Shqipëri

Ndërveprimi i Kulturave Lokale dhe asaj Globale në hapsirën Urbane

Vendi ynë ka luftuar me vite për të mbrojtur kulturën dhe identitetin e tij. Madje, ia ka arritur mjaft mirë. Kjo falë sakrificave që cdo shqiptar dhuroi për të parandaluar kulturat e huaja në mision për të zhdukur kulturën tonë mijëra vjecare të lashtë. Populli ynë luftoi vërtët për dinjitet dhe krenari, por ky patriotizëm e ktheu dashurinë në një fiksim  të ashpër i cili u shpreh në sajë të paragjykimeve fanatike. Nëse në kohën e Enverit ky fanatizëm, shtrihej në të gjithë Shqipërinë, sot ajo gjendet vetëm në rajone lokale. Ky popull, gjoja Europian, mbajti hundën lart përpara kulturave të tjera Globale duke ofenduar atë cka Bota arsimohej. Është pikërisht kjo krenari që e la pas vendin tonë ndërkohë që Bota klith për Demokraci dhe Zhvillim. Ndoshta shqiptari ska arritur ende të kuptojë fjalën demokraci. Nuk ka arritur të kuptojë se demokraci do të thotë të kesh liri fjale, mendimi dhe veprimi. Të jetosh jetën  europiane. Ne nuk kemi më një kulturë, por një përndjekje që e përdorim si kulturë për të larguar kulturën Globale.

Kjo  krenari  e padobishme  tregoi  se  njerëzit  nuk  kishin  aq  intelekt  sa  të  shikonin  thellë  parëndësinë  e  saj. Populli i Kanunit luftoi gjoja për një Shqipëri të pastër, të kulluar nga  imoralitetet  njerëzore dhe  seksuale. Kjo  sepse  ky popull harroi se jeta e tyre  është e

 

paplotë. Harroi  se  mungojnë  “Gurët  e  Shahut” për të  vazhduar  lojën  drejt  triumfit . Harroi  se  Bota  është  e  tharë , ka  etje ,  ka  uri . Ky  popull  harroi  se  sa  me  vlerë  janë   minutat  e  limituara  në  “Tik-takun  e  orës “  së  jetës . Lind  pyetja : përse  harroi  kjo shoqëri ?  Harroi  sepse  mbërthehet  pas  të padobishmes , pas  diskriminimit  human . E  ç’na  duhet  ky  diskriminim  kur  na  mungon  dashuria , harmonia  dhe  një  jetesë  e  denjë. Na mungon ajo kulturë Europiane që Shqipëria jonë krenare përndjek dhunshëm, por me lezet.  Me  pak  fjalë  mungojnë  ngjyrat e jetës .  Bukuria  e  jetës  është  zbehur  nga  fryma e errët e shpirtrave  paragjykues . Sytë  e njerëzimit  janë  verbuar  nga  hipnotizimi i  individëve  të  paskrupullt , duke  u kthyer  në  Narcisë  të  ngrirë  mbi  ujë . Narcis  dhe  njerëzimi! I ngrirë  mbi  fat  nga  narkoza  e  krenarisë  së  tepruar.Ky Nacist nuk ekziston në Urbanistikën Globale. Kjo  krenari  i  ngjason  një  kalaje  prej  rëre  që,  sado  e  lartë  të  jetë  ndërtuar  ajo, rënimi  i  saj  do të  jetë  më  i  shpejtë  se  ndërtimi, sepse  kalaja  është  prej  rëre!  E pra, jeta  është  prej  mishi  dhe  fryme  e  jo  prej  roboti  me  bateri.

Një  Një kulture e diskriminuar  dhe  e  paragjykuar  ngjason  me  këtë  robot, sepse  ajo  nuk  vepron  lirshëm, nuk  është  vetvetja.

Edhe pse Europa futi, në sajë të Demokracisë, kulturën e saj, duket se populli shqiptar nuk po e shfrytëzojnë sic duhet. Le të analizojmë kompiuterin si armikun më të madh të njeriut nga

shqiptarët, por shumë i përdorur prej tyre. Një keqpërdorim aq alarmues sa UNICEF ndërmori, në mënyrë urgjente në vendin tonë.

