Protesta kundër martesës së një myslimani arab me një vajzë hebreje që kishte pranuar Islamin
Më shumë se 200 protestues të ekstremit të djathtë izraelitë, shumë prej tyre të rinj të veshur me këmisha të zeza, dënuan Maral Malka, e cili ka lindur hebreje dhe e pranoi fenë Islame para dasmës, si një tradhtare kundër shtetit hebre, dhe thërrisnin epitete të urrejtjes ndaj arabëve duke përfshirë edhe vdekje për arabët.
Policia izraelite të dielën ka bllokuar më shumë se 200 protestues të së djathtës ekstreme izraelite nga nxitonin të pengonin një martesë të një gruaje hebreje dhe burri musliman duke bërtitur Vdekje arabëve në shenjë e tensioneve të ushqyer nga lufta e Gazës.
Disa dhjetra policë, duke përfshirë anëtarët e forcës së njësive më elite, formuan zinxhirët njerëzor për të bllokuar protestuesit para portës tek salla e dasmës. Katër protestues u arrestuan dhe nuk pati të plagosur.
Një avokat për çiftin emartuar, Maral Malka, 23 vjeçare dhe Mahmud Mansour, 26 vjeçar, të dy nga seksioni i Jaffas i Tel Avivit, kishte kërkuar pa sukses një vendim gjykate të ndalojë protestën. Ai mori përkrahjen e policisë për të mbajtur protestuesit 200 metra larg nga salla e dasmës në periferi Tel Avivit, në Rishon Lezion.
Dhëndri i tha televizionit izraelit Channel 2 TV, se protestuesit nuk arritën të prishin martesën. Ne do të vallëzojmë dhe të gëzohemi, derisa të lind dielli. Ne jemi në favor të koeksistencës, tha ai.
Protestuesit, shumë prej tyre të rinj të veshur me këmisha të zeza, e dënuan, nusen, Malka, e cila ka lindur herreje dhe e pranoi fenë Islame para dasmës, si një tradhtare kundër shtetit hebre, dhe thërrisnin epitete të urrejtjes ndaj arabëve duke përfshirë edhe vdekje për arabët. Ata këndonin një këngë nxitëse me titullin Le të digjet fshati juaj.
Burimi: Reuters