Nipi i mbretit saudit pranon se Rijadi ka përkrahur ISIL-in
Biznismeni, miliarderi, saudit Al-Valid bin Talal ka pranuar se Mbretëria ka përkrahur tekfiristët, terroristët e ISIL-it që luftojnë kundër qeverive të Sirisë dhe Irakut.
Manjati Saudit, i cili është anëtar i familjes mbretërore saudite, i tha CNN-it të hënën se disa ekstremistë në Arabinë Saudite kanë ofruar mbështetje financiare për terroristët.
Al-Valid, megjithatë, pohoi se mbretëria e pasur me naftë tani ka ndaluar financimin e militantëve.
Për fat të keq, disa ekstremistë në Arabinë Saudite ... ka elemente të caktuara që financojnë ekstremistët në Siri, tha Al-Valid, një nip i mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz.
Por, Arabia Saudite ka vendosur rregulla shumë të rrepta, ka ndaluar që ajo të ndodhë. Dhe po, tani e gjithë kjo është ndalur plotësisht, shtoi ai.
Terroristët, tekfiristët e ISIL-it, të cilët aktualisht kontrollojnë pjesë të Sirisë dhe Irakut, kanë kryer akte të shumta të dhunës, duke përfshirë ekzekutime masive, rrëmbime, tortura..., në Siri dhe Irak.
Ata kanë kërcënuar të gjitha komunitetet, përfshirë shi’itët, sunnitët, kurdët, të krishterë, kurdët izadi dhe të tjerët, dhe ata vazhdojnë krimet e tyre në Irak.
Që nga 23 shtatori, SHBA dhe disa aleatë të saj arabë - Arabia Saudite, Bahrejni, Katari, Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe - kanë kryer sulmet ajrore kundër ISIL-it brenda Sirisë, pa asnjë autorizim nga Damasku apo një mandat të OKB-së.
Fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre rajonal - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - kanë mbështetur militantët që veprojnë brenda Sirisë.