Kur’ani i Shenjtë inkurajon Paqe
Një studiues libanez, mysliman sunni ka theksuar se Kur'ani i Shenjtë bën thirrje për vendosjen e paqes në mënyrë që t’i përfundojë armiqësitë ndërmjet grupeve të besimtarëve.
Duke folur për agjencinë IKNA, Shejh Balal Said Sha'aban, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Islamike Teuhid të Libanit, i referohet ajetit 9 të sures el-Huxhurat:
“Dhe në qoftë se dy fraksione në mesin e besimtarëve luftojnë midis tyre, pajtoni ata,” dhe tha se Libri i Shenjtë, Kur’ani, inkurajon paqen dhe pajtimin në mesin e muslimanëve.
Dallimet në mes muslimanëve nuk duhet të lejohet të kthehet në armiqësi dhe ligësi, përsëriti ai.
Nëse muslimanët i drejtohen zgjidhjeve, udhëzimeve Kur'anore, dhe bëhen pasues të vërtetë të Librit të Shenjtë, atëherë dallimet në mesin e tyre kurrë nuk do të çojnë në konflikte.
Ai ju referua aktiviteteve ekstremiste të disa grupeve në emër të Islamit dhe tha se ekstremizmi është i papranueshëm në Islam dhe pejgamberi, Muhammedi (a.s.) paralajmëroi kundër ekstremizmit.
Shejh Sha'abani e përshkroi maturinë dhe teprimin me mësimet e Kur'anit të Shenjtë dhe të Profetit të Shenjtë (a.s.) si rrugë të drejtë.
Ai tha se muslimanët duhet të marrin parasysh të gjithë ata që dëshmojnë Shehadetin (Fjalën e Dëshmisë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe Muhammedi është i dërguari i All-llahut), ai është mysliman dhe lerja atë Zotit, të Plotfuqishmit, të vendosë në lidhje me sjelljen e tij.
Ai e kishte fjalën për grupet ekstremiste tekfiriste, si i ashtuquajturi Shteti Islamik në Irak dhe Levant (ISIL), të cilët e konsiderojnë të pafe, qafir, këdo që kundërshton ideologjinë e tyre radikale, dhe sipas tyre, duhet vrarë!
ISIL është një grup terrorist, anëtarët e të cilit e kanë masakruar mijëra njerëz dhe kanë pushtuar sipërfaqe të mëdha të Sirisë dhe Irakut verior dhe perëndimor.
Shejh Sha'abani dënoi mizoritë e ISIL-it në Irak, duke përfshirë vrasjen e pakicave dhe tha se Islami bën thirrje për respektimin e të drejtave të pasuesve të feve të tjera.
Ai tha se krijimi i ISIL-it ka provokuar përçarjet fetare dhe luftëra në vende si Iraku, Siria dhe Libani janë komplote të dalura nga vezët e arrogancës botërore me qëllim të dobësimit të Ummetit Islam dhe duke minuar rezistencën islamike në rajon.
Ai theksoi rolin e dijetarëve muslimanë në forcimin e unitetit islamik dhe tha se dijetarët, studiuesit Shi’i dhe Sunni duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për të punuar për unitet më të madh në mes të Ummetit Musliman në mënyrë që të përballen me komplotet e armikut.