Izraeli: Fuqia e Hizbullahut është më e madhe se e të gjitha vendeve europiane së bashku
Qarqet e inteligjencës dhe të sigurisë izraelite kanë rritur raportet e tyre në lidhje me cilësësinë, sasinë dhe fuqinë e Hezbullahut, duke theksuar se posedon 150 mijë raketa, duke përfshirë edhe ato që mund të godasit çdo objektiv në të gjithë territoret e pushtuara palestineze.
Rëndësia e vlerësimeve të fundit izraelite qëndron në faktin se ato janë dorëzuar nga ish-oficeri i zbulimit Yaakov Amidror i cili ishte këshilltar i sigurisë kombëtare i kryeministrit Benjamin Netanyahu për dy vjet (2011-2013) dhe më parë ishte kreu i Departamentit të Inteligjencë Kërkuese të Ushtrisë Izraelite. Pra, të dhënat e Amidrorit kanë origjinalitetin për shkak të posteve zyrtare që ai kishte.
Amidror-i vuri në dukje se Hizbullahu ka zhvilluar aftësitë e tij teknike-raketore sa është në gjendje të ndeshet me arsenalin izraelit, duke pohuar se ka 150 mijë raketa, duke përfshirë edhe ato që mund të arrijnë çdo objektiv në territoret e pushtuara palestineze.
Oficeri sionist theksoi se fuqia ushtarake e Hizbullahut është më e madhe se e të gjitha vendeve të Evropës së bashku, duke shtuar se partia ka fituar përvojë efektive ushtarake nga intervenimi i saj gjatë luftës në Siri.
Sipas Amidror-it, nëse Bashar Assad-i mposht grupet terroriste, ndikimi i Hizbullahut dhe fuqia e tij do të shtohet në Liban dhe Siri.
Burimi: Assafir