Uji i Zem-Zemit
Ky është uji më i mirë në tokë. Ky është edhe uji më i lashtë në botë për shkak se ai u zbulua rreth pesë mijë vjet më parë. Sipas analizave laboratorike, ky është uji më i pastër në tokë.
Ky është uji më i mirë në tokë. Ky është edhe uji më i lashtë në botë për shkak se ai u zbulua rreth pesë mijë vjet më parë. Sipas analizave laboratorike, ky është uji më i pastër në tokë. Për më tepër, ai shërben si ushqim dhe si një ilaç për sëmundje të përmendura nga Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam. Përveç këtyre, ai gjendet në vendin më të shenjtë në tokë. A ka ndonjë burim tjetër të ujit në tokë që mund të jetë rival i virtyteve të tij?
Ekzistimi i ujit në këtë luginë shterpë është një nder që Allahu i Plotfuqishëm i ka dhuruar Isma'ilit (a.s.) dhe Haxheres, nënës së tij, dhe për të gjithë që banorët ose vizitorët e këtij qyteti të bekuar, Mekës. Ky ujë është një arsye për përparimin e jetës së Mekës dhe një nga të shenjat e dukshme në këtë vend të shenjtë.
Burimi i Zemzemit ishte një herë pranë Qabes dhe i dukshëm mbi tokë, vetëm rreth 21 metra larg nga Qabeja. Kur numri i njerëzve që bënin Tavaf u rrit, u bë një domosdoshmëri për të zgjeruar hapësirën e Tavafit. Prandaj, burimi u bë nëntokësor, tek i cili arrihej nëpërmjet një bodrumi. Kohët e fundit ky bodrum nuk ekziston, por tani njerëzit mund të pin ujin e Zemzemit me lehtësi. Disa nga virtytet e ujit Zem Zem janë përmendur në hadithet (transmetimet) në vijim:
Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thënë në lidhje me ujin e Zemzemit: Ai është i bekuar, dhe ai shërben si ushqim [Muslimi]
Uji më i mirë në tokë është uji i Zem-Zemit. Ai shërben si ushqim dhe të shëron nga sëmundjet [Ibn Hibbaani.; As-Sujuti: Hasan]
Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:
Uji i Zem-Zemit është për çfarëdo qëllimi. [Ahmedi, Ibn Maxhe dhe Al -Bejhaki: Hasan]
Sipas Sunetit (traditës profetike), ai që pi duhet të thotë Bismilah Në emër të Allahut) para se të pi, el-Hamdulilah (Falënderimi i qoftë Allahut), pasi të pi, duke marrë frymë tri herë.
Këto janë disa hadithet në lidhje me ujin e Zem-Zemit, që sqarojnë mirësinë dhe bekimin e tij.