Siria

Mbi 700 militantë në Siri dorëzohen tek autoritetet

Më shumë se 700 militantë të sponsorizuar nga të huajt që luftojnë qeverinë siriane janë dorëzuat tek autoritete siriane.

  

Deri në 525 militantë, të cilët janë nga Daraa, Sveida, Damasku, Homsi, Kunaitera, Hama, Lattakia, Deir Ezzor, Idlibi dhe Raka, i kanë dorëzuar armët e tyre tek ushtria siriane të hënën,  thotë Press TV, duke cituar raportin  e agjencisë së lajmeve të Sirisë, SANA.

Sipas raportit, 180 militantë të tjerë nga zona al-Zabadani, një fshat në rrethin e kryeqytetit, Damask, gjithashtu, i dorëzuan armët e tyre tek autoritetet siriane.

 

Në muajin prill, rreth 100 militantë të përkrahur nga të huajt, të  cilët ishin nga dy zona në rrethin e Damaskut,  i dorëzuan armët e tyre tek ushtria siriane.

 

Zyrtarët thanë se ata të cilët nuk kanë kryer krime do të lirohet pas premtimit se nuk do të mbajnë armë përsëri, ose nuk do të kryejnë ndonjë akt që destabilizon sigurinë e vendit.