që e bëjnë të mundshme që bota të kuptojë më mirë botën Islame, dhe ata të shpëtojnë prej stereotipeve negative që kanë për muslimanët, duke ju treguar se muslimanët janë të përfshirë me kohë në krijimin e kulturës dhe artit. Kjo është ideja themelore, unë kam parë në Emiratet e Bashkuara Arabe njërëz që vijnë në shitore për një orë, por ata shpenzojnë gjithë ditën duke u befasuar nga ajo që ata, ato,   kanë shikuar.

Burimi: IQNA News