Egjipt

Roboti gjen dhomën e fshehtë në Piramiden e Gizës

Hulumtuesit gjetën një dhomë të fshehtë të dekoruar me hieroglife të kuqe dhe skalitje.

 

Një robot i dërguar për të zbuluar Piramiden e Madhe të Gizës në Egjipt ka dërguar prapa imazhet e një dhomë të vogël të fshehtë që nuk është parë për 4500 vjet.

 

Revista The New Scientis (Shkencëtari i Ri) raportoi se kjo është hera e parë që hulumtuesit ishin në gjendje të dërgojnë një robot në dhomën që kur filluan përpjekjet e para në vitin 1993.

 

Inxhinierët e Universitetit të Lidsit  të udhëhequr nga Rob Richardson përdorën një kamerë fleksibile gjarpër mikro në pjesën e fshehur të piramidës. Çfarë ai gjeti ishte një dhomë e fshehtë e dekoruar me hieroglife të kuqe dhe skalitje, gdhendje.

 

Nëse këto hieroglife mund të deshifrohen ato mund të ndihmojnë egjiptologët për të punuar më tej për të kuptuar pse këto “dhoma”  misterioze janë ndërtuar, tha Richardson  për revistën shkencore The New Scientist. (Shkencëtari i Ri)

 

Piramida e Madhe e Gizës besohet të ketë qenë e ndërtuar si varr për faraonin Khufu dhe është e fundit nga shtatë mrekullitë e botës.