Ministria e Çështjeve Islame do të nderojë 20 hatibë
Ky veprim i ri vjen si pjesë e përpjekjeve të ministrisë për të forcuar rolin e xhamive në kryerjen e misionit të tyre në mënyrën më të mirë.
Ministria e Çështjeve Islame do të nderojë 20 hatibë të shquar (hatib – predikues, imami, hoxha, shehu, që mban ligjëratën, hytben e javës, ditën e xhuma, nga pjesë të ndryshme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, çdo gjashtë muaj, tha të dielen ministri i sapo emëruar i Çështjeve Islame, Sulejman Abalkhail.
Këta hatibë (predikues) do të nderohen në një ceremoni të veçantë, e cila do të mbahet rregullisht, tha ministri, Sulejman Abalkhail, i cili ishte ish-rektor i Universitetit Islamik “Imam Muhammed bin Saud”, në Rijad.
Ai tha se e ka autorizuar tashmë zëvendës ministrin për xhamitë, davet dhe udhëzim, për të përcaktuar rregullat dhe rregulloret për të identifikuar e hatibët e shquar, si dhe për të bërë marrëveshje për t’i nderuar ata.
Ky veprim i ri vjen si pjesë e përpjekjeve të ministrisë për të forcuar rolin e xhamive për të kryer misionin e tyre në mënyrën më të mirë, veçanërisht për të ndriçuar popullin në lidhje me fenë e tyre, tha ai.
Sulejman Abalkhail tha se xhamitë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë sociale dhe forcimin e stabilitetit. Kjo mirënjohje në çdo gjashtë muaj patjetër do të inkurajojë hatibët për të kryer më mirë detyrën, në nivel edhe më të lartë, duke plotësuar kërkesat e popullit dhe nevojat e tyre fetare të përditshme, javore”, tha ai.
Sulejman Abalkhail tha se ministria e tij do të bëj çdo përpjekje në shërbim të xhamive si dhe zhvillimin e performancës së hutbes dhe propaganduesve islam, si edhe për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së xhamive.
Ai lavdëroi përpjekjet e Kujdestarit të dy Xhamive të Shenjta, Mbretin Abdullah në shërbim të xhamive në Angli dhe në vende tjera. Ai, gjithashtu, bëri të ditur planet për të përmirësuar aktivitetet dhe programet e ministrisë për të arritur objektivat e saj.
Ministri theksoi nevojën për të rishikuar qasjen fetare drejt çështjeve të ndryshme bashkëkohore të bazuar në mësimet e moderuar islamike, sa më larg nga ekstremizmi dhe shovinizmi.
Sulejman Abalkhail u emërua Ministër i ri i Çështjeve Islame më 8 dhjetor 2014, duke zëvendësuar Saleh Al-Ashejh, si pjesë e një riorganizimi të madh të kabinetit të bërë nga mbreti. Në një deklaratë të mëparshme, pas emërimit në pozitën e tij të re, Sulejman Abalkhail tha se ministria e tij do të përcaktojnë një plan strategjik për të forcuar rolin e xhamive dhe për të përmirësuar shërbimet e të gjithë punonjësve të lidhur me to.
Burimi: Arab News