Liban

Nasrallah: Tekfiristët do të mposhten

Gjatë një tubimi në përkujtim të shehidllëkut të Imam Husejnit në  betejën e Qerbelasë, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah theksoi se Tekfiristët  do të mposhtën dhe ajo që ka ndodhur deri më tani në Siri është një fitore.

 

Mbi një milion myslimanë shi’itë libanezë përkujtuan Ashuren në të gjithë Libanin nën masa të sigurisë së madhe, në veçanti në rrethinat jugore të Bejrutit ku ishte epiqendra e tubimeve të zisë, raportoi Press TV.

 

Udhëheqësi i Hezbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah, gjithashtu,

 minimizoi kërcënimet e Izraelit kundër Libanit duke thënë se rezistenca nuk është e hutuar, përndryshe e gatshme në jug.

 

Sejjid Hassan Nasrallah kritikoi gjithashtu kolonizimin izraelitë në territoret e pushtuara palestineze dhe përshkallëzimin e dhunës në Xhaminë al-Aksa duke paralajmëruar se vendi i shenjtë është në rrezik të vërtetë.

 

Ai u bëri thirrje të gjithë muslimanëve për të mbrojtur Xhaminë al-Aksa kundër Izraelit. Megjithë kërcënimet e vazhdueshme tekfiriste që kishin në shënjestër procesionet  e Ashures, veçanërisht kundër përkrahësve të Hezbullahut, dhjetëra mijëra janë kanë dalur në procesion edhe me më shumë pasion për të shënuar përvjetorin e shehidllëkun e Imam Husejnit.  

 

Populli nga të gjitha moshat marshuan në skenë pa frikë duke kënduar elegji.

 

Muslimanët shi’itë në të gjithë botën përkujtonë martirizimin e Imam Husejnit së bashku me 72 shokë të tij në Qerbela. Ata derdhin lot për ata që qëndruan kundër tiranëve të kohës së tyre.