Në këtë Konferencë morën pjesë diplomatë  nga Shqipëria dhe Europa. Fjalët hyrëse i morën përfaqësues të trupave diplomatikë të UNICEF z.Detlef Palm (Përfaqësues Diplomatik i UNICEF në Shqipëri); z. Altin Hazizaj (Drejtor i CRCA); z. Jason Evans (Drejtor Kombëtar i Ëorld Vision Shqipëri dhe Kosovë). Konferenca nisi me transmetimin e filmit me metrazh të shkurtër “Ku është Klausi?” Në këtë Konferencë u trajtuan çështjet globale mbi Internetin e sigurt, ku znj. Iva Zajmi (Zv. Ministre e Brendëshme, Kordinatori Kombëtar kundër Trafikimit në njerëz), deklaroi se Shoqata UNICEF po bën përpjekjet e duhura për të sjellë një internet të sigurt në shtëpitë tona. Një internet pa vese, pa programe që nxisin dhunën tek fëmijët, një internet të mirëfilltë. Edukimi i fëmijëve dhe mësuesve për internetin e sigurt ishte një tjetër  çështje që u trajtua. Znj. Nora Malaj (zv. Ministre e Arsimit) u shpreh se ndikimi i mësuesit tek nxënësi është një hap i rëndësishëm për formimin e këtij të fundit në fushën e komunikimit online. Mësuesi duhet të qendrojë vigjilent ndaj nxënësit për programet që I mëson, sepse disa nga programet mundt të jenë të dëmshme për të. Për këtë arsye Ministria e Arsimit ka mundësuar integrimin e internetit në të gjitha shkollat, por përgjegjësia

 

për çdo hap të nxenësit, në raport me kompiuterin, i mbetet mësuesit. Sepse mësuesi arrin t’i japë një drejtim të rinjve për të mësuar më shumë rreth kulturës Globale

Një tjetër çeshtje e rëndësishme ishte edhe parandalimi i pornografisë në internete. Një problem ky shumë i diskutuar sidomos për moshat adoleshente, sepse janë ata që keqinterpretojnë kulturat e huazuara. Z. Elton Kërluku (Sektori kundër Krimit Komjuterik, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit) tha se kompjuteri po kthehet në një kriminel të vërtetë kohët e fundit. Nisur nga programet pornografike që të rinjtë hasin në youtube, ata priren të shfaqin shenja manjakësie. Kohët e fundit është rritur mjaft numri i dhunimeve dhe i perdhunimeve. Kjo ndoshta vjen si pasojë e “leksioneve” të ndaluara që më pas të rinjtë tanë i praktikojnë dhe në jetë reale.

 

Këta adoleshentë, shpesh, kërkojnë të imitojnë veprimet e personazheve të videove te cilët i shkarkojnë edhe nëpër telefona celularë. Këto video ua tregojnë vajzave dhe, me pas bëjnë propozime për të sjellë në jetë atë çka shohin.

Diplomatët e UNICEF e mbajtën këtë mbledhje në favor të komunikimit standart online tek fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të cilër priren të keqinterpretojnë rolin e vërtetë të internetit, si kulturë Globale e panjohur mirë nga kultura jonë pa emër.

znj. Beliza Çoku (Menaxhere e Përgjithshme e ALO 116)  trajtoi problemet që fëmijët hasin me komunikimin kompjuterik. Ajo tha se fëmijët nuk e kuptojnë mirë rolin real të kompjuterit për shkak të gjuhëve të huaja të integruara në të. Ata përdorin vetëm pjesët që i kuptojnë. Përshembull: Ata përdorin Video Gamet sepse është i ngjashëm me Play Station dhe videot sepse gjenden kollaj. Znj. Çoku tha se integrimi i informatikës nëpër shkolla është një nismë positive për fëmijët në mënyrë që të integrohen në botën e internetit, por në njëfarë mënyre, dalja e internetit në shesh ka sjellë dhe braktisjen e komunikimit të fëmijëve me librin si kultura më e mirë Globale dhe Lokale. Ajo mbështeti një bashkëpunim reciprok të librit me internetin për një komunikim të alternuar.

Jo vetëm interneti është një kulturë, por edhe shumë nënkultura apo subkultura të tjera të cilat shqiptari, ose nuk i pranon, ose i keqinterpreton.

Ka ardhur koha që qytetarët e cdo krahine të Shqipërisë duhet të germojnë për më tepër informacion mbi kuturën Europiane duke respektuar dhe nderuar kulturën tonë. Është e vërtetë se ne duhet të mos vemë asnjëkulturë tjetër mbi tonën, por edhe të mësojmë pak nga kultura e huaj nuk është aspak mëkat. Cdo kulturë në Botë është përpunuar disi me grimcat më të mira të kulturës tjetër. Një gërshetim i tillë kulturash mund të sjellë një evolucion idesh

 

që mund të  jenë të volitshme për shoqërinë  dhe kështu mund të krijohet një konglomerat idesh e kulturash vit pas viti dhe shekull pas shekulli në historinë kulturore të njerëzimit.