Luftimi i terroristëve tekfiristë është e mbrojte e Islamit
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Libaneze Hizbullah theksoi se terroristët paraqesin kërcënim serioz për Islamin.
Duke iu drejtuar një ceremonie të mbajtur në Bejrut me rastin e festimit të përvjetorit të lindjes së Profetit Muhammed (a.s.) ditën e xhuma, të premten, Sejjid Hassan Nasrallah shtoi duke luftuar terroristët tekfiristë dhe ekstremistët nuk po mbrojmë një komb, një qeveri apo tokën, por ajo është mbrojtja e Islamin.
Grupet tekfiriste i atribuojnë vetes së tyre Islamin dhe Profetin e Shenjtë, Muhammedin (a.s.), por me veprimet e tyre barbare ata janë që fyejnë Profetin Muhammed (a.s.), Librin e Allahut dhe Ummetin Musliman, deklaroi ai.
Sejjid Hassan Nasrallah kritikoi ata që i ofrojnë mbështetje terroristëve tekfiristë dhe tha se terroristët kanë mbërritur tani në vendet që shumë i përkrahin ata. Kjo ishte mjaft e parashikueshme, vuri në dukje ai.
Diku tjetër në fjalën e tij, udhëheqësi i Hizbullahut i referohet ndalimit të autoritetit të lartë fetar të Bahrejnit, Shejh Ali Salman dhe e përshkroi masën nga regjimi Al Hhalifa si të rrezikshme.
Ai theksoi se populli i Bahrejnit proteston në mënyrë paqësore, por regjimi i përgjigjet me ashpërsi popullit duarthatë.
Sejjid Hassan Nasrallah vazhdoi duke thënë se regjimi i Bahrejnit nuk do të jetë në gjendje për të ndaluar lëvizjen paqësore të popullit në Bahrejn.
Autoritetet e Al-Halifas ndaluan Shejh Selmanin, kreu i partisë kryesore të opozitës në Bahrejn, Al-Wefak, më 28 dhjetor, 2014.
Pas protestave masive kundër regjimit të mbajtura më 26 dhjetor 2014, Ministria e Brendshme e Bahrejnit kishte urdhëruar Shejh Selmanin që të paraqitet para hetuesve të policisë, pa dhënë ndonjë shpjegim se përse është lëshuar thirrja.
Të hënën, më 29 dhjetor 2014, akuzat për nxitje të ndryshimeve të dhunshme të regjimit përmes kërcënimeve dhe praktikave të paligjshme, si dhe për fyerje publike të Ministrisë së Brendshme u bënë akuza kundër Shejh Selmanit.
Disa tubime masive janë zhvilluar në Bahrejn, në Gjirin Persik për të protestuar kundër ndalimit të autoritetit të lartë fetar, Shejh Selmanit.
Burimi: IQNA News