Shqipëri

Kriminaliteti si faktor në rritje dhe sfidues ndaj shoqërisë

Cdo ditë Shqipëria zgjohet me trragjedi të reja. Trragjedi që kurrë nuk njohin zgjidhje. Trragjedi të cilave u njihen autorët, por pashpjegueshëm ata nuk mund të arrestohen. Cudia qendron në faktin se këta autorë trragjedish të mëdha dalin hapur për krimet e tyre gjakftohtë, por ata kanë supe të kërkojnë pafajësi dhe madje-madje në shumë raste, të përgënjeshtrojnë krimin. Në vendin tonë, kohët e fundit ka dalë në modë, edhe një metodë tjetër. Ajo e kartelës  së cmendurisë. Ligji Shqiptar mbron të drejtat e të sëmurëve mendorë dhe kësisojë nuk i dënon ata edhe kur kryejnë krime makabre.

Kjo metodë u përdor nga autori i fundit i krimit të fundit më të bujshëm në Shqipëri, Konstandin Xhuvani i cili masakroi me armë zjarri, në datën 4 Nëntor, 4 persona duke i lën ttë vdekur në vend, midis tyre edhe një Italian. Pasi i bëri rezistencë policisë, ai mohoi akuzën duke deklaruar se nuk mbante mend asgjë dhe kjo për shkak të problemeve mentale ku ka qen i shtruar para 1 vii në Psikiatrinë e Elbasanit.Në Shqipëri, Kostantin Xhuvani, autori i dyshuar i katër vrasjeve të ndodhur tre ditë më parë në një lokal në Tiranë, u paraqit sot në gjykatë ku atij ju konfirmua masa e sigurisë arrest me burg.
 
Seanca e sotme ishte vetëm një formalitet. Në sallën e gjyqit nuk kishte asnjë të afërm të Xhuvanit, madje nuk u paraqit as avokati i zgjedhur prej tij, që e detyroi gjykatën t’i caktonte

 

atij një tjetër avokat mbrojtës. Xhuvani është mjaftuar vetëm më dhënien e gjeneraliteteve, ndërsa nuk ka pranuar të thotë asgjë mbi vrasjen, sikundër ka bërë edhe përpara prokurorëve.Kostantin Xhuvani, 25 vjec, akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese të dy ose me shumë personave”, dhe “Armëmbajtje pa leje”. Për akuzën e parë, Kodi penal parashikon një minimum prej 20 vitesh burgim deri në burg të përjetshëm, ndërsa për akuzën e dytë nga 5 deri 15 vite burg. Prokuroria ka deklaruar se nga të gjithë provat dhe ekspertiza e kryer, rezulton se të katër personat e vrarë janë qelluar nga e njëjta pistoletë e cila mendohet se është përdorur nga Xhuvani.25-vjecari ka qenë i dënuar dhe më parë për një tjetër vrasje të kryer në 2011. Ndërsa emri i tij është shfaqur edhe herë të tjera për probleme me ligjin.huvani, ai tashmë rrezikon burgim të përjetshëm duke ngelur komplet në paimunitet.

Pyetja është nëse Xhuvani do të marrë këtë dënim sipas ligjit, apo do të merret për bazë klecka e përhershme e vrasësve në seri, ajo e kartelës mendore. Edhe sikur të shpallet i dënuar, a do ngelet ai në burg, apo do ekstradohet në fshehtësei jashë vendit familjarisht? Këto janë situata që rëndomtë ndodhin në vendin tonë, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijën e një njeriu me pushtet sic ishte deputetja e mazhorancës Luiza Xhuvani. A janë këto lojra, lojra politike? A janë teatro për ti trreguar popullit formalisht se po zbatohet ligji rreptësisht pa dallime klasore? Përse Kryeministri Rama nuk shprehu ngushëllime për familjet e 4 viktimave, por foli për ndershmëri politike në një cast kur nënat e disa djemve tashmë të vrarë vajtonin mbi trupat e bijve të tyre të pajet? A shërben ky veprim Kryeministror si lojë fjalësh për të qetësuar inatin e opinionit publik tashmë i shokuar nga trragjedia e ndodhur në mes të studentëve?

Rasti “Xhuvani”, edhe pse më i freskëti nuk është i fundit. Raste të tjera si ajo e Artan Santos i cili u ekzekutua në mest të bllokut, raste ku djali vret babanë, dhëndëri vret vjehrrin apo i punësuari vret ish-pronarin apo pedofili vret prenë e tij mbetën raste ku vrasësi nuk u gjend kurrë. Të mos flasim për rastin e gjykatësit të vrarë 5 vite më pare, Skerdilajd Konomi në mes të Vlorës me një sulm terrorist. Një vrasje që nuk u zbardh kurrë dhe një vrasës që nuk u zbulua kurrë pavarësisht mandateve politike. Të mos përmendim më pas rastin e deputetit Sokol Olldashi i cili gjeti vdekjen në një aksident të ashtuquajtur i cili tregonte qartë se nuk ishte një aksident, por një krim i neveritshëm barbar. Nuk mund të ndodhte kurrë një aksident trragjik në një vend vetëm pak metra lartësi kur makina ishte blindato dhe e siguruar nga rreziqet e jashtme. Madje ishte një makinë e paprishur nga përplasja. Trrupi nuk kishte kurrësesi si të shembej nëse s’do kishte shtypje apo prishje të strukturës së makinës. Nuk ndodh kurrësesi që njeriu, për një xham të hollë të humbasë gjysmën e trurit dhe të pësojë carje të kafkës nga mezi i kokës deri tek kërci i hundës. Nuk ka kurrë mundësi që ky xham të arrijë të cajë kafkën në atë masë. Madje nuk ka kurrë mundësi që të mos kishte pellg me gjak kur mungonte gjysma e trrurit. Pra truri mungone, por gjak nuk kishte. Shumë fakte të cilat na u përplasën në hundë me mbulesa mashtrruse për të na mbyllur sytë përballë një krimi që dukej hapur se ishte krim.

 

Ngjarje pa zgjidhje dhe zgjidhje pa zgjedhje. Vetëm qeveri që ndërrohen dhe parti se thonë se kanë të drejtë. Qeveri që mundohen të na mbyllin sytë dhe madje kur ankohemi na kërkojnë rreptësisht të mos flasim. Jetë në rrezik dhe krime që rriten dita-ditës për shkak të neglizhencës së drejtësisë në vend. As Xhuvani edhe asnjë kriminel tjetër nuk dihet sesa do dënohen apo nëse do dënohen pavarësisht cfarë na thuhet publikisht. Pavarësisht luftës antikrminalitet, numri i krimeve rritet dita-ditës dhe bashkë me  to edhe viktimat duke e bërë jetën tonë cdo ditë e më pak të sigurt.

CITAT:

“Kur qëlloni me armë, mos harroni se gishtin trregues  e keni të kthyer nga vetja”!