40 dijetarë sunni vizituan xhaminë e Imam Rizait
Një grup prej 40 dijetarëve sunni nga Pakistani vizitoi xhaminë e Imam Rizait.
Grupi i dijetarëve vjen nga provinca Sindh e Pakistanit në formën e një karvani për të përfituar nga programet e veçanta për vizitorët që flasin gjuhën urdu që organizohet nga Zyra e Xhamisë së Imam Rizait për vizitorët jo-iranian.
Ceremonia filloi me kryerjen e namazit të akshamit, pastaj me salavate mbi pejgamberin (a.s.) Familjen e Ti, Ehl –ul Bejtin, pasardhësit e tij dhe shokët e tij besnik.
Mulana Imran Kehusu, ligjërues në këtë ceremoni, anëtar i shquar i dijetarëve sunni të Pakistanit, foli rreth rreth domosdoshmërisë së unitetit dhe solidaritetit mes muslimanëve dhe domosdoshmërinë e ndjekjes së shëmbëlltyrës së pejgamberit (a.s.) pasardhësve të tij dhe
shokëve të tij.
Ai pastaj përmendi disa virtyte të pejgamberit (a.s.), dhe ka shprehur haptas gëzimin, lumturinë dhe ka falënderuar Zotin që ja rastin për të vizituar Xhaminë e Imam Rizait.
Pas vizitës së klasës në faltore, grupi i dijetarëve vizitoi muzetë e faltores dhe më në fund u ftuan në sallën e banketit.
Dijetarët i vlerësuan, i falënderuan autoritetet dhe shërbëtorët e Xhamisë për respektin e lartë.