Liban

Kryengritja e Imam Hysejnit, Shkollë për të gjitha gjeneratat

Një anëtar i Lëvizjes Libaneze Amal e përshkroi kryengritjen e Imam Hysejnit, si një shkollë për të gjitha brezat.

 

Duke folur në një ceremoni përkujtuese që shënonte përvjetorin e shehidllëkut të Imam Hysejnit dhe shokëve të tij, Halil Hamdan theksoi nevojën për të përfituar nga kjo shkollë, sidomos në kushtet aktuale në rajon, njoftoi website Libanonfiles.

 

Ai tha se rreziku i ndarjes po kërcënon Ummetin Musliman dhe paralajmëroi kundër kërcënimit të komploteve dhe përçarjeve.

 

Halil Hamdan vazhdoi duke thënë se kultura e unitetit dhe  kundërshtimi ndaj terrorizmit duhet të përhapet në Ummetin Musliman.

 

Për më tepër, në fjalën e tij, figura e shquar libaneze tha se thirrjet për çarmatosjen e Lëvizjes së Rezistencës Libaneze është çmenduri në kushtet aktuale, duke shtuar se ata që sulmojnë rezistencën janë duke vepruar në frontin e armikut.