Kulturë

Konferencë Kur’anore për Ndërtimin e Karakterit në Nju Delhi

Një konferencë është mbajtur në Nju Delhi me qëllim për të udhëzuar  muslimanë në dritën e Kur'anit dhe t'i përmbahen karakteristikave të përshkruara sipas mësimeve Kur’anore.   

   

Sejjid Abdullah Tarik, themelues i Organizatës Botërore të Feve & Diturisë, Rampur, në fjalën e tij të hapjes foli në detaje rreth shkaqeve dhe mjetet juridike që injorohet Kur'ani nga muslimanët, raportoi the Two Cricles. 

    

Disa dijetarë musliman nga India dhe nga jashtë vendit kanë  shprehur pikëpamjet e tyre në konferencë e cila u zhvillua në Sahni Auditorium Kedar Nath në Nju Delhi, më 30 nëntor 2014. 

     

Dr. Aslam Abdullah nga Las Vegasi bëri listën e disa veseve të këqija që i praktikojnë disa mUslimanë si mashtrimi, përgojimi, dhe shumë të tjera që janë në kontrast me mësimin e Kur'anit.

   

Dr. Aslam Parvez, drejtor i Qendrës Kur'anore, i cili organizoi konferencën, e përshkroi situatën aktuale të muslimanëve në çdo fushë të jetës dhe përmendi shumë shembuj nga Kur’ani që muslimanët duhet t’i mësojnë, t’i praktikojnë që të udhëzohen.

    

Ai, gjithashtu, foli për përgjegjësitë e secilit, të çdo individi në shoqëri. Të jesh një anëtar i moshuar i familjes, përgjegjësia bie për të mësuar të gjithë në familjen sipas mësimit të Kur'anit, tha ai.

    

Shejh Maulana Kalim Siddiki, kryetar i Xhamiat –i Shah Veliullah, Phulat, ftoi njerëzit drejt rrugës së All-llahut. Në fjalën e tij përmbyllëse, ai i bëri thirrje të gjithë muslimanët që të praktikojnë mësimet e Kur'anit dhe të ndërtojnë karakterin sipas mësimeve të Kur’anit.

   

Një numër i madh i femrave ishte pjesëmarrëse në konferencë.